“Qëndro në qetësi para Zotit dhe prite Atë me durim... " Psalmi 37:7
A po mundohesh që të realizosh një ëndërr tënden? A je zhgenjyer në
lidhje duke u përpjekur të ndryshosh tjetrin apo duke u përpekur t’i
tregosh si duhet të jetojë? Ndosha e ke për mirë, ndoshta ke qëllime të
mira, por nëse po përpiqesh që gjërat të ndodhin sipas mënyrës sate,
ose sipas planit tënd, patjetër do të zhgënjehesh.
Ka ardhur momenti që ti duhet t’ia lësh Zotit këto rrethana dhe të besosh që Ai do më të mirën tënde.
Si t’ia dorëzosh Zotit gjërat?
Fillimisht bëj zgjedhjen dhe thuaje vendimin tënd. Thuaj: "O Atë i
dashur, unë të lejoj ty të jesh Perëndia i kësaj situate. Unë i heq
duart prej saj. Kam besim te Ti”.
Pastaj lavdëroje Atë. Adhurimi
është një nga mënyrat më të mira për të vendosur zemrën dhe mendjen në
vendin e duhur. Ti s’mund të jesh i mërzitur dhe të adhurosh në të
njëjtën kohë! Adhurimi është shenjë që ti i beson Perëndisë dhe i lë
gjërat në duart e Tij; shqetësimi është shenjë që ti po përpiqesh të
kontrollosh gjërat.
Sot, largoje presionin nga vetja dhe
dorëzoji gjërat në duart e Perëndisë. Lejo Atë të jetë në kontroll dhe
të marrë pengesat e tua dhe të të japë përgjigjen. Kujto, Perëndia që
mban gjithë universin të mban ty në pëllëmbën e dorës të Tij. Besoji
Atij dhe lejo Perëndinë të jetë Perëndi në çdo aspekt të jetës sate.
Amin.