Sa prej nesh mund të thonë se shërbimi ynë është i
“frytshëm”?
Sa prej nesh ndjejnë që jeta jonë është e “frytshme”?
Çdo të thotë të jesh “i frytshëm”? Sa fryte janë të
mjaftueshme?
Një përcaktim i jetës së frytshme është jeta e
transformuar nga Ungjilli - JETË TË TRANSFORMUARA!!! Ose mund të themi JETË TË NDRYSHUARA!!!
A është jeta jonë “jetë e transformuar” – jetë e
transformuar dhe e ndryshuar nga Ungjilli i Jisu Krishtit?
A po i ndihmon shërbimi ynë njerëzit që t’i drejtojë
rrugën e transformimit?
·
Kjo është një
pyetje që duhet menduar shpesh. Gjatë viteve që shërbejmë në kishë, a e kalojmë
kohën më shumë me programe dhe aktivitete të cilat ndihmojnë që të ndryshojnë
jetët e njerëzve të tjerë?
·
Çfarë ndodh me
këta njerëz?
·
Nga disa, kemi
dëgjuar se janë divorcuar, disa janë larguar nga kisha, të tjerë nuk janë
aktivë në jetën e krishterë.
·
Disa kanë
qëndruar besnikë.
·
Kuptojmë që
ndryshimi dhe transformimi është një udhëtim që vazhdon!
Lexo 2 Pjetrit 1: 3-11
3.
Siç na i fali të
gjitha fuqia e tij hyjnore për jetë e shpresëtari me anë të njohjes së atij që
na thirri me lavdi e me mirësi;
4.
me anë të të
cilave na dhuroi premtimet më të çmueshme e më të mëdha, që me anë të këtyre të
bëheni pjesëtarë të natyrës së Perëndisë, duke larguar prishjen që vjen në botë
me anë të lakmisë.
5.
Edhe për gjithë
këtë punë, duke bërë çdo përpjekje, shtoni në besimin tuaj mirësinë, dhe në
mirësinë diturinë,
6.
edhe në diturinë
përmbajtjen e vetes, dhe në përmbajtjen e vetes durimin, dhe në durimin
përkushtimin,
7.
edhe në
përkushtimin dashurinë vëllazërore, dhe në dashurinë vëlllazërore dashurinë.
8.
Sepse po të jenë
këto ndër ju dhe të shtohen, nuk do t’ju bëjnë përtacë dhe të pafrytshëm në
njohjen e Zotit tonë Jisu Krisht.
9.
Sepse ai, tek i
cili nuk janë këto, është i verbër, dritëshkurtër, dhe harroi pastrimin e
mëkateve të tij të vjetër.
10. Prandaj, vëllezër, kujdesuni më tepër të siguroni
thirrjen dhe zgjedhjen tuaj; sepse duke bërë këto, nuk do të mëkatoni kurrë.
11. Sepse kështu do t’ju jepet juve plotësisht hyrja në
mbretërinë e përjetshme të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.
Vargu 3
Perëndia na ka dhënë çdo gjë që na nevojitet për një jetë
të perëndishme!
·
Perëndia është me
ne. Dëshira e Tij është për të mirën tonë.
·
Ai na ka dhënë
mjetet e nevojshme, pjesa tjetër varet nga dëshira dhe vullneti ynë.
Vargu 4
Premtimet e Tij të mëdha dhe të çmuara… . Kështu që ne mund të marrim pjesë
në natyrën hyjnore, duke iu larguar prishjes në këtë botë.
·
Duhet të kujtojmë
vazhdimisht “premtimet e çmuara” të Perëndisë. Rreziku i vazhdueshëm i të
harruarit ose të injoruarit e këtyre premtimeve në mes të aktiviteteve, punëve
dhe bizneseve tona.
·
Qëllimi i jetës
sonë (dhe i shërbimit tonë) është të bëhemi një me Perëndinë.
·
Si mund t’i
ndihmojmë të tjerët të kuptojnë dhe të zbulojnë këtë qëllim?
·
Mos lejo qëllimet
dytësore t’i zënë vendin QËLLIMIT PARËSOR.
·
QËLLIMI PARËSOR: Rruga e transformimit/ndryshimit:
Vargu 5
·
Përmbush besimin
me mirësi (VIRTYT)
·
Mirësinë me
dituri
·
Diturinë me përmbajtjen
e vetes
·
Përmbajtjen e
vetes me durim
·
Durimin me
përkushtim
·
Përkushtimin me
dashuri vëllazërore
·
Dashurinë
vëllazërore me dashuri
Çfarë po bëjmë konkretisht në jetën e përditshme, çfarë
bëjmë javë pas jave që të rritemi në secilën prej këtyre fushave?
VIRTYTI:
·
mirësia,
·
vepra të vogla
mirësie,
·
vepra bamirësie
dhe mëshire
·
moral i shkëlqyer
(ki mendje Krishti) ndershmëri, pastërti.
DITURIA:
·
Lexo Shkrimet çdo
ditë,
·
Lexo jetët e
shenjtorëve dhe shembuj të tjerë (jetë frymëzuese të njerëzve bashkëkohorë)
·
lexo libra
theologjikë
·
DITURIA SIPAS
BIBLËS NUK I REFEROHET INFORMACIONIT INTELEKTUAL, POR “TË
NJOHËSH” DO TË THOTË TË PËRJETOSH, TË KESH NJË MARRËDHËNIE INTIME.
PERMBAJTJA E VETES
·
DISIPLINË NË
KRESHMË
·
Emërto dhe
përqendrohu në veset e këqija të përditshme
DURIMI
·
Mos hiq dorë në
mes të vështirësive dhe zhgënjimeve.
·
Mos u dekurajo
nga vetja dhe të tjerët me të cilët punon.
·
Këmbëngulje në
disiplinën tënde shpirtërore.
·
Le ta mbarojmë
jetën tonë me paqe, pendim, … mbarim të
krishterë të jetës sonë.
PERKUSHTIMI
·
Dedikim,
përkushtim në të vepruarit dhe të jetuarit si Krishti (ki mendje Krishti)
DASHURIA VËLLAZËRORE
·
Interesim për të
tjerët
·
Nuk mund të kemi
dashuri për Perëndinë pa dashuri konkrete për njëri - tjetrin.
·
Dashuria e tillë
fillon me marrëdhënien tonë me njëri - tjetrin brenda në Kishë dhe pastaj
zgjerohet më tej.
DASHURIA
·
Dashuria bazë dhe
hyjnore është dashuria pa interes dhe pa kushte e Perëndisë.
Vargu 8
Sepse po të jenë këto ndër ju dhe të shtohen, nuk do t’ju
bëjnë përtacë dhe të pafrytshëm në njohjen e Zotit tonë Jisu Krisht.
·
Jeta shpirtërore
nuk është kurrë një jetë statike, që qëndron në vend. Ose ecim përpara, ose
kthehemi pas. Jo neutralë.
·
Jemi përgjegjës
për njëri-tjetrin, kjo është sfida jonë.
o Si e tregoni që keni përgjegjësi për njëri-tjetrin?
o Kujtoni qëllimin e jetës së transformuar – a po i rritim
cilësitë tona?
Vargu 11
Bëni këto gjëra dhe kurrë nuk do të pengoheni…, sepse
kështu do t’ju jepet juve plotësisht hyrja në mbretërinë e përjetshme të Zotit
dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht.
Nëse pasuroheni me këto cilësi, ato do t’ju bëjnë të
frytshëm.
·
Pa to jeni të
verbër.
·
Përforconi
thirrjen tuaj.
·
Hyrja në
Mbretërinë e Perëndisë do të jetë e begatë.
Lexo Joani. 15:1-16
- “Unë jam vreshti i vërtetë dhe Ati im është bujku.
- Çdo hardhi që nuk sjell pemë, e këput; dhe çdo
hardhi që sjell pemë, e pastron, që të sjellë më tepër pemë.
- Tanimë ju jeni të pastër prej fjalës që ju kam folur
juve.
- Qëndroni tek unë, edhe unë tek ju. Sikurse hardhia
s’mund të bëjë pemë prej vetiu, nëse nuk mbetet në vresht, kështu as ju,
në mos mbetshi tek unë.
- Unë jam vreshti, ju jeni hardhitë; ai që mbetet tek
unë, dhe unë tek ai, ky bën pemë shumë; sepse pa mua s’mund të bëni asgjë.
- Nëse nuk mbetet ndonjë tek unë, hidhet jashtë si
hardhia dhe thahet; pastaj i mbledhin e i hedhin në zjarr, dhe digjen.
- Në mbetshi tek unë, dhe fjalët e mia në mbetshin tek
ju, do të lypni ç’të doni, dhe do t’ju bëhet juve.
- Im Atë në këtë lavdërohet, të sillni shumë pemë;
edhe kështu do të bëheni nxënës të mi.
- Siç më deshi Ati, edhe unë ju desha ju; qëndroni në
dashurinë time.
- Në ruajtshi porositë e mia, do të mbeteni në
dashurinë time; siç ruajta unë porositë e Atit tim, dhe mbetem në
dashurinë e tij.
- Jua fola juve këto, që të mbetet gëzimi im tek ju,
dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
- Kjo është porosia ime, të doni njëri tjetrin, siç ju
desha unë ju.
- Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë
ndonjë jetën e e tij për miqtë e tij.
- Ju jeni miqtë e mi, në qoftë se bëni sa ju porosis.
- Nuk ju them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk
di ç’bën i zoti; po ju thashë juve miq, sepse ju tregova gjithë sa dëgjova
prej Atit tim.
- Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe ju
urdhërova të shkoni e të bëni pemë dhe pema juaj të mbesë; që çdo gjë t’i
lypni Atit në emrin tim t’jua japë juve.
Vargu 1-2
Çfarë nënkupton shëmbëlltyra e vreshtit?
Si jemi ne me Krishtin hardhitë me vreshtin?
·
Hardhitë lidhen
me vreshtin. Nëse nuk lidhet me rrënjën, ajo do të thahet dhe do të vdesë.
·
Kur është e
lidhur, cilat janë rezultatet?
·
FRYTE/PEMË!!
Çdo të thotë të krasitësh/pastrohesh? Pse e
krasitim/pastrojmë një pemë? – Që të sjellë sa më shumë fryte.
Vargu 4
Qëndroni tek unë, edhe unë tek ju. Sikurse hardhia s’mund
të bëjë pemë prej vetiu, nëse nuk mbetet në vresht, kështu as ju, në mos
mbetshi tek unë.
Çdo të thotë të qëndrosh/banosh në Krishtin ashtu si Ai
qëndron në ne? Si qëndron/banon Ai në ne?
·
Ai qëndron me ne
pa interes, madje edhe kur ne E injorojmë, harrojmë, mohojmë apo E ofendojmë
Atë.
·
Ai kurrë nuk do
të na braktisë, kurrë nuk do të na lërë. (Unë jam me ju deri në fund të jetës)
·
Ai qëndron me
mirësi dhe butësi me ne.
§ Zbulesa 3.20 “Ja unë qëndroj te dera dhe trokas… ”.
Si banojmë ne në Të?
·
Nëpërmjet
përpjekjes së ndërgjegjshme
·
Nëpërmjet
pagëzimit dhe përjetimit të jetës shpirtërore
·
Nëpërmjet lutjes,
kreshmimit, lëmoshës
·
Nëpërmjet
pjesëmarrjes në Mistere, veçanërisht me anë të Kungimit të shenjtë dhe
Rrëfimit.
Vargu 5
Cilat janë frytet që sjellim kur qëndrojmë/banojmë në
Krishtin?
·
Frytet e Shpirtit
·
Dashuria, gëzimi,
paqja, durimi, mirësia, mirëdashja, besnikëria, përulësia, vetëkontrolli.
·
Njerëz të faljes
– të gatshëm për të falur të tjerët
·
Mëshirë
·
Pendim:
rivlerësim i vazhdueshëm i vetes dhe pendim (kthimi tek Perëndia)
·
Vepra të mira
ndaj të tjerëve për hir të dashurisë (për lavdi të Perëndisë, jo për lavdinë
tonë)
Pa Krishtin, nuk mund të japim fryte të tilla në
plotësinë e tyre.
·
Krishti na
ndihmon të falim, të duam, të mëshirojmë!
Vargu 6
Cilat janë pasojat e mosqëndrimit me Krishtin?
·
Hedhja në zjarr
dhe djegia
·
Kujto Zbulesën 3:
16 “Mbasi je kështu i vakët, dhe as i ftohtë e as i grohtë, unë do të të vjell nga goja ime”.
·
Bano/qëndro në
Krishtin dhe kërkoni çfarë të doni.
·
Nëse qëndrojmë me
Krishtin, do të kërkojmë sipas vullnetit të Tij. Ne do të kemi mendje Krishti.
Prandaj nuk do të kërkojmë gjëra të kota, por gjithçka që nevojitet për
shpëtimin tonë dhe për shpëtimin e të tjerëve.
Vargu. 8
Për të lavdëruar Perëndinë
·
Si e lavdërojmë
Perëndinë
o
Duke sjellë fryte
në jetën tonë
o
Një shenjë e të
qenit dishepull është të sjellësh fryte!!!
Nga dashuria do t’ju njohin që jeni
dishepujt e mi.
·
Mos u mashtroni,
nuk na justifikojnë fjalët tona, por jeta jonë, frytet tona, veprat tona!
Vargu 9
Siç më deshi Ati, edhe unë ju desha ju; qëndroni në
dashurinë time.
Si na ka dashur Perëndia?
- Pa kushte, pa kufi, me dashuri sakrifikuese.
- Një nga sekretet e jetës është TË BANOJMË NË DASHURINË E KRISHTIT. Të jemi të sigurt se jemi bij të dashur
të Perëndisë!!! Qëndroni në këtë dashuri çdo ditë!
- Kjo na jep sigurinë më të madhe.
- Frika nuk mund të qëndrojë atje ku është dashuria.
Dashuria e nxjerr jashtë frikën!
- Ne kemi nevojë të sigurojmë veten tonë çdo ditë për
këtë dashuri. Perëndia na do!
Vargu 10
- Të qëndrojmë në dashurinë e Perëndisë = të ruajmë
porositë e Tij.
- Kjo është një mënyrë shumë e qartë për të gjykuar
dashurinë tonë për Perëndinë.
Vargu 11
Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju
dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
- Një nga frytet më të mëdha të jetës së krishterë
duhet të jetë GEZIMI! Një jetë pa gëzim nuk është jetë me Krishtin!!!
- Gëzim i thellë dhe i brendshëm që nuk largohet
kurrë. Madje edhe në mes të dëshpërimit më të madh, ky gëzim do të mbetet
me ne.
o
“Sepse unë mendoj
se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë të barazohen me lavdinë që do të
zbulohet ndër ne” Rom. 8:18.
Vargu 12-13
Kjo është porosia ime, të doni njëri tjetrin, siç ju
desha unë ju. Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo, të vërë ndonjë jetën e e
tij për miqtë e tij.
·
Fryti i dashurisë
së Perëndisë është që të duam njëri-tjetrin ashtu si ai na deshi ne!
·
Ky është qëllimi
i jetës sonë – të kemi dashuri pa kushte.
·
A i duam të
tjerët në këtë mënyrë?
·
A jemi gati të
japim jetën tonë për të tjerët?
Vargu 14 – 15
Ju jeni miqtë e mi, në qoftë se bëni sa ju porosis. Nuk
ju them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk di ç’bën i zoti; po ju thashë
juve miq, sepse ju tregova gjithë sa dëgjova prej Atit tim.
·
Thirrja e
Perëndisë për ne është një thirrje miqësie. Miqësi e thellë, autentike, intime!
·
Miqësi Perëndie:
o
Besnikëri
o
Besim
o
Dashuri pa kushte
o
Siguri
o
Inkurajim
o
Kujdes, dhembshuri
·
Marrëdhënia jonë
me Perëndinë nuk është me një Perëndi indiferent që qëndron larg nesh. Ai është
miku ynë!
Vargu 16
Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe ju
urdhërova të shkoni e të bëni pemë dhe pema juaj të mbesë; që çdo gjë t’i lypni
Atit në emrin tim t’jua japë juve.
- Kujtoni gjithmonë, Perëndia e mori i pari
iniciativën. Ai e bëri i pari hapin drejt nesh, dhe na zgjodhi para se ne
të vendosim ta ndjekim Atë.
- Ai është Perëndi që na kërkon dhe pret përgjigjen
tonë!
- Ai na zgjodhi me një qëllim, -
të japim fryt!
Marrëdhënia e ngushtë me Perëndinë na drejton në të
dhënit fryt në jetën tonë për lavdi të emrit të Tij!
Atë Luka Veronis (2006)
No comments:
Post a Comment