I lavdëruar dhe i gëzuar, plot me shkëlqim kujtimi yt, Mari
Hyjlindëse, thirri çdo besnik këtu për të dëfryer shpirtërisht; ti në
krye dhe ne pas, me valle dhe me timpanë, dhe me këngë për Birin Jisu,
se nder edhe lavdi fitoj.
O Perëndi dhe Krijetar që
përmban, gjithësinë pa fund, me mendje dhe me fuqi, Ti përmbaje si
gjithnjë, të patronditur Kishën ton’ o Krisht, se Ti vetëm je, Shenjt i
Shenjtorëve Perëndi dhe Zot.
Fjalët edhe enigmat e
profetëve, e shpallnë mishërimin Tënd, prej Virgjëreshës o Krisht, dritë
vetëtime, përpara gjithë kombeve, prandaj thërret me gaz avusha:
Njeridashës i fortë lavdi më Ty.
Virtytet e tua qellore,
do t’i tregoj nëpër botën o Zoti Krisht, se me lavdi prej lavdie të
përjetëshme, ndrite shkëlqeve nga qielli për njerëzit, i mishëruar
virgjërisht, na u shfaqe si njeri, dhe përmbi dhenë linde si dielli.
Shën
Jonaj që u gëlltit, prej balenës për çudi, dhe qëndroj tri dit’ në
mushkërit’ e asaj, na paratregoj varrimin tënd o Shpëtimtar; se shpëtoj
me urdhër Perëndie, dhe i pangarë thërriste: Lavdërime si therore do të
sjell o Zot.
Kundër zjarrit burrërisht, qëndroj mall’ i
perëndishmë i tre djemve, dhe tirani u përqesh me një vesë prej qellit,
dhe të frymëzuar të tre djemat, në mes të flakës këndonin me organe
muzikale: Zot i lavdëruar dhe i bekuar je, përherë dhe përjetë.
Himnojmë, bekojmë dhe i falemi Zotit
Flakë
vesonjëse për djemat, dhe për besëliqtë djegëse, ëngjëlli i Zotit u
tregoj besnikëve, dhe Virgjëreshën e bëri, burim kryesor të jetës, për
të gjithë këndonjësit: Vetëm Krijetarin e himnojmë pa pushuar, dhe e
lartësojmë përherë dhe përjetë.
Gjithë gjeneratat, po të lumërojnë, Hyjlindëse e vetme.
U
mundnë gjithë ligjet e natyrës, prej teje o Hyjlindëse; se një lindje
virgjërore, dhe një vdekje me jetë po na tregon. O Virgjëreshë pas
lindjes edhe e gjallë pas vdekjes, ti e shpëto, trashëgimin tënd o
Hyjlindëse.
Engjëjtë, kur panë Virgjëreshën, të fjetur po çuditeshin, si fluturonte prej dheut dhe po ngjitej përpjetë.
Gjithë
njerëzit, kërceni me ngazëllim tek drit’ e Shpirtit Shenjt, eni
lavdërojeni, ëngjëjt’ e qellit eni kremtojeni, këtë të shenjtë panair të
Kryezonjës Mari, dhe thërrisni: Ti je më e lumura, Virgjëresh, e
kulluar Hyjlindëse.
Zbritësoret e Fjetjes së Hyjlindëses
No comments:
Post a Comment