Tё Enjten e madhe vёmendja e Kishёs kthehet drejt ngjarjeve tё Darkёs Mistike dhe nё kopshtin e Gjethsemanisё. Me Darkёn Mistike, Krishti themeloi dhe pёrcaktoi Misterin e Falёnderimit Hyjnor dhe lau kёmbёt e nxёnёsve tё tij.
Kopshti i Gjethsemanisё e drejton vёmendjen tonё nё bindjen shpёtimtare dhe nё lutjen arhieratike.
Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: "Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem".
Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.Atëherë ai u tha atyre: "Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua".
Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti".
Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: "Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?
Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët".
U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: "Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!".
Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.
Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.
Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: "Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve.
Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër". (Mt.26.36-46)
Gjithashtu na vendos pёrpara veprёs tё pabesё sё Judёs, i cili tradhёton Krishtin me njё tё puthur, puthja qё ёshtё shenjё e dashurisё dhe e miqёsisё.
Lavdia e thirrtoreve
“Juda ishte mё tё vёrtetё pjellё e atyre nёpёrkave,
qё hёngrёn manёn nё shkretёtirё dhe prapё grindeshin kundёr ushqenjёsit;
se me tё ngrёnёn nё gojё, flisnin kundёr Perёndisё mosmirёnjohёsit;
edhe ky me bukёn qiellore nё gojё, veproi tradhёtinё!
E shiti ushqenjёsin, dhe e tradhёtoi Zotin me puthje.
Me tё vёrtetё ishte bir i tyre i paudhi dhe tok me ata humbi pёrjetё.
Nga kjo çnjerёzi shpёtoi shpirtrat tanё, o Zot zemёrgjerё dhe zemёrdhembshur”.
Vargёsore I-II e thirrtoreve
“Mblidhen Judenjtё sot, ta vrasin Krijuesin,
mendohen si ta zёnё, ta shpien te pilati, pёr kryqёsim dhe pёr varrim”.
“Juda bukёn e merr, nё darkёn e bekuar, dhe dorёn e paudhё e zgjati pёr argjendet,
mёsonjёsin e tradhёton”.
1.Darka Mistike.
Gjatё Darkёs Mistike Jisui i dha njё kuptim rrёnjёsor tё ri ngrёnies dhe pirjes nё darkёn e shenjtё. Identifikoi veten e tij me bukёn dhe verёn: “Merrni, hani ky ёshtё trupi im...pini prej kёtij tё gjithё ky ёshtё gjaku im i Dhjatёs sё Re” (Mt. 26.26-28).
Buka dhe vera, duke u shenjtёruar nё Liturgjinё hyjnore, transformohen nё Trup dhe nё Gjak tё Krishtit.
Nё darkёn falёnderuese Perёndia vjen nё njё komunikim tё tillё, saqё ushqen njerёzimin me ekzistencёn e Tij. Krishti vepron nё atё mёnyrё, qё tё mund tё bёhemi pjestar tё natyrёs hyjnore.
Falёnderimi ёshtё qendra e jetёs sё Kishёs. Ёshtё lutja mё e thellё dhe veprimtaria kryesore e saj. Nё Falёnderimin, Kisha shfaq natyrёn e saj tё vёrtetё dhe vazhdimisht transformon nga njё shoqёri njerёzore nё Trup tё Krishtit, tempull tё Shpirtit tё Shenjtё dhe nё popull tё Perёndisё.
Falёnderimi pikё sё pari ёshtё Mister. I plotёson tё gjithё tё tjerat dhe kurorёzon tё gjithё ekonominё shpёtimtare. Jeta jonё e re nё Krishtin pёrtёrihet dhe rritet nga Falёnderimi. Falёnderimi transmeton jetё dhe kjo jetё qё transmetohet ёshtё jeta e Perёndisё.
Fruti kryesor i Falёnderimit ёshtё bashkimi me Shpirtin e Shenjtё. Shpirti i Shenjtё ёshtё burimi i jetёs, qё na parapёrgatit pёr ngjalljen dhe na drejton qё tё pёrparojmё drejt saj.
“Krishti na bashkoi dhe na lidhi me veten, ashtu siç lidhet burri me gruan e tij, meqё u bё njёsh me trupin tonё, me anё tё kungimit me gjakun e tij. U bё gjithashtu ati ynё me pagёzimin e shenjtё, i cili na bёn tё ngjashёm me Tё, dhe na ushqen nё kraharorin e tij, siç nёna e dhembshur ushqen tё vegjlit e saj… Ejani, na thotё, hani trupin tim, pini gjakun tim…, qё tё mos jeni vetёm tё krijuar sipas ikonёs sё Perёndisё, por tё bёheni perёndi dhe mbretёr, tё pёrjetshёm dhe qiellor, duke veshur veten tuaj mё mua, Mbretin dhe Perёndinё”.
Ungjijtё Sinoptik na ruajtёn njё tjetёr episod tё rёndёsishёm nё radhёn e ngjarjeve qё çojnё te pёsimi. Konkretisht, agoninё dhe lutjen e Jisu Krishtit nё Kopshtin e Gjethsemanisё.
Edhe pse Krishti ishte Biri i Perёndisё, si njeri destinohej tё pranojё tёrёsisht kornizёn njerёzore, pra tё jetojё dhimbjen dhe tё mёsojё bindjen. Duke u zhveshur nga çdo kujdes hyjnor, Biri i Perёndisё plotёsoi rolin e shёrbёtorit. Jetoi si njё ekzistencё e vёrtetё njerёzore. “I cili, duke qenë në formë të Perëndisë, nuk e numëroi për rrëmbim të qënit si një me Perëndinë; Po e zbrazi vetën e tij, edhe mori formë shërbëtori, e u bë porsi njerëzit; Edhe duke u gjendur në fytyrë porsi njeri, e përuli veten e tij, e u bë i bindur gjer në vdekje, edhe vdekje kryqi” (Filip. 2:6-11).
Ngjarjet prekёse nё kopshtin e Gjethsemanisё, natyrёn njerёzore tё Krishtit e mbuluan me njё mёnyrё dramatike dhe tё dhimbshme: sakrifikimi, qё do tё bёhej pёr shpёtimin e botёs, ishte i pashmangshёm. Lutja e Jisuit zbuloi agoninё dhe pikёllimin e thellё tё tij. Zbuloi gjithashtu forcёn shpirtёrore tё pakrahasueshme tё tij dhe dёshirёn dhe vendimin e palёkundshёm, qё tё bёjё dёshirёn e Atit. Ai arriti nё skajet e vetmohimit – jo si dua unё – qё tё plotёsojё dёshirёn e Atit.
Gjatё agonisё sё tij, Krishti i tha nxёnёsve tё tij tё agripnonin dhe tё luteshin, qё tё mos binin nё tundim. Ky kёshillim zbatohet prej çdo tё krishter brez pas brezi.
Lutja na bashkon me Krishtin. Lutja ёshtё energjia, e cila karikon jetёn shpirtёrore. Ashtu siç frymёmarrja, ushqimi, pija dhe mendimi janё bazike pёr ekzistencёn njerёzore, kёshtu dhe lutja ёshtё themeli i jetёs sё krishterё. Lutja ёshtё eksperienca e mrekullueshme e shpirtit tё njeriut. Lutja ёshtё akti i besёs. Me anё tё lutjes drita hyjnore depёrton nё thellёsi tё shpirtit tonё, nё kёtё mёnyrё zbulon mёkatet tona, ndriçon mendjen, forcёn dёshirёn tonё, jep gёzim zemrave tona. Amin.
No comments:
Post a Comment