Një disiplinë e dobishme


55 parime për një jetë të krishterë

1. Ji gjithmonë me Krishtin.
2. Lutu si mundesh, jo si do ti.
3. Mbaj një rregull lutjeje që mund ta bësh disiplinën tënde.
4. Thuaj lutjen e Jisut disa herë në ditë.
5. Ki një lutje të shkurtër që ta përsëritësh në mënyrë të vazhdueshme, kur mendja jote nuk është e zënë me gjëra të tjera.
6. Bëj disa metani kur lutesh.
7. Ha ushqim të mirë me vetëpërmbajtje.
8. Mbaj rregullat e Kishës për kreshmën.
9. Shpenzo çdo ditë pak kohë në qetësi.
10. Bëj vepra bamirësie në fshehtësi.
11. Shko rregullisht në shërbesat liturgjike.
12. Rrëfehu dhe kungohu rregullisht.
13. Mos përkrah mendimet dhe ndjenjat e padëshiruara. Largoji që në fillim.
14. Tregoja rregullisht të gjitha mendimet dhe ndjenjat e tua një personi të besuar.
15. Lexo rregullisht Shkrimet.
16. Lexo herë pas here libra të mirë.
17. Kultivo një marrëdhënie me shenjtorët.
18. Ji një person i rregullt.
19. Ji i sjellshëm me çdo njeri.
20. Mbaj pastërti dhe rregull në shtëpinë tënde.
21. Ki një hobi të shëndetshëm dhe të moralshëm.
22. Ushtrohu rregullisht.
23. Bëji gjërat me radhë dhe në kohën e duhur.
24. Ji plotësisht i ndershëm, së pari me veten tënde.
25. Ji besnik në gjëra të vogla.
26. Bëj punën tënde dhe më pas harroje atë.
27. Bëj në fillim gjërat më të vështira dhe më të mundimshme.
28. Përballo realitetin.
29. Ji mirënjohës për të gjitha gjërat.
30. Ji i gëzuar.
31. Ji i thjeshtë, modest, i qetë dhe i përulur.
32. Asnjëherë mos i jep rëndësi vetes.
33. Dëgjo njerëzit kur të flasin.
34. Ji vigjilent dhe i kujdesshëm.
35. Mendo dhe fol për gjërat, jo më shumë se ç’është e nevojshme.
36. Kur të flasësh, fol thjesht, qartë, i vendosur dhe i drejtpërdrejtë.
37. Largo imagjinatën, analizat dhe imazhet.
38. Largo gjërat trupore dhe seksuale, që në shfaqen e tyre të parë.
39. Mos u anko, mos murmurit, mos rënko.
40. Mos e krahaso veten tënde me asnjeri.
41. Mos kërko, as mos prit nder apo mëshirë nga asnjeri.
42. Ne nuk gjykojmë asnjë për asgjë.
43. Mos u përpiq të bindësh askënd për asgjë.
44. Mos e mbro as mos e justifiko veten tënde.
46. Prano kritikën me mirënjohje, por testoje me sy kritik.
47. Jepu këshilla të tjerëve, vetëm kur të kërkohet dhe kur je i detyruar ta bësh.
48. Mos bëj asgjë për askënd, i cili mund ose duhet ta bëjë vetë.
49. Ki një program ditor aktivitetesh, shmang paqëndrueshmërinë dhe tekat.
50. Ji i mëshirshëm me veten tënde dhe me të tjerët.
51. Mos mendo se nuk do kesh sprova të ashpra deri në frymën tënde të fundit.
52. Përqendrohu veçanërisht te Perëndia dhe drita, jo te mëkati dhe te errësira.
53. Vuaj shqyrtimin e vetes sate, të gabimeve dhe të mëkateve të tua me paqe, qetësi shpirtërore, sepse ti e di që mëshira e Perëndisë është më e madhe sesa hidhërimi yt.
54. Kur biem, le të ngrihemi menjëherë dhe le të fillojmë nga fillimi.
55. Kërko ndihmë kur të nevojitet, pa frikë dhe pa turp.

Atë Thomas Hopko


No comments:

Post a Comment