Si të ruash PAQEN tënde


1-     Mos u skllavëro pas ndonjë personi, sendi ose zakoni.
2-     Përballo të tjerët pa dyshim, paragjykim ose antipati.
3-     Vazhdo detyrën tënde, edhe kur zemra jote është e tronditur.
4-     Mos e var suksesin e punës sate nga duartrokitjet e të tjerëve.
5-     Mos e stërmadho pengesën e vogël.
6-     Shokoji gjërat dhe ngjarjet me masat e tyre.
7-     Shpreso gjithnjë në përmirësimin e të tjerëve.
8-     Miqësohu edhe me mendimin e disfatës.
9-     Syno intervale çlodhjeje në punën tënde.
10-   Përpiqu çdo herë të sinjalizosh shkakun real të shqetësimit tënd.


Le të mbyllim me mendimet që shfaq shkrimtarja zviceriane A. Degalier për paqen:
Paqen e dëshirojmë të gjithë, e kemi nevojë të gjithë, si peshku që ka nevojë për ujin, si bima që ka nevojë për dritën.
Por nuk mjafton që vetëm ta dëshirosh paqen, as nuk mjafton të dëshirosh trëndafila që t’i kesh në oborrin tënd.
Duhet të mbjellësh, të vadisësh, të kultivosh.
T’i ç’bën që të jesh paqësor, që të jetosh në paqe me të tjerët rreth teje?
Bota jote është zemra jote, është familja jote, mjedisi i punës sate.

Të kultivosh paqen do të thotë:
Të mësosh ç’është e mundur që të paqësosh grindjet, të pengosh zëniet.
Të falësh ata që ende tregojnë grushtin.
Të kultivosh paqen do të thotë: T’i ndalosh vetes çdo veprim dhunimi.
Të jesh i drejtë.
Të shohësh e të kuptosh ç’nevojë kanë të tjerët dhe t’i kënaqësh.
Të kërkosh, të nuhatësh atë që dëshirojnë e t’ua japësh.
Nuk është e lehtë.
Duhet që shumë herë të mohojmë diçka që na është e çmuar.
Të japim kur duhet atë që do të donim të mbanim.
Që të mundet paqja e të rivijë në shpirtin tënd dhe në njerëzit rreth, si majaja që futet në brumë, duhet të ekzistojnë “heronj paqësorë”.
Dhe të tillë mund të bëhemi të gjithë.




                                                                                      Shkëputur nga libri:"Viti Liturgjikal"

No comments:

Post a Comment