Sepse ecim me besim, jo me të shikuar!
“Sepse ecim me besim, jo me të shikuar”. 2 Kor. 5:7
A po ecën me besim, apo me të shikuar sot?
Me fjalë të tjera, a ke vendosur të besosh te Perëndia pavarësisht si duken rrethanat e tua, apo po merr vendime dhe po e përqendron mendjen tënde në atë që shikon?
Si besimtarë, duhet të kujtojmë që nuk jemi thjesht një nënshtetas i kësaj mbretërie natyrore, i asaj që shohim, dëgjojmë, prekim dhe nuhasim.
Jo, ne kemi mundësi për mbretërinë e padukshme, mbinatyrore,
ku janë ruajtur të gjitha premtimet dhe bekimet e Perëndisë
Kur ti vendos të ecësh me besim, ti hap një derë nga mbretëria natyrore për te mbretëria mbinatyrore dhe tërheq bekimet e Perëndisë në jetën tënde.
Kujto, me Perëndinë të parit nuk është të besuarit; të besuarit të është të parit.
Gjatë gjithë ditës, thuaj: “Atë, dëshiroj të të falënderoj për këtë ditë që më dhe.
Ti the që nuk do të më mohosh asnjë të mirë, sepse je përkrah meje.
Unë besoj që çdo moment ti i rregullon gjërat në favorin tim”.
Kur ecën dhe jeton me besim, ti do të jetosh një jetë që i pëlqen Perëndisë.
Ti do të shikosh bekimet dhe favoret e Tij me bollëk;
dhe do të përmbushësh misionin që Ai ka caktuar për ty. Amin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment