... që të bëheni bij të DRITES ...


                                 

 – Perëndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit më ka thënë: “Ai që mbretëron me drejtësi mbi njerëzit, ai që mbretëron me frikën e Perëndisë, është si drita e mëngjesit në të dalë të diellit, në një mëngjes pa re, ashtu si shkëlqimi mbas shiut, që bën të mbijë bari i njomë nga dheu”. 2 Sam. 23:13-14

 – Megjithatë Zoti nuk deshi të shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorit të tij, sepse i kishte premtuar t’u jepte një llambë përgjithnjë atij dhe bijve të tij. 2 Mbr. 8:19

 – Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më. Jobi 18:5

  – Shumë thonë: “Kush do të na tregojë të mirën?”. O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne. Psalmi 4:6

 – Ti në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time. Psalmi 18:28

– Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?  Psalmi 27:1 

 – Sepse pranë Teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.  Psalmi 36:9

 Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve. Psa. 56:13 

– Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate. Psalmi 89:15 

– Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhembshur, të mëshirshëm dhe të drejtë. Psalmi 112:4 

– Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. Psalmi 119:105 

 – Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë. Psalmi 119:130

– Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më shumë derisa të bëhet ditë e plotë. Fjalët e urta 4:18 

– Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës. Fjalët e urta 6:23 

– Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhen. Fjalët e urta 13:9 

– Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat. Fjalët e urta 15:30 

 – Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit. Fjalët e urta 16:15

– Pastaj kuptova që ditura ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën. Predikuesi 2:13 

– Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin. Predikuesi 11:7 

 – O shtëpi e Jakobit, ejani dhe të ecim në dritën e ZotitIsaia 2:5



– Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr,m që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!  Isaia 5:20 

– Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë mënyrë, kjo do të thotë se në të nuk ka dritë. Isaia 8:20 

– Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë. Ti ke rritur kombin, ke shtuar gëzimin e tyre; ata gëzohen para teje ashtu si gëzohet dikush në korrje dhe ashtu si gëzohet kur ndahet plaçka e luftës. Isaia 9:1-2 

 Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin e Zotit dhe të mbështet te Perëndia i tij! Isaia 50:10 

 Kushtomë kujdes, o populli im, dëgjomë, o kombi im, sepse nga unë do të vijë ligji dhe unë do të vendos të drejtën time si dritë e popujve. Isaia 51:4 

 – Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote. Isaia 58:8

 –  Prandaj ndershmëria është larg nesh dhe drejtësia nuk arrin deri te ne; prisnim dritën por ja që erdhi errësira, prisnim shkëlqimin, por ja që ecim në errësirë. Isaia 59:9 

– “Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty”. Isaia 60:1 

– Kombet do të ecin në dritën tënde dhe mbretërit në shkëlqimin e daljes sate. Isaia 60:3 

 – Mos u gëzo me mua, o armikja ime! Në rast se kam rënë, do të ngrihem përsëri; në rast se ulem në terr, Zoti do të jetë drita ime. Mik. 7:8

– Populli që rrinte në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që rrinin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, lindi drita. Mattheu. 4:16 




– Ju jeni drita e botës; një qytet i ngritur sipër mbi mal nuk mund të fshihetMattheu 5:14 

– As nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por mbi shandan, dhe t’u ndriçojë të gjithë atyre që janë në shtëpi. Mattheu 5:15 

 –  Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej Mattheu 5:16

– Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë dritë. Mattheu 6:22 


 “Askush, pra, kur e ndez llambën, nuk e mbulon me një enë ose e fut në shtrat, por e vë mbi mbajtësen e vet që ata që hyjnë të shohin dritë” Lukai 8:16 

  – Prandaj trego kujdes që drita, që është në ty, të mos jetë terr. Lukai 11:35 

– Dhe zotëria e lavdëroi administratorin e padrejtë, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës.  Lukai 16:8 

– Në të ishte jeta; dhe jeta ishte drita e njerëzve.  Joani 1:4 

– Dhe drita ndrit në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi. Joani 1:5 

 – Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri, kur vjen në botë. Joan. 1:9 

 Dhe gjyqi është ky : Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre të ishin të mbrapshta. Joani 3:19 

– Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij; Joani 3:20 

 – ... por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, se janë bërë në Perëndinë. Joani 3:21

 – Dhe Jisui u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”. Joani 8:12


–  Për aq sa keni dritën, t’i besoni dritës, që të bëheni bij të dritës”. Joani 12:36 

– Unë kam ardhur dritë në botë, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë. Joani 12:46 

– Duke të zgjedhur ty nga populli e nga kombet, tek të cilët tani po të dërgoj. Që të hapësh sytë e tyre, që të kthehen nga errësira në dritë, dhe nga pushteti i Satanait tek Perëndia, që të marrin ndjesë mëkatesh, dhe trashëgim në mes të të shenjtëruarve me anë të besimit tek unë. Vep.26:17-18 

– Se Krishti do të pësonte, dhe se i pari do të ngjallej prej së vdekurish, dhe se do të predikonte dritë në popull e në kombet. Vep. 26:23 

– Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra, tej veprat e errësirës dhe le të ngjeshim armët e dritës. Rom. 13:12 

– Prandaj mos gjykoni asgjë përpara kohës, deri sa të vijë Zoti, i cili edhe do të ndriçojë të fshehtat e errësirës dhe do të shfaqë dëshirat e zemrave; dhe atëherë gjithësecilit lavdërimi do t’i bëhet nga Perëndia. 1 Kor. 4:5 

– Sepse Perëndia që tha të ndriçojë dritë nga errësira, është ai që ndriçoi në zemrat tona për të dhënë ndriçimin e njohjes së lavdisë së Perëndisë në personin e Jisu Krishtit. 2 Kor. 4:6 

 – Mos hyni në një zgjedhë me të pabesët; sepse ç’pjesë ka drejtësia me padrejtësinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën? 2 Kor. 6:14




– Sepse dikur ishit errësirë, po tani jeni dritë në Zotin.
Ecni si bij drite, sepse fryti i Shpirtit është në çdo mirësi,
e drejtësi, e të vërtetë; duke provuar ç’gjë është e pëlqyeshme për Zotin. Efes. 5:8-10

– Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të errësirës. 1 Thes. 5:5 

 – Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull i fituar nga Perëndia, që të shpallni lavdinë e atij, që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme; 1 Pjetrit. 2:9

 – Dhe ky është mesazhi, që kemi dëgjuar nga ai dhe po jua lajmërojmë juve: Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire.
 1 Joanit 1:5

 – ... dhe po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin, dhe gjaku i Jisu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. 1 Joanit 1:7

– Ai, që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e tij, është në errësirë gjer tani. Ai, që e do vëllanë e tij rri në dritë edhe nuk ka asgjë në të që e bën të bjerë. 1 Joan. 2:9-10 

– Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji. Zbul. 21:23 

– Dhe kombet e të shpëtuarve do të ecin në dritën e tij; dhe mbretërit e dheut sjellin lavdinë dhe nderin e tyre në të. Zbul. 21:24 

– Dhe natë nuk do të ketë atje; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe do të mbretërojnë në jetë të jetëve. Zbul. 22:5 


No comments:

Post a Comment