Krishti vjen me dëshirën e Tij për të vuajtur për njeriun. Kur japim diçka me dashuri, duhet ta japim lirshëm, sepse vetëm atëherë quhet dhuratë e vërtetë. Po ne, ç’do t’i ofrojmë Krishtit?
Ç’lule do të vendosim nën kryqin e Tij?
Pas ngjalljes së Llazarit, Krishti shkoi në Betani në Jerusalem. Hyrja e Tij në Qytetin e Shenjtë ishte një tjetër triumf. Ai u përshëndet nga turmat e njerëzve që e prisnin si Mesia -Mbret të Izraelit. Ata e përshëndetën me tufa lulesh në duar dhe me thirrje lavdërimi: “Hosana! I bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit! Bir i Davidit! Mbret i Izraelit”.
E Shtuna e Llazarit zbulon armikun, që është vdekja. E Diela e Dafinave lajmëron fitoren e Mbretërisë së Perëndisë. Në jetën e Tij Jisu Krishti flak të gjitha përpjekjet që të tjerët bëjnë për ta lavdëruar Atë. Madje gjashtë ditë para Pësimit, Ai jo vetëm nuk pranoi të lavdërohej, por vetë e rregulloi këtë lavdërim, duke bërë çfarë lajmëroi Zaharia. Ai e bëri të qartë se dëshironte të ishte i njohur si Mesia, Mbret dhe Shpëtimtar i Izraelit. Ai donte t’u tregonte hapur çifutëve që Mesia i pritur erdhi, Mbretëria e Tij ishte këtu dhe gjithë pritjet e tyre gjetën përmbushjen. Tashmë fillon Mbretëria e Tij.
“I bekuar është Ai që vjen ...”, Krishti – Mbret u mirëprit nga fëmijët në Hyrjen e Tij në Jerusalem dhe është i mirëpritur nga çdonjëri prej nesh në zemrën tonë.
Ungjilli i lexuar në Shërbesën e Mëngjesores (Matth. 21:1-11, 15-17) përshkruan hyrjen triumfale të Jisuit në Jerusalem. Në fund të Shërbesës së Mëngjesit prifti thotë një lutje, bekon tufat e dafinave dhe më pas ua shpërndan besimtarëve. Me tufa dafinash në duar ne përshëndesim Mbretin duke kënduar. Ne e pohojmë atë si Mbretin dhe Zotin tonë. Mbretëria e Perëndisë tashmë ka filluar dhe në ditën e pagëzimit ne jemi bërë qytetarë të Tij duke premtuar të jemi besnikë. Kur marrim nga prifti tufën e dafinave, duke përtërirë betimin tonë tek Mbreti ynë dhe duke pohuar se jetojmë në Mbretërinë e Tij
dhe çdo gjë në jetën tonë i përket Krishtit, asgjë nuk mund të na largojë nga Zotëruesi ynë i vërtetë.
dhe çdo gjë në jetën tonë i përket Krishtit, asgjë nuk mund të na largojë nga Zotëruesi ynë i vërtetë.
Ne e dimë se Mbretëria është në rrugën e Tij për në Golgotha, në kryqëzimin dhe në varr. Ne e dimë se ky triumf është prolog i sakrificës së Tij. Tufat në duar tregojnë gatishmërinë për ta ndjekur Atë në këtë rrugë të sakrifikimit. Pranimi ynë i sakrificës dhe i vetëmohimit është e vetmja rrugë për në Mbretëri.
Këto tufa shpallin besimin tonë në fitoren përfundimtare të Krishtit. Ashtu siç mbajmë tufat dhe këndojmë himnet për Zotin, ne tashmë jemi gjykuar së bashku me turmën e Jerusalemit, se ishte i njëjti zë që i thirri Hosana Krishtit, i cili pak ditë më vonë thirri ta kryqëzonin atë. Çfarë ndodh me ne? A hyjmë në ditët e Pësimeve të Tij vullnetare apo qëndrojmë në largësi duke thirrur “Kryqëzojeni Atë!”?
Atë Aleksandër Shmeman
No comments:
Post a Comment