... që të provoni cila është dëshira e Perëndisë, e mira dhe e pëlqyeshmja dhe e përsosura!
Jeta në shërbim të Perëndisë (Romakëve 12)
1 Ju lutem pra, vëllezër, për përdëllimet e Perëndisë,
t'i tregoni trupat tuaj therorë të gjallë, të shenjtë,
të pëlqyeshëm për Perëndinë, adhurimin tuaj të arsyeshëm.
2 Edhe mos u përshtatni me këtë jetë;
po shndërrohuni me anë të përtëritjes së mendjes suaj,
që të provoni cila është dëshira e Perëndisë,
e mira dhe e pëlqyeshmja dhe e përsosura.
9 Dashuria le të jetë pa shtirje; urreni të ligën, ngjituni pas së mirës.
10 Të doni fort njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; kalojeni në nderim njëri-tjetrin.
11 Në punë të jeni të papërtueshëm, në shpirt të nxehtë; Zotit t'i shërbeni.
12 Në shpresë të gëzoheni; në shtrëngim të duroni; në lutje të qëndroni;
13 në nevojat e shenjtëve të ndihmoni; nga mikpritja mos hiqni dorë.
14 Bekoni ata që ju përndjekin; bekoni e mos mallkoni.
15 Gëzohuni me ata që gëzohen, edhe qani me ata që qajnë.
16 Kini të njëjtat mendime në mes tuaj; mos u mbani më të lartë, por uluni bashkë me të përulurit; mos e pandehni veten tuaj për të mençur.
17 Asnjeriu mos ia shpaguani të keqen me të keqe; kujdesuni për vepra të mira përpara gjithë njerëzve.
18 Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit.
19 Mos merrni shpagim për veten tuaj, o të dashur, po bëjini udhë zemërimit; sepse është shkruar: "Imi është shpagimi; unë kam për të shpaguar, thotë Zoti".
20 Në i ardhtë uri pra armikut tënd, jepi të hajë; në i ardhtë etje, jepi të pijë; sepse duke bërë këtë do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kryet e tij.
21 Mos u mund prej së keqes, po munde të keqen me të mirën
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment