Koha e Pashkës


                                               
Koha ndërmjet të Dielës së Pashkës dhe Pentikostisë është e njohur si “koha e Pashkës” dhe ka gjashtë të diela në këtë periudhë, duke mos futur të Dielën e Pashkës. Secila nga këto të diela ka temën e saj lidhur me Ngjalljen e Krishtit. Kjo kohë e Pashkës ka disa karakteristika të ritualit. Kryesorja është që në fillim dhe në fund të çdo shërbese këndohet himni, tropari “Krishti u ngjall së vdekurish”. Gjatë javëve që ndjekin të Dielën e Pashkës dyert e ikonostasit mbeten të hapura.
Në këtë mënyrë simbolizojmë hyrjen lirisht në të Shenjtat e të Shenjave që Jisu Krishti, prifti ynë më i lartë, na i hapi me vdekjen dhe Ngjalljen e Tij. Dyert janë hapur në Mbretërinë e Perëndisë, e cila quhet “dita e tetë”, “duke mos përfunduar kurrë dita e Mbretërisë së Perëndisë”.

Epitafi (rroba e pikturuar me figurën e Krishtit të vdekur, e lënë jashtë varrit) mbetet në Altar,
kështu që Liturgjia Hyjnore kremtohet mbi ikonën e dhënies së jetës nga varri i Shpëtimtarit.




E premtja e kësaj jave i është kushtuar veçanërisht Virgjëreshës së Shenjtë, Hyjlindëses, nën titullin “Burimi Jetëdhënës i Nënës së Perëndisë”. Kjo është që të kujtohet mrekullia e kryer me hirin e saj, në pranverë, në ujin afër kishës së Hyjlindëses në Kostandinopojë. Gjithashtu ajo është “Burimi Shpirtëror Jetëdhënës”.Java e Pashkës ka një emër shumë të bukur: “Java e Përtëritjes” ose “Java e Ndritshme”, e cila në fakt përmban gjithë kohën e Pashkës. Gjatë “Javës së Përtëritjes” çdo ditë ne përsëritim të njëjtat shërbesa të Pashkës, Mëngjesore, Mbrëmësore dhe Liturgjinë Hyjnore që kryet ditën e parë, të Dielën e Pashkës. Të gjitha këto shtatë ditë janë konsideruar si vazhdimësi e ditës së gëzimit. Këto ditë janë simboli i një kohe të re në të cilën jeton Kisha dhe nëpërmjet saj thërret besimtarët nga njëra shkallë e lavdisë në tjetrën.

Atë Aleksandër Shmeman

No comments:

Post a Comment