Qëndro me mua

Qëndro me mua
Jisui im qëndro pranë meje.
Kjo natë thekson nevojën për praninë Tënde.
Më mbështill me krahët e Tu. M’i ngroh duart me duart e Tua, që u shpuan nga gozhdët, dhe për këtë arsye janë edhe më të çmuara e më të dashura.
Mos më lër. Ku do të shkosh këtë orë të natës, Jisu? Errësira po shtohet.
A është dikush tjetër që ka nevojë për Ty më shumë sesa unë?


Njerëzit që më njohin mendojnë se jam person i qetë, i vendosur, i suksesshëm, dhe me pozitë të mirë.
Por Ti më njeh, Jisu, që thellë brenda vetes unë jam një fëmijë.
Një fëmijë i trembur që ndihet i shqetësur në botën e pafund.
Një fëmijë që ndihet i vetmuar dhe si i huaj, madje edhe kur dashuria e njerëzve të tjerë e rrethon atë.

Ti je miku, vëllai dhe Ati im. Vetëm kur dëgjoj rrahjen e zemrës Sate ndihem i qetë.
Pranë Teje jetoj në vëllazëri dhe kapërcej vetminë.
Qëndro edhe pak më shumë, Shpëtimtari im. Mos u largo me nxitim. Mëkatshmëria ime po të nxjerr jashtë, por dashuria Jote e pakufishme të mban këtu.


Oh! Qëndro me mua. Më trego ç’duhet të bëj, që të të mbaj këtu, qoftë edhe për pak më tepër kohë.
Një minutë pranë Teje është e barabartë me përjetësinë.
Në praninë Tënde koha ndalon. Zhduket!
Në shoqërinë Tënde unë përjetoj gëzim të përjetshëm.
Qëndro pranë meje përgjithmonë, Jisu!

No comments:

Post a Comment