Këtë ditë e mbush pendimi prekës, nderimi dhe mirënjohja e gruas mëkatare, që leu me miro këmbët e Krishtit. Kjo ngjarje ndodhi pak më përpara se pësimi i Krishtit. Sinaksari i ditës thotë: “Të mërkurën e Madhe e të Shenjtë etërit e përmbihyjshëm vendosën të përkujtojnë gruan mëkatare, që leu Zotin me miro, se kjo gjë ngjau pak kohë para pësimit shpëtimtar”.
Pendimi i gruas është i madh. Nuk është një pendim i vogël, por një ndryshim real në jetën e saj, që e mbushi me guxim dhe kurajë. Pikërisht këtë pendim himnon me një mënyrë të mrekullueshme tropari i njohur i Kasianisë, që mbledh në kishë mijëra besimtarë të Martën e Madhe në darkë.
Kasiania ishte një murgeshë fisnike dhe e virtytshme, që në çast ekzaltimi dhe frymëzimi shkroi kryeveprën që mban emrin e saj. Bëjnë gabim të madh ata që e njësojnë Kasianinë me gruan mëkatare për të cilën flet tropari.
Një ngjarje tjetër erëndësishme që kujtojmë të Mërkurën e Madhe është marrëveshja që bëri Juda me kryepriftërinjtë, që të tradhëtojë Krishtin për 30 monedha argjendi. Nxënësi bëhet tradhtar.
I liri bëhet shërbëtor i pasioneve dhe i të hollave.
I lumturi bëhet i padenjë dhe shembull për shmangie.
Marrëveshja e tradhtisë është ngjarje e trishtuar dhe e dhimbshme dhe për këtë besimtarët kreshmojnë çdo të mërkurë gjatë vitit.
Ja se kuvjen Dhëndri
Tropari që themi shumë herë në Javën eMadhe, kuptimi i të cilit ka mbushur gjithë adhurimin tonë orthodhoks, është i njohur për të gjithë: “Ja se ku vjen Dhëndri...”. Në pasditen e së Dielës së Dafinave, pasi thonë gjashtë psalmet dhe disa tropare të tjera, prifti, i veshur me stolinë e tij të përzishme, merr ikonën e Dhëndrit Krisht, atë me kurorën me gjemba dhe, nga dera veriore ose anësore e hierores, fillon ta sjellë përrreth, ndërsa psaltët, në një atmosferë të thellë përgjërimi, psalin tri herë: “Ja se ku vjen dhëndri...”. Të njëjtin tropar psalin edhe dy herët e tjera, por, natyrisht, pa sjellë rreth ikonën.
Ky tropar i shenjtë na lajmëron se Dhëndri Krisht po vjen. Ne duhet të jemi zgjuar, të shkëputur nga minimi shpirtëror, që të ndiejmë hapat e “Dhëndrit të Kishës”, i cili vjen për të marrë ngarkesën e mëkateve tona, t’i ngrejë në kryqin e madh të flijimit tëTij.
Këtë himn të mrekullueshëm dhe të njohur do ta shohim më nga afër dhe në vazhdim do ta analizojmë. Mendohet se është krijim i himnografit ta madh të Kishës sonë, i Romano Meladhit.
“Ja se ku vjen Dhëndri në mes të natës dhe lum shërbëtori, që do ta gjejë tëzgjuar, dhe mjer ai të cilin do ta gjejë mendjefjetur. Shiko pra, o shpirti im,mos mundesh prej gjumit që të mos përjipesh te vdekja dhe të mbyllesh jashtëmbretërisë; po zgjohu duke thirrur i Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë, je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses, mëshirona”.
Le tëshohim në vazhdim kuptimet e thella që na shënon ky tropar, si një këmbanë e shenjtë zgjimi.
“Ja se ku vjen Dhëndri në mes të natës”. Na kujton mësimet e Krishtit, që na siguron se do të vijë papritur në jetën tonë. “Jini të zgjuar të shpejtoni, sepse nuk e dini në cilën ditë e në cilën orë do të vijë Zoti”.
Na kujton gjithashtu paravolinë e 10 virgjëreshave, ku të pesë të marrat pritën deri në njëfarë ore pastaj i zuri gjumi dhe, kur papritur erdhi Dhëndri, u gjendën të papërgatitura.
Por, ku themi se Zoti vjen papritur, a nënkuptojmë vetëm Ardhjen e Tij të Dytë? Natyrisht, jo! Nënkuptojmë edhe orën e vdekjes, që shpesh vjen papritur në jetën e njeriut, prandaj duhet të jemi të përgatitur dhe të nxitojmë ta presim Zotin tonë. Nuk e dimë se kur do të vijë, por do të vijë, sigurisht.
“Dhe i lumtur shërbëtori që do ta gjejë të zgjuar dhe mjerë ai të cilin do të gjejë mendjefjetur”.
Ç’na thotë kjo frazë? Përse është i lumtur i zgjuari, i gatshmi? Përse është i padenjë i pakujdesshmi dhe neglizhenti? Ç’thoni?
Shumë ngasje na rrethojnë, bota është një shesh i pafund betejash. Shqisat tona zakonisht janë dritare nga ku hyjnë brenda nesh, mëkatet. Ç’shoh rreth meje? Ç’lexoj? Ç’dëgjoj me veshët e mi? Shumica rreth meje tërhiqen nga e keqja, unë përse të kundërshtoj? Kush ka kujdes dhe e mban shpirtin në agripni shpëton nga gjithë ngasjet dhe për këtë është i lumtur. Kush nënvlerëson, kush është i pakujdesshëm, bëhet viktimë e ngasjeve dhe, për këtë, është i padenjë dhe i munduar.
Apostull Pjetri na jep një shembull të efektshëm që tregon ç’na duhet për të nxituar.
“Jini të përmbajtur,
rrini zgjuar,
sepse kundërshtimi juaj, djalli,sillet rreth e qark si një luan ulëritës,
duke kërkuar cilin mund të përpijë” (1 Pjetri 5:8).
Neglizhenti është jo vetëm i padenjë, por edhe kandidat për viktimë e djallit.
“Shiko, pra, o shpirti im, mos mundesh prej gjumit, që të mos përjipesh te vdekja dhe mbyllesh jashtë mbretërisë”, është një nga frazat më të rëndësishme të himnit.
Kujdes, shpirti im. Mos të të zërë gjumi shpirtëror. Përse të mos të të zërë gjumi?
Sepse nga vdekja shpirtërore, dorëzohemi vullnetarisht me dëshirën tonë te mëkati. Dhe ç’pasojë ka kjo? Humbasim Mbretërinë e Qiellit, mënjanohemi nga gëzimi i përjetshëm. Është keq të pësojmë një dëm kaq të madh.
Përpara një rreziku të tillëtë madh fjalët e frazës së fundit të troparit marrin një rëndësi të veçantë. Për të gjitha këto arsye na nxit si më poshtë:
Zgjohu, shpirti im, duke thirrur: “I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë, je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses, mëshirona”.
Ç’do të thotë rifitim iq artësisë dhe i qetësisë mendore? Eja në vete siç themi. Kujdesu të jesh i zgjuar, esëll. Nëse të zuri gjumi shpirtëror, zgjohu. Mos fli. Dhe ç’të bësh?
Thirr fort drejt Zotit dhe kërko ndihmën e Tij. Pse, kush është Zoti? Është Shenjti i Gjithëshenjtë dhe për këtë i përsëritim tri herë këto fjalë dhe e lusim që me ndërmjetimet, lutjet e së Tërëshenjtës Nënës së Tij, Hyjlindëses, të na shpëtojë.
Java e Madhe. Çastet më tronditëse në historinë e njerëzimit. Kryqi i Zotit do të ngrihet përsëri dhe besimtarët do të mbushin kishat orthodhokse, që të shprehim ndjenjat e adhurimit më të madh e më të thellë. Sot pamë sa të mëdha dhe të veçanta janë ngjarjet që na spikasin tri ditët e para të Javës së Madhe:
Josifin e lumtur e të tërëmirë, këtë simbol shekullor të pastërtisë, të riun që e nderojmë si tip të Krishtit.Fikun e pafrut, që na kujton se duhet të sjellim fryte shpirtërore.
Pendimin e mbushur me forcë të gruas mëkatare dhe himnin e mrekullueshëm: “Ja se ku vjen Dhëndri” nga dashuria e madhe për secilin veçanërisht një dashuri që ka përmasat e një vetsakrifikimi dramatik, derisa Krishti vjen që të vuajë dhe të kryqëzohet. Këtë Dhëndër që vjen me dinazëm duhet ta presim vazhdimisht me zemër të zgjuar dhe ta pasojmë deri në vdekje. Si të ndjekim shërbesat e shenjta të Javës së Madhe dhe të dëgjojmë troparet dhe leximet, le të na sjellin ndër mend ngjarjet që përmendëm aty.
Dhe le të marrin vendimin e madh: “Të jetojmë këtë vit pësimet e Krishtit me pendim dhe vendim të patundur të rrojmë sipas vullnetit të Perëndisë. Kujdes! Të nxitojmë gjithnjë duke pritur Dhëndrin Krisht që na sjell të gjthëve jetën e re dhe shpëtimin”.
Nga libri: “Viti Liturgjikal”
No comments:
Post a Comment