Lutje për miqtë e mi


Lutje për miqtë e mi

Hapi duart e Tua, o Zot, dhe shpërnda bekime.
Merri në krahët e Tu miqtë e mi, mbështilli me dritë.
Ngazëlleji me dashuri, pajisi me urtësi.
Bëje jetën e tyre të bukur, me paqe dhe me vlerë.
Ruaji ata, o Perëndi, të jenë besnikë në Ty, ashtu si kanë qenë deri tani.
Bëji të qëndrojnë gjithmonë trima si heronjtë dhe të thjeshtë si fëmijët;
të sjellshëm dhe të vendosur;
të guximshëm dhe të dëlirë.


Zot, bëj që ngazëllimi Yt të banojë në zemrat e tyre.
Jepu atyre fuqi në durim,
rezistencë në dhimbje,
dhe zemërgjerësi në triumf.


Gjakftohtësi në argëtimet e tyre,
ekuilibër në sukses;
paqe dhe këmbëngulje në fatkeqësi.

Perëndi, të lutem për miqtë e mi dhe pikërisht në të njëjtën kohë të falënderoj.
Të falënderoj, sepse miqtë e mi janë një nga dhuratat e Tua më të çmuara në jetën time.
Bekimet e qiellit dhe të mirat e tokës le të jenë me miqtë e mi, o Perëndi.

Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri