KANONI I PASHKES


KANONI I PASHKES

Ngjalljen tënde o Krisht, Shpëtimtar, engjëjtë himnojnë ndër qiejtë, vlerësona dhe ne përmbi dhe të të lavdërojmë me zemër të paqme.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Kristos enviat di in mort ku mortja prej morte kelked shi çelordin morminte viace deruin dule.

Kristos voskrese iz mertvi iz mertvi juzmërt po pram isuçi vogrobije zhivot darova.

KENGA I
Dit’ e Ngjalljes sot na ndriti, ngazëllohuni pra, Pashka e Zotit  Pashka, se ja prej vdekjes në gëzim, dhe prej dheut lart në qiell, na shpuri me këngë mundëse Zoti Krisht, Shpëtimtari i shpirtrave.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Le t’i zgjojmë ndjenjat tona, që ta shohim me sy, dritën e paafruar, Jisun’ i cili shkrepëtin dhe me gaz na përshëndosh, si gratë në varr me fjalën gëzohuni, Shpëtimtar’ i triumfeve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’ - Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ngazëllohu ti o qiell, dhe dëfre ti o dhe, ejani që të gjithë dhe kremtëroni me gëzim, ju o njerëz përmi dhe, me engjëjtë se u ngjall dhe na dha Jisui, ngazëllimin e jetëve.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha  na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA III
Eni pini ujë krejt të ri, që s’e nxori prej shkëmbit, shkopi çuditërisht, por që buron si rrëke, nga varri i Zotit Krisht, që jetën na siguron.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Sot me dritë bota po shkëlqen, qiell’ i tërë me dhenë dhe i nëndheshmi Ferr; le ta kremtojmë pra tok, të kremten e Zotit Jisu Krisht, që jetën na siguron.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’ - Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Dje hyra tok me ty në varr edhe sot që u ngjalle, u ngrita tok me ty; mbi Kryqin vojta me ty dhe ti pra tani më lavdëro, në qiellin si Mbret dhe Zot.
Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

DEGJIMI
Kur erdhën Gratë me Marinë përpara agimit edhe e gjetën gurin të rrukullisur, Engjëlli u tha: Si e kërkoni si njeri me të vdekurit, atë që rron në dritën e amshuar? Rendni dhe lëçitini botës, që Zoti u - ngrit, edhe e vrau vdekjen, se është i Biri i Perëndisë, që shpëtoi gjindjen e njerëzve.

KENGA IV
Nga fron’ i qiellit o profet, perëndifolës Abakum, eja sot me ne dhe tregona, dritën edhe engjëllin, i cili sheshit lajmëron sot i ka ardhur botës shpëtimi, se Jisu Krishti u ngjall, si Zot dhe Perëndi.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
I pari djal’i pari bir, i Virgjëreshës shën Mari, ishte si njeri Jisu Krishti, prandaj u quajt qengj, se ishte i panjollëshëm dhe na dhuroj të kremten e Pashkës, si Perëndi dhe Zot i gjithë botëve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’
Si i pafajshëm qengj për mot, u suall Krishti mbi altar dhe vullnetarisht me kurorë për të gjithë ne u ther, si pashkë shenjtëronjëse dhe përsëri prej varrit i bukur, prapë na ndriti me gas dielli Zoti Krisht.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
David’i Shenjtë dhe Hyjprind, rreth arkës hidhej me gëzim dhe me lavdërim po kërcente edhe ne me popullin, me shfaqjen e simboleve, le ta kremtojmë ditën e Pashkës, se Jisu Krishti u ngjall si Perëndi dhe Zot.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA V
Mëngoni me natë dhe eni dhe le t’i shpiem këndime, si miro Zotit në varrin që ta shohim Zotin Krisht, që na fal si dielli, jetën dhe paqen të gjithëve.


Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Kur panë mëshirën e madhe ata që ishin në Ferrin, të robëruar për jetë, me gëzim nxitoheshin, për të shikuar diellin, ditën e Pashkës së Zotit Krisht.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’ - Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ndisni lambadhet dhe dilni, prisni Jisunë që doli, prej varrit si prej një dasme dhe le ta kremtojmë tok, me botën e besnikëve, Pashkën e shenjtë shpëtonjëse.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA VI
Kur zbrite gjer në fund të dheut në Ferr dhe dërrmove gjithë llozet e burgut, çlirove të gjithë skllevërit o Krisht, edhe pas tri dit’sh, prej balenës si Jonaj, dole jashtë pej varrit.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Pa ngarë vulën Zoti Jisu Krisht, dole jashtë varrit ti që ke lindur, prej nënës dhe Virgjëreshës Mari, edhe dyert, e Parajsës lart në qiell, për të gjithë i hape.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’
Tani e përherë e në jetë të jetëve Amin.
Blatove veten duke dashur për kurban, mbi altarin dhe u-there për botën, o Zoti yn’ Jisu Perëndi edhe ngrite sot, njerëzinë në qiell, kur u-ngjalle prej varrit.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

SHKURTORJA - Lexim
O i pavdekur që zbrite në varr për ne dhe e dërmove Skëterrën o Zot përdhe, dhe u ngjalle si fitimtar o Krisht Perëndi, edhe Grave me miro u thirre Gëzohuni, dhe u dhurove paqen e qiellit dishepujve, ti që u fale Ngjalljen të rënëve.



SHTEPIA – Lexim
Diellin përpara diellit, që perëndoi një herë në varr, duke mënguar që menatë, vajtën ta kërkonin si ditë vajzat Miroprurëse, dhe i thërrisnin njëra-tjetrës: Eni, o mikesha, ta lyejmë me aroma trupin jetëprurës të varrosur, trupin e shtrirë në varr, që ngjalli Adamin fajtor. Eni shpejtoni si Magët t’i falemi, dhe t’i blatojmë miro për dhurata të mbështjellurit në prokof edhe jo në shpërnginj, le ta qajmë dhe le t’i thërresim: Ngjallu, o Zot, që u fale Ngjalljen të rënëve.

Ne që pamë ngjalljen e Krishtit le t’i falemi Zotit Jisu të vetmit të pamëkatshëm. Kryqit tënd po i falemi, o Krisht dhe Ngjalljen tënde të shenjtë himnojmë dhe lavdërojmë; se Ti je Perëndia ynë, veç teje nuk njohim tjetër emrin tënd përmendim. Ejani gjithë besimtarët t’i falemi Ngjalljes së shenjtë të Krishtit, se ja tek erdhi me anën e kryqit gëzim në tërë botën; duke bekuar kurdoherë Zotin, himnojmë Ngjalljen e Tij; se duke duruar Kryqin për ne, me vdekje vdekjen e zhduku.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA VII
Tre djemat midis flakës i mbroi me ves’, dhe vetë u bë njeri, dhe pësoi si ne dhe me pësimin shpëtimtar, na stolisi me jetën që nuk vdes, i vetëmi Perëndi i bekuar, i etërve lavdi më ty.

Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Me mira t’erdhën gratë vajtonjëse, në varrin o Zoti Krisht; dhe me lot në sy të kërkonin si njeri, po të gjetën me gaz Perëndi dhe Zot, dhe Pashkën e re mbi dhe, ua shpallën apostujve dhe besnikëve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’
Kremtojmë se skëterra përdhe u shtri, vdekj’ e zezë u përmbys, dhe një jet’ e re, e shenjtë pa mbarim po nis, dhe kërcejm’ e këndojmë çlironjësin, të vetmin Perëndi të bekuar, të etërve lavdi më ty.

Tani e përherë e në jetë të jetëve Amin.
Kjo ditë ësht’ e shenjtë shpëtonjëse, ditë lumëronjëse, ditë që na ndrin, se Pashka botën e gëzon, se atëherë u ngjall i përjetëshmi, i vetmi Perëndi i bekuar, i etërve lavdi më ty.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA VIII
Dita m’e shkëlqyer ësht’ Pashk’ e madhe e para dit’ e javës që mbretëron mbi të gjitha panair dhe kremtim i kremtimeve dhe i panaireve, pra sot e bekojmë përjetë Jisu Krishtin.



Lavdi Ngjalljes sate të shenjtë o Zot
Eni të kungojmë me verën e hardhis’ të vreshtës së bekuar të Perëndis’ sonë, se Jisuj sot u ngrit dhe u hapi qiellin gjithë besnikëve, pra sot e bekojmë përjetë Jisu Krishtin.

Bekojmë Atin, Birin edhe Shpirtin Shenjt, Zotin
Hidhe syrin rrotull o breg i Sionës, shiko se ja ku vijnë si yj të ndritshëm besnikët, që në jug e veri dhe prej lindjes gjer në detin djemat e tu, pra sot e bekojmë përjetë Jisu Krishtin.

Tani e përherë e në jetë të jetëve Amin.
Ati i fuqishëm, o Bir, o Shpirt i Shenjtë, Trinia e pandarë tre veta një natyrë, Zot i madh Perëndi, që të gjith’ u pagëzuam mbi emrin tënd, pra sot e bekojmë përjetë Jisu Krishtin.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

KENGA IX
O shpirt madhështoje Krishtin jetëdhënës që vdiq dhe u mbulua dhe u ngrit nga varri si mundës i triditshëm

Ndriçohu, ndriçohu o Jeruzalem i ri, se lavdia e Zotit përmbi ty ka lindur sot, valle kërce dhe gëzohu o Sion, ti o Mari nën’ e Perëndisë dëfre për ngjalljen e Birit tënd.

O shpirt madhështoje atë që duke dashur, pësoj dhe u varros dhe u ngrit nga varri i forti pas tri ditësh.

Ndriçohu, ndriçohu o Jeruzalem i ri, se lavdia e Zotit përmbi ty ka lindur sot, valle kërce dhe gëzohu o Sion, ti o Mari nën’ e Perëndisë dëfre për ngjalljen e Birit tënd.

Krishti është Pashka dhe therorja e shenjtë dhe qengj i Perëndisë që ngre mëkatin e botës.

O zë fort i dashur, zë fort i ëmbël dhe gazmor, se me ne u zotove që të jesh o Zoti Krisht gjer n’atë kohë kur bota merr fund, pra çdo besnik shpresë ka për qiellin, të gjithë pra ngazëllohuni.

Sot krijes’ e tërë gëzohet, ngazëllohet, u ngall nga varri Krishti dhe Ferri u dërrmua.

O zë fort i dashur, zë fort i ëmbël dhe gazmor, se me ne u zotove që të jesh o Zoti Krisht gjer n’atë kohë kur bota merr fund, pra çdo besnik shpresë ka për qiellin, të gjithë pra ngazëllohuni.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’.
O shpirt madhështoje Perëndin’ e vetëm, Trinin’ me tri persona të shenjt’ e të pandarë.

O Pashka e madhe, Pashka e shenjt’ o Zoti Krisht, Perëndi edhe Fjalë, urtësi edhe fuqi, shpjerna pra lart në parajsë në qiell ku mbretëron ti o Zot përjetë mbi fronin e gjithë botëve.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Gëzohu Virgjëreshë, gëzohu e bekuar dhe e lavdëruar se Biri Yt nga varri u ngall si i pavdekshëm.

O Pashka e madhe, Pashka e shenjt’ o Zoti Krisht, Perëndi edhe Fjalë, urtësi edhe fuqi, shpjerna pra lart në parajsë në qiell ku mbretëron ti o Zot përjetë mbi fronin e gjithë botëve.

ZBRITESORJA  IX
Një engjëll i thërriste hirplotës pa pushuar, gëzohu virgjëreshë dhe prap’ të them gëzohu, se Biri yt nga varri u ngjall të tretën ditë.

Ndriçohu, ndriçohu o Jeruzalem i ri, se lavdia e Zotit përmbi ty ka lindur sot, valle kërce dhe gëzohu o Sion, ti o Mari nën’ e Perëndisë dëfre për ngjalljen e Birit tënd.

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti e nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

Kur u ngrit Jisui prej varrit siç paratha, na dha jetën e amshuar dhe përdëllimin e madh.

DERGIMESORJA
Si fjete trupërisht si njeri o Mbret dhe Zot, u ngjalle i triditshëm, ngrite Adamin nga prishja dhe e dërrmove vdekjen, Pashka e paprishjes, shpëtimi i botës.

LAVDERIMET
Le të ngrihet Perëndia dhe le të shpërndahen armiqt’ e tij dhe le të ikin prej faqes së tij ata që i kanë mëri.

Pashka hierore na u shfaq neve sot, Pashk’ e re e shenjtë, Pashka mistike, Pashk’ e gjithënderuar Pashka Krishti shpërblenjës, Pashka e panjollëshme, Pashk’ e madhe, Pashka e besnikëve, Pashka që na çeli dyert e Parajsës, Pashka që shenjtëron gjithë besëtarët.

Si debiret tymi le të debiren si shkrin qiriu nga faq’e zjarrit

Ejani prej pamjes gra mirëlajmëronjëse dhe Sionës thojini prit prej nesh ungjillëzimin e gazit të ngjalljes së Krishtit, dëfre dhe gëzohu dhe ngazëllohu o Jerusalem duke parë Krishtin mbret të kërcejë si dhendër prej varrit.

Ashtu do të humbasin mëkatarët prej faqes së Perëndis’ dhe të drejtët do të dëfrejnë.

Gratë myroprurëse që me natë qëndruan te varr’ i jetëdhënësit, gjetën një engjëll që rrinte mbi gurin dhe ai u foli kështu duke thënë, si kërkoni të gjallin me të vdekurit si vajtoni si me prishje të paprishurin, shkoni dhe lëçituni dishepujve të tij.

Kjo është dita që bëri Zoti le të ngazëllohemi e le të dëfrejmë në të.
Pashka e gëzuar, Pashka e Zotit Pashka, Pashk’ e gjithënderuar na lindi, Pashka me gaz le të përqafojmë njeri-tjetrin, o Pashkë shpërblim i helmit, se Krishti sot shkëlqeu prej varrit si prej nusëroreje dhe i mbushi gratë me gëzim duke thënë lëçituni apostujve.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt’ - Tani e përherë e në jetë të jetëve Amin.

Dit’ e Ngjalljes le të ndriçohemi prej panairit dhe le të përqafojmë njeri-tjetrin, le t’u themi o vëllezër dhe atyre që na urrejn’, le t’i ndjejmë të gjitha në Ngjalljen dhe kështu le të thërresim:

Krishti u ngjall së vdekurish me vdekje vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.

Kristos anesti ek nekron thanato thanaton patisas ke tis en tis mnimasi zoin harisamenos.

Christ is Risen from the dead, by death He has trampled upon death, and to those in the tombs He has bestowed life.

No comments:

Post a Comment