Drejtuesi dhe roli i tij (6)

SI TË UDHËHEQIM NJË STUDIM BIBLIK
  
ROLI I DREJTUESIT:

Qëllimi i dejtuesit nuk është t’u përgjigjet gjithë pyetjeve, por të ndihmojë çdo pjesëmarrës të studiojë Biblën. Drejtuesi duhet të jetë i kujdesshëm që të mos jetë i vetmi që flet gjatë gjithë kohës, por të jetë i përgatitur që t’ju japë përgjigje pyetjeve të pjesëmarrësve në studimin Biblik dhe t’i udhëheqë drejt të kuptuarit të drejtë të gjërave të reja nga Bibla. Drejtuesi gjithashtu duhet të përpiqet t’i tregojë secilit pjesëmarrës se si të zbatojë njohuritë e reja, duke u mbështetur në përvojën e tij. Mbani mend, qëllimi i këtyre studimeve është të ndihmojë në shndërrimin e jetës së secilit pjesëmarrës dhe në fillimin e një jete të re në Krisht, dhe jo thjesht të japë më tepër njohuri.



SI TË UDHËHEQIM NJË GRUP TË VOGËL

 Parimet themelore të një grupi Studimi Biblik:


1. Qëllimet kryesore të Studimit Biblik duhet të jenë:

 - Të ndihmojë pjesëmarrësit të mësojnë mbi Jisuin dhe Kishën e tij të Shenjtë Orthodhoks

- T’i nxisë ata të jetojnë një jetë të krishterë

 - T’ju krijojë pjesëmarrësve mundësinë për të mësuar se si duhet t’u flasim të tjerëve për besimin e tyre.

2. Qëllimi i Studimeve Biblike është që çdo pjesëmarrës të afrohet më shumë me Perëndinë.

3. Gjatë çdo diskutimi të keni kujdes që gjithmonë të theksohet Bibla dhe rëndësia e saj, dhe takimi të mos jetë thjesht një diskutim i përgjithshëm.


B. Shënime për secilin drejtues grupi

  1. Gjithmonë mbani mend, si një drejtues grupi ju nuk je një lektor, por një drejtues diskutimi. Mos e zotëroni gjithë diskutimin. Përgatituni të jepni ide, shpërndani një material të parapërgatitur  dhe bëni pyetje, por mundohuni t’i bëni të tjerët të marrin pjesë në diskutim.
  2. Mundohuni të përqendroheni në temën që është caktuar për diskutim.

C. Si ta mbajmë gjallë diskutimin dhe me një ritëm të qëndrueshëm?
  1. Fillimisht lexohet pjesa që do të diskutohet.
  2. Pastaj një pjesëtar bën një përmbledhje me fjalët e veta të asaj që sapo është lexuar.
  3. Mundohuni të drejtoni pyetje të ndryshme, në mënyrë që secili të marrë pjesë në diskutim. Bëni kujdes që të mos vini ndonjë pjesëmarrës në pozitë të vështirë. Nëse dikush nuk është i sigurt për përgjigjen, mundohuni ta ndihmoni. Gjithmonë lëvdojeni atë që jep përgjigje. Mos lejoni që dikush të mendojë se nuk është i aftë, për të dhënë një përgjigje të saktë.
  4. Nëse është e mundur jepni vargje të tjera nga Bibla, që mund ta bëjnë më të lehtë pasazhin, duke e krahasuar me një tjetër.
  5. Pasi një person ka dhënë një përgjigje, pyesni të tjerët nëse janë me një mendje. Nxitini të japin arsyetimet e tyre. Nëse të tjerët nuk pajtohen me mendimin e shprehur, lejojini të shprehin mendimet e tyre. Gjithmonë mund të mësoni kur shprehen mendime të ndryshme. Mos lejoni që diskutimi të kthehet në grindje. Në fund të diskutimit, caktoni dikë që të bëjë një përmbledhje të çështjeve të trajtuara. Gjithashtu mundohuni të thoni atë që Tradita Orthodhokse na mëson në lidhje me atë çështje. Nëse nuk e gjeni dot përgjigjen, mundohuni ta gjeni para takimit tjetër.
  6. Gjithmonë mendoni se si mund t’i zbatoni në jetën tuaj personale mësimet e nxjerra nga diskutimi. Pyesni: “Çfarë kuptimi ka kjo për mua sot”, “Çfarë nënkupton kjo për ju”?, “Si mund të ndikojë kjo në jetën tuaj”?
  7. Drejtoni pyetje që nxisin diskutime. P.sh. Pyesni: “Çfarë mendoni ju për kuptimin e këtij paragrafi? Çfarë mund të mësojmë nga ky paragraf për Krishtin, për Kishën, veten tonë,  përgjegjësitë tona, etj?
  8. Mund të ketë çështje që ju nuk i kuptoni. Përqendrohuni në ato që kuptoni. Për ato që nuk i kuptoni pyesni dikë, që ka njohuri të plota dhe të sakta të besimit të Kishës së vërtetë.

D. Karakteristikat e pyetjeve të mira dhe teknikave në drejtimin e pyetjeve
 1. Pyetjet duhet të jenë të shkurtra dhe të thjeshta, në mënyrë që secili pjesëmarrës ta kuptojë shpejt idenë.

2. Pyetjet duhet ta bëjnë pjesëmarrësin të mendohet dhe nuk duhet ta rithonë diçka apo ta thonë përmendësh.

3. Pyetjet duhet të ngallin interes dhe të nxitin pjesëmarrësit për të menduar më thellë.

4. Pyetjet duhet t’i drejtohen çdo pjesëmarrësi, jo vetëm disave, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për t’u përgjigjur.

5. Personit duhet t’i jepet kohë e mjaftueshme për t’u përgjigjur. Mos u bëni të padurueshëm me personin që përgjigjet.

6. Drejtuesi duhet të jetë i kujdeshëm që të mos i thojë menjëherë përgjigjet. T’i lejojë të tjerët që të mendohen pak.

7. Nuk është e thënë që drejtuesi duhet të japë përgjigje për çdo pyetje, sepse nuk duhet të krijojë tek të tjerët idenë se mund të mësojnë vetëm nga ai. Të gjithë duhet të dëgjojmë me vëmendje dhe nga të gjithë mund të mësojmë.

8. Kur dikush nuk dëshiron të përgjigjet mos e dhunoni atë, pyesni dikë tjetër.

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment