Çfarë të mëson Perëndia me PROBLEMET që lejon në jetën tënde?
Problemet që has ose do të të mposhtin ose do të të rritin. Kjo varet nga mënyra se si u përgjigjesh atyre. Fatkeqësisht shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se Perëndia përdor problemet për të mirën e jetës së tyre. Në vend që të ndalojnë e të mendojnë se çfarë përfitimi mund të sjellin ato, ata reagojnë pa arsye dhe nuk kanë durim ndaj problemeve që hasin.
5 mënyra se si Perëndia dëshiron të përdorësh problemet në jetën tënde:
Perëndia përdor problemet që të të DREJTOJE. Ai lejon të ndodhesh në pozitë të vështirë që të të nxitë. Shpesh problemet të udhëheqin në drejtim të ri dhe të motivojnë të ndryshosh. A përpiqet Perëndia të të tërheqë vëmendjen? Zakonisht të nevojitet një situatë e dhimbshme për të të ndryshuar rrugët. “Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen… “. Fj.urt. 20.30
Perëndia përdor problemet që të të SHQYRTOJE. Njerëzit janë si bustinat e çajit. Nëse dëshiron të dish se ç’ka brenda tyre, thjesht vendosi në ujë të nxehtë. A e ka provuar ndonjëherë Perëndia besimin tënd nëpërmjet ndonjë problemi? Çfarë zbulon te ty një problem? Kur ke shumë lloje vështirësish, duhet të jesh plot gëzim, sepse ti e di që këto vështirësi provojnë besimin tënd dhe kjo do të të sjellë durim.“Konsiderojeni për gëzim të madh, vëllezërit e mi kur bini në lloj- lloj ngasjesh; duke ditur se prova e besimit tuaj punon durim”. Jak.1:2-3
Perëndia përdor problemet që të të NDREQE. Disa mësime i mësojmë vetëm nëpërmjet dhimbjes dhe dështimit. Ashtu si prindi yt të tregonte kur ishe i vogël të mos prekje sobën e nxehtë. Ndoshta e mësove këtë pasi u dogje një herë. Ne mësojmë vlerën e diçkaje, p.sh, shëndetit, parasë, miqësisë, vetëm kur e humbin. “Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e Tua. Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi”. Ps. 119:71-72
Perëndia përdor problemet që të të RUAJE. Një problem mund të jetë një bekim i mbuluar kur ai ndalon dëmtimin tënd nga diçka shumë serioze. Vitin e kalur një person e hoqën nga puna sepse nuk pranoi të bënte diçka të paligjshme që i kërkoi drejtoi. Të qënit i papunë ishte problem – por kjo e ruajti nga faji dhe burgu kur një vit më vonë u zbuluan të vërtetat nga trupi gjykues. “Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbej të mirës… “. Zan.50:20
Perëndia përdor problemet që të të PERSOSE. Kur i trajtojmë problemet si duhet, ato ndërtojnë karakterin. Perëndia është më tepër i interesuar për karakterin tënd, sesa për rëhatinë tënde. Lidhja me Perëndinë dhe karakteri janë dy gjërat e vetme që do t’i marrësh me vete në përjetësi. Gëzohu kur ke probleme, se të mësojnë të bëhesh i durueshëm. Durimi zhvillon forcën e karakterit dhe të ndihmon t’i besosh Perëndisë. Forca e karakterit duhet të përdoret derisa shpresa dhe besimi yt të jenë të fortë e të qëndrueshëm. “Edhe jo vetëm kjo, po edhe mburremi për shtrëngimet, duke ditur se shtrëngimi sjell durim, edhe durimi provë, dhe prova shpresë”.
Perëndia punon në jetën tënde edhe kur ti nuk e di ose nuk e kupton. Por është më e lehtë dhe më dobiprurëse kur ti bashkëpunon me Të.
JE I BEKUAR – S’ËSHTË NEVOJA TË STRESOHESH!
No comments:
Post a Comment