Asgjë nuk mund të të ndajë ty nga dashuria e Tij!

Perëndia ka fuqinë për të të mbrojtur,
dhemshurinë për të të ngushëlluar,
hirin për të të shpëtuar dhe
zemrën për të të DASHUR PERGJITHMONE!

“Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as engjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vijnë, as lartësi, as thellësi, as ndonjë gjë tjetër e krijuar nuk do të mundë të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë ".
Romakëve 8:38-39

Dashuria e Perëndisë tejkalon çdo lloj dashurie njerëzore që ti mund të kesh përjetuar! Njerëzit mund të vijnë e të shkojnë në jetën tënde, por Perëndia qëndron gjithmonë me ty. Ai nuk do të të lërë as nuk do të të braktisë kurrë! Dashuria e njeriut mund të jetë e kushtëzuar, por dashuria e Perëndisë është e mbinatyrshme; e pakushtëzuar, dhe e pakufizuar. Ti s’mund të bësh asgjë për ta fituar dashurinë e Tij dhe nuk mund të bësh asgjë për të ndaluar dashurinë e Tij.


Shkrimi i Shenjtë na tregon se dashuria e Tij është e durueshme dhe e mirë; dashuria e Tij ka besim te më e mira jote. Dashuria e Tij të çliron dhe të ripërtërin. S’ka rëndësi çfarë të kanë thënë të tjerët ose çfarë ti vetë mund të mendosh për veten tënde sot, ti je thesari i Tij i çmuar.
Asgjë nuk mund të të ndajë ty nga dashuria e Tij! Mos harro, besimi aktivizohet prej dashurisë. Ndërsa e lejon Atë të të mbushë me dashurinë e Tij, besimi yt do të ndizet, dhe ti do të fuqizohesh për të jetuar jetën me bollëk që Ai ka për ty! Amin.