-
Gabimi # 1 –
Përqendrimi te detajet më të vogla të fesë dhe humbja e frymës thelbësore të të
jetuarit të besimit!
-
Gabimi # 2 – Të
paturit zell pa dashuri dhe pa kuptimin e besimit.
-
Gabimi # 3 –
Futja në mentalitetin e botës që na rrethon, dhe mohimi i standardit që
Perëndia na ka dhënë në Kishë dhe nëpërmjet zbulesës së Tij të shenjtë.
-
Gabimi # 4 – Largimi nga besimi pas shkollës;
përfshirja në punë dhe në botën përrreth; lindja e dyshimit për rolin qendror
që ka besimi në jetën tonë të përditshme.
-
Gabimi # 5 -
Lejimi i dekurajimeve ose zhgënjimeve që errësojnë pamjen për Kishën dhe për të
ardhmen.
“Gjithmonë kujto”
o
Kujto gjithçka që
Perëndia ka bërë për ty.
o
Kujto DASHURINË PA KUSHTE të Perëndisë.
o
Kujto etjen që
është brenda secilit prej nesh. Si i ri, student, apo besimtar, ti po kërkoje
për diçka, dhe gjete një thesar të çmuar. Kurrë mos e harro këtë etje!
o
Kujto që Perëndia
kurrë nuk të kthen shpinën, nuk të braktis dhe nuk të mohon! I ligu përdor
rëniet e tua, mëkatet e tua dhe fajet e tua që të të largojë nga Perëndia, dhe
të mendosh se Ai nuk të do më.
o
Nëse ti kurrë nuk
harron, atëherë kujtesa jote do të të drejtojë ne dy gjëra të tjera:
§ Pendim të vazhdueshëm.
§ Ripërtëritje të vazhdueshme.
Qëllimi i krishterimit:
§ Të jesh një me
Krishtin.
§ Të kesh mendje
Krishti.
- “ S’rroj më unë, por Krishti rron tek unë” (Gal
2:20).
- “Sepse për mua të jeta është Krishti, dhe të vdekja
fitim” (Fil.1:21).
- “Edhe le të jetë tek ju po ajo mendje që ishte edhe
në Jisu Krishtin” (Fil 2:5).
- “Ky është zëri
që kemi dëgjuar nga ai, dhe ju lajmërojmë ju, se Perëndia është
dritë, dhe nuk ka ndonjë errësirë tek ai. Nëse themi që kemi pjesë në të,
dhe ecim në errësirrë, gënjejmë, dhe nuk bëjmë të vërtetën” 1 Jn 1:5-6.
-
Nëse je thirrur
të jesh një me Krishtin, ec me Krishtin
dhe ki mendjen e Krishtit. Pastaj pyet veten:
o
Si jetoi Krishti?
o
Si eci Ai?
o
Si veproi Ai mbi
tokë?
o
Si vuajti dhe
vdiq Ai?
o
Si duhet ta
imitoj UNE jetën e Tij në jetën time?
-
Shiko jetën e Tij
si një model për ta imituar në jetën e përditshme!!!
o
“Edhe le të jetë
tek ju po ajo mendje që ishte edhe në Jisu Krishtin, i cili, duke qenë në formë
Perëndie, nuk e quajti rrëmbim të qenët i barabartë me Perëndinë, por zbrazi veten e tij duke marrë formë
shërbëtori, duke u bërë i ngjashëm me njerëzit, dhe duke u gjendur me pamje si
njeri, e përuli veten e tij, duke u bërë i bindur deri në vdekje, dhe vdekje
kryqi. Prandaj edhe Perëndia e mbilartësoi dhe i fali emër që është mbi çdo
emër, që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiejt e mbi
dhe e nën dhe, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të
Perëndisë Atë” (Fil 2:5-11)
Të rritemi
në besim deri në fund dhe të ruhemi nga largimi:
- Ripërtëritje
e vazhdueshme
- Lutje, Shkrimi i Shenjtë, Jetë AKTIVE NE MISTERET e Kishës, me
qëllim që të rritesh në marrëdhënien tënde me Perëndinë. Marrëdhënia jonë
nuk mund të jetë kurrë statike. Ajo nuk mund të qëndrojë kurrë në të
njëjtin nivel.
- Praktiko dhe jeto atë
që ti mëson në mënyra konkrete të jetës sate.
- Ji i
disiplinuar në përdorimin e mjeteve
të Kishës – kreshma, lëmosha…etj. Por kujto, të gjitha këto janë vetëm
mjete, jo qëllim në vetvete!!! Ato janë mjete që ne të bëhemi më të disiplinuar
në kërkimin tonë për Perëndinë!!!
- Ji i
përgjegjshëm
Në udhëtimin tënd drejt Krishtit nevojiten bashkëudhëtarë
që të ndihmojnë dhe i ndihmon të rriten
në besim:
- Ati shpirtëror
- Drejtues të tjerë shpirtërorë, jo vetëm një prift.
- Miq shpirtërorë dhe – bashkudhëtarë.
- Fëmijë shpirtërorë
- Ruaj zemrën
dhe jetën tënde.
Atë Luka Veronis (2005)
No comments:
Post a Comment