Shkurtorja 1
Udhëheqëse e
pamposhtur dhe rritëse e mirë e të krishterëve, ne shërbëtorët e tu, të
shpëtuar nga i ligu, të këndojmë falënderimet tona mirënjohëse. Por sikurse ke
fuqi të pamposhtur shpëtoji fëmijët e mi nga të gjitha rreziqet që me lot të të
thërras: Rriti fëmijët e mi (emrat), të jenë të denjë për mbretërinë Qiellore,
dhe bëji trashgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shtëpia 1
Ndërmjeto te Biri dhe
Zoti yt, o e Përmbishenjtë, që një engjëll nga qielli t’u dërgohet fëmijëve të
mi, sikurse dhe ty t’u dërgua një mbrojtës i plotfuqishëm, kryeengjëlli
Gabriel; dhe bëmë të denjë të të thërras kështu:
Rriti fëmijët e mi, të
jenë engjëj tokësorë.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë njerëz qiellorë.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë shërbëtorët e tu.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji trashëgimtarë
të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 2
Ndërsa ti e sheh
përgjërimin tim prej nëne për fëmijët e mi, duke kërkuar ndihmë vetëm tek ti,
merri nën mbrojtjen tënde të nderuar e të mëshirshme, që ata t’i thërrasin
Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 2
Dërgoju fëmijëve të mi
ndriçim nga lart, që të njohin si të shërbejnë mirë ty; mbushi zemrat e tyre me
urtësi qiellore dhe bëji të duan vetëm këtë, dhe të përçmojnë gjërat e botës.
Mos i ndalo buzët e mia që të thërrasin për gjëra si këto:
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të zgjuar si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.
Rriti fëmijët e mi, të
kenë njohuri për të mirën, por jo për mëkatin.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të mençur kundër dinakërive të djallit.
Rriti fëmijët e mi, ta
ndërtojnë me urtësi dhe mençuri jetën e tyre, duke ndjekur shembullin e
shenjtorëve.
Rriti fëmijët e mi,
duke i ushqyer me qumështin e urtësisë së fshehtë të Perëndisë, që ta kërkojnë
këtë gjatë gjithë jetës së tyre.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 3
Fuqia e Tërëlartit le
të mbështjellë fëmijët e mi me anë të ndërmjetimeve të tua të vazhdueshme
përpara Birit tënd, që, pasi të kenë njohur mëshirën tënde prej nëne
përkundrejt gjithë atyre që rendin te Perëndia, me besim t’i thërrasin
Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 3
Fëmijët që më dha
Perëndia nuk dëshiroj t’i shoh të jetojnë në vuajtje të përjetshme, por,
përkundrazi, t’i shoh të shkruar në Librin e Jetës dhe trashëgimtarë të jetës
së përjetshme. Për hirin tënd, o e Përmbikulluar, vëri veshin lutjes sime kur
të thërras ty:
Rriti fëmijët e mi,
t’i shpëtojnë vuajtjes së përjetshme.
Rriti fëmijët e mi, të
trashëgojnë jetën e përjetshme.
Rriti fëmijët e mi, të
kalojnë jetën e tyre në pendim.
Rriti fëmijët e mi, të
punojnë për të marrë Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Rriti fëmijët e mi, të
mundohen fort për të fituar Mbretërinë e Qiellit.
Rriti fëmijët e mi, të
shkruhen në Librin e Jetës.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 4
Vajtoj, ngaqë kam
furtunë mendimesh të dyshimta brenda meje, dhe ngaqë dëshiroj që fëmijët e mi
të pinë prej jetës së përjetshme. Por, pasi kujtoj mëshirat e tua shumë të
çmuara, me shpresë dhe zemër të përulur i këndoj Birit tënd: Aliluia.
Shtëpia 4
Pasi dëgjoj zërin tënd
kur i thërret Birit {tënd}: "Ruaji në trashëgiminë tënde ata që m'i dhe që
prej jetëve", i hap duart dhe zemrën time drejt mirëdashjes sate, duke t'u
lutur të m'i mbash fëmijët midis shërbëtorëve të tu, dhe të m'i plotësosh këto
kërkesa:
Rriti fëmijët e mi, në
trashëgiminë tënde të tërëshenjtë.
Rriti fëmijët e mi,
bashkë me të gjithë shenjtorët e tu.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë shërbëtorët e tu, duke përmbushur të gjitha urdhërimet e tua.
Rriti fëmijët e mi, të
ecin në rrugën e ngushtë të urdhërimeve të Birit tënd, drejt Jerusalemit
qiellor.
Rriti fëmijët e mi, të
kërkojnë ndihmë prej teje.
Rriti fëmijët e mi, të
trashëgojnë jetën e përjetshme.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 5
Ylli i Mëngjesit, i
cili është Biri yt, o e Përmbikulluar, le të ndriçojë me dritë të
paperëndueshme zemrat e fëmijëve të mi, që ata t’i thërrasin Perëndisë:
Aliluia.
Shtëpia 5
Kur shikon lutjen time
të zellshme, që ngrihet si temjan drejt lavdisë sate, mos e kthe mënjanë
fytyrën tënde prej fëmijëve të mi, ndonëse ata largohen prej teje, por
gjithmonë e më shumë, dëgjo thirrjen e buzëve të mia, kur të këndoj ty:
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të varfër në shpirt, që të trashëgojnë Mbretërinë e Qiellit.
Rriti fëmijët e mi, të
vajtojnë, që të ngushëllohen.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë zemërbutë, që të trashëgojnë tokën.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të uritur dhe të etur për drejtësi, që të ngopen.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të mëshirshëm, që të mëshirohen. Rriti fëmijët e mi, të jenë të pastër në
zemër, që të shohin Perëndinë.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë paqebërës, që të quhen bij të Perëndisë.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 6
Ne të krishterët të
shpallim gjithmonë mbrojtëse të jetimëve, vejushave, nënave, dhe gjithë
fëmijëve të tu që të luten e të thërrasin: Aliluia.
Shtëpia 6
Me rreze hiri mësoi
fëmijët e mi, që, të ndriçuar nga ti prej së larti, të shohin udhën që të çon
në jetën e përjetshme dhe të ecin në të, të ushqyer nën mbrojtjen tënde të
plotfuqishme në Kishën e Birit tënd ku ka dritë të pambaruar. Për hir të kësaj,
dëgjomë mua që të thërras ty kështu:
Rriti fëmijët e mi, të
jenë drita e botës, që drita e tyre të shkëlqejë përpara njerëzve, dhe
njerëzit, duke parë punët e tyre të mira, do të lavdërojnë Atin e tyre në
qiell.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të ndriçuar prej Birit tënd, që me dritën e tij të shohin dritë dhe
drejtoi hapat e tyre drejt tij.
Rriti fëmijët e mi, që
gjithmonë t’i kthejnë sytë e zemrës së tyre te Shpëtimtari i të gjithëve.
Rriti fëmijët e mi, të
udhëhiqen në vendbanimin e të drejtëve prej Yllit të Mëngjesit, i cili është
Biri yt.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të butë, të heshtur, dhe t’i kenë frikë Fjalës së Perëndisë.
Rriti fëmijët e mi, të
të duan ty dhe Birin tënd, jo vetëm me mendjet e tyre, por edhe me zemrat e
tyre.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 7
Duke dëshiruar
shpëtimin e përjetshëm për fëmijët e mi, me lot qëndroj përpara ikonës sate të
gjithënderuar, o Zonjë, që, duke mos e përbuzur lutjen time, ti do t’i
thërrasësh Birit tënd: Aliluia.
Shtëpia 7
Me anë të veprës së
mrekullueshme e të pakuptueshme të Birit tënd, drejtoji fëmijët e mi me dorën
tënde të plotmëshirshme nën mbrojtjen tënde të hirshme, që me sinqeritet të të
thërras ty:
Rriti fëmijët e mi, të
kërkojnë Mbretërinë e Perëndisë dhe Drejtësinë e tij.
Rriti fëmijët e mi, të
ecin në udhën e ngushtë, që të çon në jetën e përjetshme.
Rriti fëmijët e mi, të
bëjnë vullnetin e Birit dhe Zotit tënd në çdo vend.
Rriti fëmijët e mi, të
dëshirojnë shumë të trashëgojnë Mbretërinë e Qiellit.
Rriti fëmijët e mi, të
mos kryejnë blasfemi kundër Shpirtit të Shenjtë.
Rriti fëmijët e mi, të
numërohen midis të zgjedhurve të tu.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 8
Ndërsa enden nëpër
shumë rreziqe dhe në luginën e stuhishme të botës, ku do të gjejnë gëzim e
ngushëllim fëmijët e mi, veçse te ti, o Tërëkulluar?! Udhëto me ta dhe mësoju
atyre udhën e vërtetë, që t’i thërrasin Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 8
Je Nënë mëshirëplotë
për të gjithë, o Zonjë, dhe unë dëshiroj të bëhem biri yt. Prandaj, i vendos
fëmijët e mi në duart e tua dhe me përulësi të lutem:
Rriti fëmijët e mi, të
vigjilojnë dhe të luten, që të mos bien në tundim.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë mëshirëplotë, që dhe Ati i tyre në Qiell të jetë mëshirëplotë ndaj tyre.
Rriti fëmijët e mi me
pastërtinë e fëmijërisë, pasi të këtillëve u përket Mbretëria e Perëndisë.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të fundit e të gjithëve, që të jenë të mëdhenj në sytë e Perëndisë.
Rriti fëmijët e mi, të
përmbushin Fjalën e Perëndisë, dhe të jenë pjesëmarrës të bekimit qiellor për
të cilin erdhën në këtë jetë.
Rriti fëmijët e mi, të
shpresojnë në Mbretërinë e Qiellit.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 9
Mbushi shpirtrat dhe
zemrat e fëmijëve të mi me gjithë të mirat, duke larguar prej tyre frymën e
ateizmit të lig, duke i dhënë secilit prej tyre, sipas nevojës, nga mëshira
jote ndaj të gjithëve, që unë t’i thërras Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 9
Shpëtoi fëmijët e mi
prej lidhjes me oratorë të teorive të gabuara, të cilët thonë gënjeshtra në
lidhje me ndërmjetimin tënd të plotfuqishëm, dhe hidh vështrimin mbi mua që
plot besim të këndoj:
Rriti fëmijët e mi, që
të kundërshtojnë fort ateistët.
Rriti fëmijët e mi, të
qëndrojnë me vendosmëri kundër mësimit Perëndi-urryes.
Rriti fëmijët e mi, të
mohojnë mësimet mashtruese të mësuesve jobesimtarë.
Rriti fëmijët e mi, të
mos pranojnë frymën e bijve të kundërshtarit.
Rriti fëmijët e mi, të
largohen nga bota dhe mashtrimi i saj.
Rriti fëmijët e mi, të
largohen nga e liga dhe të bëjnë të mirën.
Rriti fëmijët e mi, të
duan armiqtë dhe të luten për ta.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 10
Nga dëshira për të
shpëtuar botën, Biri yt erdhi nga qielli të thërrasë në pendim mëkatarët, jo të
drejtët. Për hir të kësaj, lutju Birit tënd, që, të shpëtuar prej teje, fëmijët
e mi t’i thërrasin Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 10
Rrethoji fëmijët e mi
me mure të pathyeshme, o Mbretëreshë Qiellore, që, nën mbrojtjen tënde të
bekuar, të kryejnë një shumicë veprash të mira, dhe, që bashkë me ta të të
thërras kështu:
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të parët në bërjen e vullnetit të Birit e Zotit tënd.
Rriti fëmijët e mi, të
urrejnë mëkatin dhe gjithë paudhësitë.
Rriti fëmijët e mi, të
duan të mirën dhe gjithë virtytet.
Rriti fëmijët e mi, në
pastërti të panjollshme.
Rriti fëmijët e mi,
t’u ngjiten shkallëve të jetës së tyre çdo ditë.
Rriti fëmijët e mi,
që, në mes të dëshpërimeve, t’i kthejnë sytë drejt mëshirës sate.
Rriti fëmijët e mi, të
të shërbejnë me bindje dhe dëlirësi.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 11
Denjësoji gjithmonë
fëmijët e mi (emrat) të himnojnë ndërmjetimit tënd të pathyeshëm, dhe nëpërmjet
hirit tënd drejtoji buzët e tyre t’i këndojnë Perëndisë: Aliluia.
Shtëpia 11
O Llambadhë e ndriçuar
nga lart, bëj që jeta e fëmijëve të mi të ndriçojë, dhe zemrat e tyre të
shkrihen ditë e natë nga dashuria për ty, për Birin tënd dhe për të afërmit e
tyre, dhe mos më përbuz mua që të thërras ty:
Rriti fëmijët e mi, të
të duan ty me gjithë zemër dhe mendje.
Rriti fëmijët e mi,
t’i hapin buzët e tyre vetëm për himnimin dhe lavdërimin e bekimeve të tua.
Rriti fëmijët e mi, të
presin me lot ardhjen e Birit tënd.
Rriti fëmijët e mi, të
bëjnë lutje vigjilente dhe të vazhdueshme.
Rriti fëmijët e mi, të
qëndrojnë gjithmonë me nderim përpara teje.
Rriti fëmijët e mi, të
japin fryte të mira.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 12
Mbushi zemrat e
fëmijëve të mi me hirin e pashprehshëm të Shpirtit të Shenjtë, që ata të duan
vetëm Birin, Perëndinë tënd, dhe ty, o Tërëmirë, që, të frymëzuar prej teje,
t’i thërras Mbretit të të gjithëve: Aliluia.
Shtëpia 12
Duke i kënduar
mirëdashjes sate, të lutem ty që ushqen dhe ke mëshirë për fëmijët e mi; mos
pusho së ndërmjetuari te Biri yt për ta, sepse unë besoj që, për ty, gjithçka
është e mundur, dhe m’i përmbush këto lutje:
Rriti fëmijët e mi, të
mbushen me Shpirtin e Shenjtë.
Rriti fëmijët e mi, të
ndodhen në të djathën e Gjykatores së Birit tënd.
Rriti fëmijët e mi, të
jetojnë në mënyrë të shenjtë.
Rriti fëmijët e mi, të
jetojnë me siguri në rrugën e besimit nëpërmjet Hirit të Shpirtit të Perëndisë.
Rriti fëmijët e mi, të
kenë gjithmonë uri dhe etje, për t’u mbuluar nga Shpirti i Shenjtë.
Rriti fëmijët e mi, të
jenë të përkryer, sikurse Ati ynë në qiell është i përkryer.
Rriti fëmijët e mi, o
Zonjë, (emrat), të jenë të denjë për Mbretërinë e Qiellit dhe bëji
trashëgimtarë të bekimeve të përjetshme.
Shkurtorja 13
O Nënë e tërëhimnuar e
Jisuit tonë të ëmbël, prano këtë himn të vogël lutjeje për fëmijët e mi, si
aromë të ëmbël, dhe merri nën mbrojtjen tënde të mëshirshme. Jepu të mendojnë,
të njohin, të dëgjojnë, të thonë dhe të bëjnë vetëm atë që i sjell më pranë
teje dhe Birit tënd, dhe që i ndihmon të fitojnë shpëtimin e përjetshëm.
Dërgoju në këtë jetë gjithë sa është e dobishme për shpëtimin e shpirtrave të
tyre, që t’i thërrasin Perëndisë: Aliluia. (tri herë)
(Përsërit edhe një herë Shkurtorja 1 dhe Shtëpia 1)
No comments:
Post a Comment