Qëndro me Jisuin, për të...


Mbaje Krishtin në kraharorin tënd si Maria, Nëna a tij.

Eja me Magët, për t’i ofruar dhuratat e tua.

Merre prej Simeonit, që edhe ti ta mbash në duart e tua…

Qëndro atje kur të kthejë ujin në verë, që të mbushësh enët.

Hiq gurin nga varri i Llazarit, që të mësosh çfarë është ngjallja e të vdekurve.

Vendose kokën tënde së bashku me Joanin të kraharori i tij,
që të dëgjosh rrahjen e zemrës së tij e cila pulson me dashuri për të gjithë botën…


Merr një copë prej Bukës që Ai ndau gjatë Darkës, që të bashkohesh me trupin e tij dhe të banosh me të përgjithmonë…

Shko me Të në Malin e Ullinjve, që të mësosh prej tij adhurimin dhe uljen në gjunjë,
derisa djersa jote të rrjedhë si e tij.


Ngrihu vëllai im. Mos u shqetëso, po merr kryqin se është koha e largimit. Shtriji krahët e tu me të tijët për gozhdët…


Zgjohu herët, ndërsa është ende errët. Shko te varri, për të parë Ngjalljen e shkëlqyer.


Shko me të tjerë në një vend të vetmuar, dhe përshëndete, për të marrë bekimin e fundit para Ngjitjes së tij në qiell…

Ulu te Dhoma e Sipërme, që të vishesh me fuqi prej së larti nëpërmjet ndarjes së gjuhëve.

Shën Joan Sava, Atë Sirian i shek. VI
God and You: Person to person
Atë Antoni Koniaris

No comments:

Post a Comment