Gjithsecili ka një thirrje


Gjithsecili ka një thirrje
Perëndia krijoi çdo qenie njerëzore në imazhin dhe përngjasimine Tij për jetën e përjetshme. S’ka gabime apo rastësira. Si edhe thuhet “Perëndianuk prodhon gjëra të vjetra. Gjithsekush, ose, sipas gjuhës Biblike “shumë”thirren, por jo të gjithë zgjidhen. Disa lihen mënjanë, jo sepse nuk kanë thirrjenga Perëndia, por sepse refuzojnë të pranojnë thirrjen e tyre.
Gjithsecili e ka një thirrje. Dhe të gjitha thirrjet janë“fetare”. Kjo nuk do të thotë që gjithsecili thirret t’i shërbejë Kishës nëaspektin profesional; të jetë peshkop, prift, dhjakon, murg, murgeshë, lexuesose punëtor në Kishë i një prej këtyre llojeve. Është e qartë që jo të gjithëthirren në këto shërbime specifike kishtare. Por gjithsecili thirret t’i shërbejëPerëndisë dhe qenieve të tjera njerëzore në një formë jete të cilën vetë Perëndiae dëshiron. Kjo “formë jete” nuk është e nevojshme të jetë punë ose profesion.Për shembull, disa njerëz thirren të vuajnë në këtë tokë dhe të sjellinrezultatet e njerëzimit të rënë në një mënyrë shumë të dhunshme; të jenëviktima të sëmundjeve, pengesave, pikëllimeve; të jenë referuesit e kujdesit tënjerëzve të tjerë, ose të përbuzjeve. Kjo është thirrja e tyre, dhe ata janëbekuar në mënyrë të veçantë nga Perëndia dhe duhen nga Krishti në plotësinë dhepranueshmërinë e Tij.
Me një fjalë, për gjithsecilin ekziston një plan dhe qëllimhyjnor. Ka një “paracaktim”, jo në kuptimin që Perëndia programon krijesat eTij ose u dhunon atyre vullnetin e Tij kundër vullnetit të tyre, përkundrazi, Perëndianjeh çdo person që para themelimit të botës dhe ruan jetën e tyre unike dhekushtet specifike të mënyrës së tyre tokësore të cilat janë në fakt kushtet mëtë mira të mundshme për ta (sado e papranueshme mund të na duket kjo ne krijesave në gjendjen tonë të kufizuar dhe të rënë). Perëndia punonsë bashku me secilin prej nesh, kështu që nëpërmjet vuajtjeve që duhet të keminë tokë, mund të shkojmë drejt jetës së përjetshme në shekujt që vijnë.



Gjithsecili ka të njëjtën thirrje
Në një kuptim të caktuar çdo person ka të njëjtën thirrje, që është të bëhet shenjtor. Jemi thirrur të bëhemi shenjtorë, të jemi të shenjtë ashtu si Perëndia është i shenjtë, të jemi të përsosur si Ati në qiell është i përsosur. (Rom. 1:7, 1 Kor. 1:2, 2 Pet. 1:15, Mt. 5:48)
Jemi krijuar të gjithë të përmbushim veten tonë si krijesa të krijuara sipas imazhit dhe përngjasimit për jetë të përjetshme. Ne mund ta arrijmë këtë, sepse Perëndia jo vetëm që na krijoi me këtë potencial dhe në të vërtetë, kjo urdhërohet, por sepse edhe Ai bën çdo gjë sipas fuqisë së Tij, për të na siguruar përmbushjen e thirrjes duke dërguar Birin e Tij dhe Shpirtin e Tij të shenjtë në botë.
Meqë Krishti u lavdërua dhe Shpirit i Shenjtë u derdh mbi çdo njeri, nuk ka justifikime për të mos u bërë shenjtorë, për ata që e dinë dhe e besojnë këtë, dhe e përjetojnë këtë në jetën e Kishës së krishterë.
Çdo gjë e mundur është bërë për ta siguruar këtë. S’ka më gjë tjetër që mund të bëjë Perëndia. Çdo gjë është dhënë dhe është përmbushur. Tani varet nga ne. Çfarëdo që Perëndia mund të bëjë me njerëz të tjerë në vende të ndryshme, disa gjëra për të krishterët janë përcaktuar, dhe veçanërisht për ne orthodhoksët. Ne mund të bashkëpunojmë me Perëndinë. Ne mund të marrim pjesë në shenjtërinë e Tij.
Ne mund të bëhemi, ashtu si na mësojnë edhe vetë shenjtorët, gjithçka që Perëndia vetë është nëpërmjet veprave të hirit në jetën tonë.
Ne mund të bëhemi të dashur,
të paqshëm,
të gëzuar,
të mirë,
të urtë,
të vërtetë,
të duruar,
të sjellshëm,
të dhembshur,
të fortë,
të pastër,
të lirë,
të përmbajtur… ose mund të mos pranojmë të bashkëpunojmë me Perëndinë,  të mos gjejmë kurrë veten tonë të vërtetë, dhe të prishemi.



Gjithsecili ka thirrjen e tij/saj unike
Të gjithë thirren të bëhen shenjtorë, por çdo person thirret ta bëjë këtë sipas mënyrës së tij/saj unike. S’ka dy persona të njëjtë. Gjithsekush është i ndryshëm. Të gjithë thirren të marrin pjesë në qenien dhe jetën më Perëndinë. Të gjithë thirren të duan si deshi Ai, të njohin si njeh Ai, të shërbejnë si shërben Ai, të jetojnë si jeton Ai. Por secili do ta bëjë këtë sipas mënyrës së tij/saj të veçantë, sipas kushteve dhe mjeteve konkrete që Perëndia ka për të.
Disa do ta shenjtërojnë veten e tyre nëpërmjet martesës. Të tjerë do të shenjtërohen nëpërmjet priftërisë, e të tjerë si popull laik. Disa do të bëhen murgjër, shumica do të jetojnë çdo ditë në botën sekulare. Disa do të punojnë kryesisht në mënyre fizike, të tjerë do të punojnë intelektualisht. Disa do të bëhen artistë, shkencëtarë, biznesmenë, dhe profesionistë. Disa ndoshta nuk do të kenë një punë ose profesion të caktuar.
Disa ndoshta do të thirren thjesht të vuajnë, ndërsa disa të tjerë përsa i përket kësaj bote nuk do të vuajnë aspak. Disa do të kenë shumë tundime, dhe do të ngrenë barra të rënda për shkak të mëkateve të botës, dhe trashëgimisë së natyrës së rënë, të prishur dhe të shtrembëruar. Disa mund të luftojnë me kujtime të dëmshme, imagjinata, dhe pasione që ndonjëherë duken të pamundura për t’u mbajtur. Ndërsa disa të tjerë do të jenë të bekuar në mënyrë të veçantë duke pasur një natyrë njerëzore shumë të pastër, për të cilën duhet t’i përgjigjen Perëndisë në mënyrë të veçantë. Sepse si na mësoi dhe Krishti, “Kujt i është dhënë shumë, shumë do t’i kërkohet”. Luk. 12:48
Por çdo person do të ketë jetën e tij/saj për ta shenjtëruar. Dhe secili do të japë llogari për ato që ka bërë. Në sytë e Perëndisë asnjë nga ne nuk është më i mirë se tjetri. Askush nuk është më lart ose më i denjë për t’u lavdëruar. Por çdokush duhet të gjejë rrugën e tij/saj dhe të lavdëojë Perëndinë nëpërmjet saj. Në fund të fundit kjo është çështja. Të tjerat janë hollësira.


Dëshira për të gjetur vullnetin e Perëndisë është thelbësore
E gjitha ajo që është e nevojshme për të zbuluar vullnetin e Perëndisë dhe për ta bërë atë, është dëshira e pastër për të parë, për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për t’u bindur. Të tjerat i bën Perëndia. Kur njerëzit e panë Jisuin në tokë, dhe madje nuk e pranuan dhe nuk iu bindën Atij në dashuri, vetë Zoti dha arsyen, duke cituar profetin Isaia. Ai tha që njerëzit kanë sy, por nuk shohin; kanë vesh, por nuk dëshirojnë të dëgjojnë; kanë mendje, por nuk pranojnë të kuptojnë dhe të shpëtohen. (Is 6:9-10; Mt. 13:13-14, Mk. 8:18; Jn 12:36-41)
Që dikush të gjejë thirrjen e tij/saj duhet ta dëshirojë në të vërtetë ta gjejë. Kjo duket e thjeshtë, dhe është. Por, të citojmë edhe një herë atë që tha Zoti: “Të paktë janë ata që e gjejnë atë”. (Mt. 7:14)
Arsyeja është që kjo kërkon kurajë për të lejuar Zotin të flasë, ose të dëgjojmë Perëndinë kur na flet, dhe ta ndjekim. Gjithashtu kjo është plotësisht e dhimbshme, sepse duhet të largojmë vullnetin tonë. Dëshirat e unit tonë duhet të mohohen. Idetë tona për veten tonë duhet të braktisen. Planet dhe projektet tona personale duhet të hidhen tej. Axhenda jonë e veprimeve duhet të hidhet tutje. Në duhet t’i themi Perëndisë: Fol Zot, shërbëtori yt është gati! Ne duhet t’i përgjigjemi Perëndisë: le të bëhet të unë, sipas fjalës sate! Dhe këtë duhet ta bëjmë në të vërtetë. Nëse e bëjmë, do ta gjejmë thirrjen tonë. Por nëse luftojmë kundër kësaj dhe vazhdojmë të kërkojmë gjërat që dëshirojmë, do të jemi të mjerë dhe të trishtuar. Ne do të kuptojmë atë që thotë dhe kënga që “ne nuk do të jemi të përmbushur”. Sepse zemra e personit njerëzor është krijuar për Perëndinë – për të vërtetën, për dashurinë, për vetë jetën, dhe jo thjesht për “të ekzistuar” – dhe do të jetë e papërmbushur, e pashpresë, e ngatërruar, e shqetësuar, e zemëruar, e lodhur, … derisa ajo të prehet te Zoti.


Kemi nevojë për ndihmë gjatë rrugës
Është thelbësore të dëshirosh vullnetin e Perëndisë. Pa të asgjë nuk mund të ndodhë, me të çdo gjë ndodh. Një nga etërit e shkretëtirës guxon të thotë që, nëse një person do të dëshirojë vullnetin e Perëndisë, duke ngulmuar nga lindja e diellit deri te perëndimi i tij, në fund të ditës ai mund të jetë në gjendje “të kuptojë Perëndinë”. Por që të dëshirojmë vullnetin e Perëndisë kemi nevojë për ndihmë. Kemi nevojë, së pari, për ndihmën e vetë Perëndisë. Kjo do të thotë që duhet të lutemi dhe të marrim pjesë në jetën Misteriale të Kishës së Perëndisë. Jisui tha: “Kërkoni, dhe do të merrni”. Mt. 7:7
Apostull Jakobi na kujton që nëse nuk kërkojmë ashtu si duhet, nuk do të marrim. “Ju nuk keni, sepse nuk kërkoni. Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni në mënyrë të gabuar, sipas pasioneve tuaja. (Jak. 4:2-3)
Për të gjetur thirrjen tonë në jetë duhet t‘i lutemi Perëdisë të na tregojë dhe të na drejtojë në të për hir të emrit të Tij, dhe së fundi për veten tonë.
Përveç ndihmës së drejtpërdrejtë nga Perëndia, kemi nevojë edhe për ndihmë e cila na vjen nëpërmjet të tjerëve. Kemi nevojë prej drejtimin e atyre që kanë përvojë në rrugët e Tij, në mënyrë të veçantë nga etërit dhe nënat në besim. “Pyetni etërit tuaj dhe ata do t’ju tregojnë, të parët tuaj dhe ata do t’ju mësojnë”. Ligj.përt. 32:7
Shenjtorët e Kishës kanë shumë dëshirë ta përsëritin këtë varg nga kënga e Moisiut. Për të dëgjuar zërin e Perëndisë, për të dalluar vullnetin e Tij për ne, për të zbuluar qëllimet e Tij në jetën tonë, kemi nevojë për ndihmën e atyre që e kanë gjetur Atë, ose më saktë, atyre që janë gjetur prej Tij.
Ne e marrim këtë ndihmë në jetën e Kishës, para së gjithash nëpërmjet pjesëmarrjes sonë në shërbesat dhe Misteret. Gjithashtu e gjejmë në Bibël dhe në jetën dhe mësimet e shenjtorëve. E gjejmë dhe në Etërit dhe Mësuesit që na dha Perëndia.
Perëndia premton që kushdo që kërkon udhëzim nuk do të mbetet kurrë pa të. Vetë Ai do të na drejtojë, ashtu si thotë dhe shprehja, “Kur dishepulli është gati, Zoti do të shfaqet”. Pa bindjen ndaj fjalës së Perëndisë dhe Frymës në shërbesat, Misteret, Shkrimet dhe shenjtorët e Kishës, ne që pretendojmë se jemi të krishterë nuk do ta zbulojmë kurrë thirrjen tonë në jetë. Sepse kemi mohuar mjetet që na ka dhënë Perëndia për ta gjetur atë.

No comments:

Post a Comment