Nëse je i këputur dhe i lodhur...ndryshosh atë ku ke vendosur shpresën tënde!
Nëse ke besim të dobët,
nëse e ke të vështirë të besosh,
nëse dyshimet të bombardojnë kokën, mos u mërzit.
Perëndia nuk është vetëm plot me mëshirë, Ai është edhe plot me fuqi.
Fuqia e Tij do të të mbajë, derisa besimi yt të forcohet.
A ke nevojë ta ripërtërish fuqinë tënde sot?
Shkrimi i shenjtë na thotë se kur shpresojmë te Zoti, pikërisht kjo do të na ndodhë – fuqia jonë ripërtërihet.
Nëse je i këputur dhe i lodhur, i tronditur nga përkujdesjet e kësaj bote,
kjo është një shenjë e qartë që ke nevojë të ndryshosh atë ku ke vendosur shpresën tënde.
A i ke shpresat e tua te puna?
Te qeveria?
Tek ekonomia?
Te ndonjë person?
Të gjitha këto janë gjëra që do të ndryshojnë.
Por kur shpreson te Zoti, ti jepesh te Shkëmbi i Përjetshëm!
Ai nuk ndryshon kurrë! Ai është i vetmi themel i fortë për shpirtin tënd!
Sot, gjej fuqi duke e vendosur shpresën tënde tek Ai.
Fillo duke thënë me zë të lartë: “O Zot, shpresën time e vë te Ti.
Besoj që Ti punon në fshehtësi në jetën time. Dua të prehem në Ty”.
Më pas, ushqeje shpresën tënde duke medituar çdo ditë mbi Shkrimin e shenjtë.
Ndërsa ripërtërin mendjen tënde me Fjalën e Perëndisë, do të gjesh fuqinë,
shpresën dhe fitoren e Tij gjithë ditët e jetës sate! Amin.