Kisha e vendosur në kornizë kartoni.
Nëse dëshironi mund ta vendosni edhe në lloj tjetër kornize.
Kemi shumë teknika për të pikturuar një kishë, por ne do të perdorim një teknikë të thjeshtë (lapsa me ngjyra ) që nuk kërkon shumë talent, por do dëshirë dhe durim.
Do të ngjyrosim në fillim pjesët me të errëta të pikturës, pastaj ato të celtat.
Mjetet që nevojiten:
Kisha e vizatuar,
lapsa me majë,
gomë,
bisturi.
1. Në fillim do të ngjyrosim pjesët më të errëta të pikturës, dy dyert e kishës dhe dritaret. (B
NGJYRE KAFE TE PJEKUR /nr 33/ Ngjyros vertikalisht
2. Do të ngjyrosim strehën që ndodhet përpara derës kryesore.
NGJYRE KAFE SI TULLA / nr 33+28 /Ngjyros sipas formës dmth. nëse forma është vertikale, ngjyros vertikalosht; nëse forma është horizontale, horizontalisht; nëse është me kënd, ngjyros sipas drejtimit të këndit.
3. Do të ngjyrosim dy pemët e qeparisave.
NGJYRE E GJELBER/nr 26/ngjyros vertikalisht.
4. Do të ngjyrosim catinë me tjegulla.
NGJYRE OKER/nr 28/ngjyros sipa formës.
5. Do të ngjyrosim pemën e dardhës.
NGJYRE JESHILE /nr 25/ngjyros sikur bënë kacurrela.
6. Do të ngjyrosim dy pemët e tjera.
NGJYRE E GJELBER /nr 26/ngjyros sikur bënë zhgarravina.
7. Do të ngjyrosim barin.
NUANCA TE JESHILES+ E VERDHE/ ngjyros horizontalisht.
8. Do të ngjyrosim muret e kishës.
NGJYRE GRI / 35 ngjyros horizontalisht.
Përgatiti: Matilda - Elesa Kristo
No comments:
Post a Comment