Ditari i Shkrimit të Shenjtë

JANAR: Jam i zënë. Shumica e familjeve vendosën të më lexonin përgjatë vitit. Kjo ndodhi vetëm për dy javët e para, por tani më kanë harruar.

SHKURT: Koha për pastrim. Dje isha tërë pluhur dhe qëndroja në vendin tim. Personi që më ka më përdori për disa minuta javën e kaluar. Ai ndodhej në një debat dhe po kërkonte disa referenca për të vërtetuar që kishte të drejtë.

MARS: Dita e parë e muajit ishte e zënë për mua. Personi që më ka u zgjodh në një detyrë të lartë dhe më përdori për të përgatitur fjalimin.

PRILL: Këtë muaj na vizitoi gjyshi. Më mori në prehër për një orë dhe lexoi 1 Korinthianët 13. Ai duket sikur mendon me shumë për mua, sesa mendojnë njerëzit e shtëpisë që më mbajnë në sirtar.


MAJ: Kam disa njolla jeshile në fletët e mia. Disa lule pranvere janë shtypur aty.

QERSHOR: Dukem si bllok shënimesh. Më kanë mbushur plot me copa gazete – një nga vajzat u martua.





KORRIK: Sot më futën në ҫantë. Mendoj se po shkojmë me pushime. Më mirë për mua të qëndroj në shtëpi. E di që do qëndroj i mbyllur në këtë ҫantë të paktën për dy javë.

GUSHT: Ende në ҫantë

SHTATOR: Më së fundi sërish në shtëpi dhe në vendin tim të vjetër. Kam shumë miq. 2 revista për femra dhe 4 libra komik janë vendosur mbi mua. Uroj të më lexonin mua aq sa lexojnë dhe ato.

TETOR: Sot më lexuan pak. Njëri prej anëtarëve të familjes është shumë i sëmurë. Tani më kanë vendosur në qendër të tavolinës së kafes. Mendoj se një predikues po vjen për vizitë.

NENTOR: Sërish në vendin tim të vjetër. Dikush pyeti sot nëse isha një libër shënimesh.

DHJETOR: Familja është e zënë me përgatitjet për festat. Mendoj se do të më mbështjelin me një letër zbukurimi dhe do të më paketojnë sërish … si më bëjnë për ҫdo Krishtlindje.




Thjesht me kane zbukuruarThjesht me kane zbukuruar

No comments:

Post a Comment