"GEZOHU, pra, o i ri, NE RININE TENDE,
Le të GEZOHET zemra jote ne ditet e rinise sate;
NDIQ rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu,
POR dije se për të gjitha këto gjëra
PERENDIA DO TE TE THERRASE NE GJYQ". Predikuesi 11.9
GEZOHU!
Qytetërimi i sotëm përdor fjalët GEZIM, RINI dhe LIRI në mënyrë të gabuar dhe problematike. Ai i përdor këto fjalë për të na futur në grackën e vet e për të na tërhequr në konsumim, duke paraqitur parrullat: bli gjëra se do jesh i lumtur, ndiq kënaqësinë e shqisave dhe do Të gëzohesh.
Në fakt gëzimi nuk vjen nga të pasurit gjëra, por nga marrëdhënia ndërpersonale.
VETEM NJE MARREDHENIE ESENCIALE NDERPERSONALE SJELL GEZIM TE VERTETE.
LIRIA
Kur liria kufizohet në nivel të jashtëm, njeriu nuk është i gëzuar. Shikojmë vende me banorë të pasur, por të pakënaqur. Jetojnë brenda bollëkut, por s'kanë gëzim, s'kanë as lumturi. Apostull Petro shkruan se ekziston liria që mund të jetë mbulesë e së keqes. Kam liri të zgjedhë, por brenda jam i varur nga PASIONET.
ZEMRA
Në një reklamë thuhej: ndiq zemrën tënde
Domethënë ji impulsiv, bëj në çdo moment ç'të thotë zemra.
Por zemra është e kundërta, siç e thotë dhe Shkrimi i Shenjtë, ZEMRA është njeriu i fshehur i cili është shumë i çmuar para Perëndisë. Qytetërimi përpiqet ta na bindë se realiteti është vetëm ajo që duket, ndërkohë që gjërat më të rëndësishme për njeriun janë ato thellë brenda shpirtit të tij. Zemra nuk është konsumi, por ajo që fsheh kërkesa të larta dhe fisnike të njeriut. Disa herë zemra funksionon pa e kuptuar ne. Kujto historinë e dy dishepujve që shkonin për në Emaus. Ata bënë një rrugë të gjatë me Jisuin, por nuk e kuptonin që ishte Ai. Pasi u largua Jisui ata i thoshin njeri-tjetrit: A NUK NA DIGJEJ ZEMRA KUR ECNIM ME TE?
Atë që do të arrijë qytetërimi i konsumit është të mos e ndjekim realisht zemrën, edhe pse në reklama paraqitet me parrullën ndiq zemrën.
Qytetërimi bën zhurmë (nëpërmjet reklamave, programeve etj) që ne të mos e dëgjojmë zemrën, madje përpiqet aq shumë sa na pengon të mos dëgjojmë as fjalët e Zotit, i cili flet me zë të qetë, pa bërtitur.
Nëse do të dëgjojmë zemrën nuk do të blejmë gjëra të tepërta. Kujtoni që kultura e konsumit është BLI, vetëm BLI.
GEZO JETEN! Zoti ynë na thotë shumë herë GEZOHU!
Ç'do të thotë gjykoj?
Zoti thotë, unë nuk gjykoj asnjë, fjalët që thashë, do t'ju gjykojnë.
Kur Zoti do të vijë për gjykim çdo njeri nga ne do të jetë përballë me të vërtetën e e Perëndisë. E vërteta e Perëndisë do të na gjykojë. Secili prej nesh e kupton nëse jeton të vërtetën e Perëndisë ose jo. P.sh. kur jetojmë pranë një njeriu të shenjtë ne gjykohemi, domethënë shenjtëria e tij nxjerr në pah mëkatin tonë. Dënimi që do të ketë njeriu që nuk jeton me porositë e Zotit, është se do t'i mungojë GEZIMI që do të kishte po të ishte i bashkuar me Zotin.
Zoti tha: "UNE JAM UDHA, E VERTETA DHE JETA". E vërteta është e lidhur me jetën. Ai që nuk është në të vërtetën, nuk jeton. Jeta e Zotit nuk përçohet te ai.
Ju si të rinj keni një mundësi të madhe, që të tjerët nuk e kanë; keni zemër të madhe, kërkoni GEZIMIN më shumë se të moshuarit, dhe keni etje për LIRI. Eshtë përgjegjësi e të rinjve të qartësojnë rrugën e tyre. Ka shumë dobi nëse e bëni këtë. Besoj se brenda Kishës, duke lexuar dhe duke u lutur do të arrini ta gjeni rrugën e duhur.
Njeriu nuk ka gëzim kur nuk ka marrëdhënie me të tjerët. Nuk ka gëzim kur të tjerët i shohim si gjëra, si mjete për kënaqësinë tonë, dhe jo si persona. Nëse sillemi kështu, bota fillon dhe mbaron tek unë.
JETOJME QE TE MESOJME TE DUAM.
AI QE NJEH REALISHT VETEN, NJEH GJITHCKA.
SA ME SHUME NJOHIM VETEN, AQ ME SHUME ADMIROJME MISTERIN E PERENDISE.
No comments:
Post a Comment