O Zot, të falenderojmë për dashurinë tënde që na dhuroi ditën e re. Një ditë që na e dhe për ta jetuar, krijuar, përpjekur dhe për t’u gëzuar.
A do të ndodh ndonjë gjë gjatë kësaj dite? A do të bëhet dikush më i pasur në vullnet të mirë, ashtu si dëshiron zemra jote hyjnore? A do të fryjë era që sjell shëndet te më shumë njerëz?
Kam frikë. Perëndi, kam frikë se edhe sot do të ndodhin krime. Gjaku do të njollosë trotuaret. Sot do të ndodhin padrejtësi. Toka, shkallët e ndërtesave, shpellat dhe fushat do të vaditen nga lotët e atyre që iu bë padrejtësi, që u përfolën dhe u përçmuan. E keqja do të marshojë nëpër botë si e çmendur, do të thyejë zemra, do të shpërndajë uri dhe fatkeqësi dhe do të përçajë familjet.
Dhe e gjithë kjo do të ndodhë përpara syve të tu! Oh! Shpirti im nuk mund ta durojë! Zot, a do të mbushet bota këtë mbrëmje me më shumë ligësi? A do t’i shtojë mëkatet kjo ditë e re që nisi? A nuk do të ndërhysh, o Zot i shenjtë dhe i drejtë?
O Zot i dashurisë, bëj që sot të ketë më pak ligësi. Prija rrugën. Zmbrapse ligësinë. Pengoje përhapjen e saj, që të prishen të gjitha planet e Satanit.

Na ndihmo, që sot të mos jemi aq të këqij dhe të tmerrshëm.
Na jep fuqi të krijojmë gjëra të mira, të bëhemi modele të së vërtetës dhe të mirëdashjes.
Zgjeroje plotësisht sundimin tënd brenda dhe përreth nesh. Bëna burim të së mirës.
Zot, sot Satanai me duart e tij përvëluese do të gdhendë në kalendarin e tij të mallkuar të gjitha mëkatet e kryera në botë. A nuk mundesh ti me duart e tua hyjnore të shënosh në librin e Mbretërisë sate numrin e madh të shenjtërisë dhe veprave të mira? Oh, më bëj të denjë që sot të bëj pjesën time në këtë punë.
Zot, lutem për më shumë virtyt dhe më tepër mirësi sot.
Speaking to God
Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri
Përktheu Maria MaRiela Bullari
No comments:
Post a Comment