Tekste këngësh të krishtera (2)
1. FALEMINDERIT ZOTI IM
Krisht, o Krisht,
T’lutem në mëngjes,
T’lutem gjatë ditës
Krisht, o Krisht,
Dëgjoje zërin tim.
Lavdi t’drejtoj
edhe në nevojë
edhe në sukses,
Lavdi, t’drejtoj
Për çdo gjë t’falënderoj.
Do të t’dua,
edhe me gjithë zemër
edhe me gjithë shpirt
Do të t’dua,
Ty shpëtimarin tim.
Do të t’shërbej
Edhe me fjalë
Edhe me vepra
Do të t’shërbej
Derisa jet’ të kem.
2. ME KRISHTIN NE KAMP
Kalamajt’ vizatojnë në mur’
Dy zemra dhe një diell në mes (2x)
Marrin dritë nga dielli
Dhe shprehin dashuri
Edhe thonë ( 2 duartrokitje)
na pëlqen.
Kalamajt’ po këndojnë në rrugë
zëri i tyre botën ndryshon
errësira shpërndahet dhe drita lulëzon
si një lule (2 duartrokitje) në parvaz.
Si një re është tani zemra ime
Me Krishtin në kamp si në festë
Sa të dua o Zot, ti që je shpresa jonë në këtë jetë (2 duartrokitje) përgjithmonë.
3. UN’ KAM VENDOSUR
Un’ kam vendosur të ndjek pas Krishtin (3x)
S’ka kthim më mbrapa (2x)
Dhe ju vendosni të ndiqni Krishtin (3x)
S’ka kthim më mbrapa (2x)
Kryqi ësht’ para, bota është mbrapa (3x)
Mos u kthe më, mos u kthe më.
4. POROSIA
Kjo është porosia që të doni njëri-tjetrin. Që gëzimi t’jetë i plotë (2 herë)
Që gëzimi t’jetë i plotë
(2 herë)
Kjo është porosia që të doni njëri-tjetrin
Që gëzimi JUAJ t’jetë i plotë.
5. NDAJ BESIMIN ME TE TJERET
Drit’ e vogël e krishterë
Duhet të ndriçojë (3 herë)
Të ndriçojë gjithmonë të ndriçojë.
A mund ta fshehim dritën. JO.
Duhet të ndriçojë (3)
Të ndriçojë gjithmonë të ndriçojë.
Mos e fikni dritën tonë.
Duhet të ndriçojë (3)
Të ndriçojë gjithmonë të ndriçojë.
Ta shpërndajmë KUDO në botë. Duhet të ndriçojë (3)
Të ndriçojë gjithmonë të ndriçojë.
6. BARIU IM ESHTE ZOTI
Bariu im është Zoti, (3x)
Dhe asgjë s’do t’më mungoj.
Më vuri në vend gjelbërimi
Më rriti në ujëra të qeta,
Shpirtin ma gjallëron
Dhe më mëson ku të shkoj.
Bariu im është Zoti, (3x)
Dhe asgjë s’do t’më mungoj
7. O ZOTI IM
O Zoti im, Ti qofsh lëvduar (4x)
Se Ti botën e ke krijuar
Me të mira e ke hijeshuar
Ti krijove hapësirë qiellore
Dhe çka gjendet përmbi tokësore
O Zoti im, Ti qofsh lëvduar (4x)
Qielli dhe toka i gjithë rruzllimi
Dielli dhe hëna i gjithë shkëlqimi
Fusha dhe male i gjithë blerimi
Janë prej Teje, o Zot amëshimi
O Zoti im, Ti qofsh lëvduar (4x)
Më i miri ndër krejt atyre
Rreth e rrotull që ka natyra
Është njeriu që prej gëzimi
Po këndon këngë lavdërimi
O Zoti im Ti qofsh lëvduar (4x)
8. KARAMELJA
Nëse një ditë ndanim
vështirësitë tona
Një herë ti një herë unë
Si tani ky grushti ynë
me karamele
Një herë ti një herë unë.
Refreni
Do t’zbukurohet jeta jonë
E do përpiqemi së bashku
Një herë ti një herë unë.
Do qash me mua kur unë të qaj
Edhe do qeshësh kur unë
do qesh
Një herë ti një herë unë
Kur jemi mirë kur jemi keq (2x).
No comments:
Post a Comment