Si të pikturosh Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses në Zvërnec më lapsa Akuarel
Kemi shumë teknika për të pikturuar një kishë, por ne do të përdorim një teknikë të thjeshtë (lapsa me ngjyra ) që nuk kërkon shumë talent, por do dëshirë dhe durim.
Do të ngjyrosim në fillim pjesët me të errëta të pikturës, pastaj ato të celtat.
Mjetet që nevojiten:
Kisha e vizatuar,
lapsa me majë,
gomë,
bisturi.
1. Në fillim do të ngjyrosim pyllin me pemë të ndryshme,
qepariset, ngjyrë të gjelbër nr. 28. Ngjyros vertikalisht.
Pemët e tjera, ngjyrë jeshile nr. 25. Ngjyros vertikalisht + stil kacurrel
2. Do të ngjyrosim dritaret dhe pjesën e koridorit pas kolonave, NGJYRE KAFE SI TULLA nr. 33+28. Ngjyros vertikalisht.
3. Do të ngjyrosim catinë me tjegulla, NGJYRE KAFE nr. 32 dhe 30. Ngjyros sipas formës dmth: nëse drejtimi është vertikal, ngjyros vertikalisht; nëse forma është horizontale, horizontalisht, nëse është me kënd, ngjyros sipas drejtimit të këndit.
4. Do të ngjyrosim barin. NUANCA TE JESHILES + E VERDHA. Nngjyros horizontalisht
5. Do të ngjyrosim muret e kishës. NGJYRE GRI OSE OKER+VERDHE+KAFE. Ngjyros sipas drejtimit duke imituar formën e gurit.
Përgatiti: Matilda - Elesa Kristo
Skica e Kishës. Printoje në letër mbi 120 gr.
Pasi ta kesh ngjyrosur
sipas udhëzimeve,
vendose në kornizë sipas dëshirës.
Mund ta bësh vetë
kornizën me karton ose mund ta blesh të gatshme.
No comments:
Post a Comment