Çdo e dielë në Kreshmë përmban dy tema, dy kuptime. Nga njëra anë secila i përkete një linje në të cilën ritmi dhe logjika shpirtërore të Kreshmës zbulohen. Nga ana tjetër në rrjedhën e zhvillimit historik të kishës pothuajse çdo e dielë e Kreshmës ka marrë një temë të dytë.
Kështu të dielën e parë kisha feston Triumfin e Orthodhoksis-duke përkujtuar fitoren mbi ikonoklazmën dhe rivendosjen e nderimit të ikonave në 843 në Konstandinopojë. Lidhja midis këtij festimi me Kreshmën është plotësisht historic: triumfi I parë I Orthodhoksisë ndodhi në këtë të dielë të veçantë.
E njëjta gjë është e vërtetë edhe për përkujtmimin e Shën Grigor Palamait në të dielën e dytë. Dëmimi I armiqve të tij dhe mbrojtja e mësimeve të tij nga kisha në shekullin e 14-të u shpall si një triumf i dytë i Orthodhoksisë dhe për këtë arsye festimi i përvitshëm i saj u caktua për të dielën e dytë të Kreshmës.
Për sa i përket temës thelbësore të të dielave të Kreshmës, ajo fillimish zbulohet në mësimet nga Shkrimet. Kuptojmë lidhjen e tyre duhet të kujtojmë edhe një herë lidhjen fillestare midis Kreshmës dhe Pagëzimit-kuptimin e Kreshmës si përgatitje për Pagëzim.
Në mësimin e Ungjillit të së dielës së dytë imazhi i kësaj përpjekjeje dhe i kësaj dëshire është një paralitik të cilin e sollën pranë Krishtit nga çatia.
Katekizmi, përgatitja për misterin e madh po shkon drejt fundit, ora vendimtare e hyrjes së njeriut në Vdekjen e Krishtit dhe Ngjalljen e Tij po afrohet.
Sot Kreshma nuk është më përgatitja e katikumenëve për Pagëzim por ndonëse të pagëzuar dhe të konfirmuar a nuk jemi në një njëfarë kuptimi akoma katikumenë?”apo më mirë, a nuk duhet të kthehemi ne këtë gjendje çdo vit? A nuk largohemi ne herë pas here nga misteri I madh pjesëtarë të të cilit jemi bërë? A nuk kemi nevojë në jetën tonë- e cila është një largim I përhershëm nga Krishti dhe Mbretëria e Tij-për këtë udhëtim të përvitshëm prapa drejt vetë rrënjët e besimit tonë të Krishterë?
Nga jeta e Shën Grigor Pallamait
Grigori lindi nga prindër shpresëtarë dhe të virtytshëm. I ati ishte kaq i zoti, sa zotëruesi i fronit mbretëror, Androniku, Paleologu i dytë, e bëri një nga arkondët e senatit të tij. Dhe jo vetëm ky mbret tokësor kishte një dashuri të madhe, por edhe Perëndia, Mbreti Qiellor, e lavdëroi me mrekulli. Duke njohur fundin e jetës së tij mori dhe sqimën engjëllore dhe nga Kostandin u quajt Kostantis. Pastaj, duke lënë tokësorët, shkoi në qiej. Grigori, pas vdekjes së të atit, filloi studimin e diturisë njerëzore. Meqë ishte shumë i vogël nga mosha dhe nuk mund të mësonte përmendësh, vendosi të mos fillonte mësimin para se bënte tri metani i gjunjëzuar dhe lutje të shenjta përpara ikonës së Hyjlindëses. Kështu, me ndihmën e saj, filloi të mësonte lehtë. Ndihma e së Tërëshenjtës nuk kufizohej vetëm këtu, por preku edhe zemrën e mbretit, i cili i jepte çdo gjë që i duhej. Nuk kaloi shumë kohë dhe Grigori përparoi kaq shumë, saqë të gjithë mrekulloheshin për diturinë dhe interesin që kishte për problemet e mbretërisë. Mbreti gëzohej shumë dhe mendonte gjëra të mëdha për të, por ai e kishte mendjen në gjëra më të mëdha dhe më të larta, tek Mbreti Qiellor dhe mbretëria e Tij. Për Atë mendonte dhe nuk përpiqej fare për tokësorët.
No comments:
Post a Comment