TAKIMI STUDENTOR - Ai qe zgjedh Krishtin, zgjedh jeten.

Programi dhe diskutimi në grupe të vogla
10:00 – Lutja: Falenderim Zotit për gjithçka
10:20 - Mëngjesi
11:00 – Ai qё zgjedh Krishtin, zgjedh jetёn - referon Pamela Barksdale


12:00 – Pushim/Kokteil
12:20 - Diskutim në grupe të vogla: Diskutim për zgjedhje të ndryshme në jetën e përditshme, çfarë dёshiron Jisui të bëjmë, pse dhe si.
13:30 – Dreka
14:00 - PUNE NE GRUP - Jetojmё nё botё tё rёnё, por si do ta shpёtojmё shpirtin tonё? (përgatitja dhe hedhja e parashutave)


Zgjedhjet praktike tё jetёs - Çfarë do të studioj? Ku do të jetoj? Çfarë pune do të të bëj? Me kё do të martohem.
Zgjedhjet me kuptim pёr jetёn – Çfarё besoj? Ku dhe mbi kё i bazoj zgjedhjet e mia morale?
Vlerat - Nëse jam i krishterë, ka vlera morale tё bazuara mbi mësimin e Krishtit që mё ndihmojnë për të bërë zgjedhje në jetën time.
Nëse jam ateist nuk ka vlera, por vetёm tё kёnaqurit e dёshirave dhe qefeve tё mia.
Nëse unë jam humanist besoj se ёshtё mirё t’i ndihmoj dhe t’i dua të gjithë njerëzit, sepse kam tё njёjtёn natyrё njerёzore me ta.

Pyetje 1: Ju jeni studentё në një universitet të madh. Keni studiuar për një provim përfundimtar, por profesori u ka thënë të gjithë studentëve se ai vetëm do të japë notë kaluese për studentët që japin lekё si dhuratë. Ju duhet ta kaloni këtë provim në mënyrë që tё merrni diplomёn.
Çfarë do të bëni?
a) A do tё paguani?
b) A do tё lini provimin?
c) Do tё merrni provimin pa paguar?
d) Do tё raportoni nё polici?
Diskutoni së bashku zgjedhje të ndryshme, çfarë dёshiron Jisui të bëni dhe pse.

Pyetja 2: Ju jeni tё rinj në Tiranë dhe dёshironi tё bёni miq. Takoni disa vajza/ djem në konviktin tuaj dhe ata ju ftojnё për të dalë me ta. Ata shkojnë në një disko në Bllok dhe të gjithë dehen dhe të bëhet vulgarё dhe tё vrazhdë me njerëzit.
Çfarë do të bëni?
a) Do tё dehesh me ta, që tё mos dukesh ndryshe?
b) Do tё largoheni dhe do tё shkoni në shtëpi?
c) Do t’ju thoni tё jenё tё pёrmbajtur, ngaqё po bёjnё budallallёqe?
d) Do tё qёndrosh me tad he do tё sigurohesh qё tё kthehen mirё nё shtёpi?
Diskutoni së bashku zgjedhje të ndryshme, çfarë dёshiron Jisui të bëni dhe pse.

Pyetja 3: Ju jetoni në një konvikt në Universitetin e Tiranës. Disa vajza trokasin në derën tuaj dhe ju thoni qё nё orёn 5 organizohet njё takim pёr tё gjithё. Kur shkoni atje, mёsoni qё nuk ёshtё takim pёr konviktorёt ose universitetin, por njё studim Biblik qё organizojnё Dёshmimtarёt e Jehovait.
Çfarë do të bëni?
a) A do tё ktheheni nё dhomën?
b) Do tё ankoheni te vajzat qё po mashtrojnё njerёzit pёr tё dёgjuar pёr besimin e tyre?
c) A do tё organizoni njё studim Biblik ortodoks në të njëjtën kohë me studimin e tyre të Biblës?
d) A do t’i ftoni te Qendra Studentore e Kishës sonё?
Diskutoni së bashku zgjedhje të ndryshme, çfarë dёshiron Jisui të bëni dhe pse.
Diskutoni ide tё tjera dhe mundёsi zgjedhjeje me tё cilat pёrballemi nё jetёn e pёrditshme.

















No comments:

Post a Comment