Sa e njeh ti veten? Po Zoti ç'mendon për ty?

Sa e njeh ti veten? Po Zoti ç'mendon për ty?
 Zoti do të kryejë vepën e tij tek unë; O Zot, mirësia jote vazhdon përjetë, mos i braktis veprat e duarve të tua. Psalmi 138:8

Ti më ke hetuar, o Zot dhe më njeh.
Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem,
ti e kupton nga larg mendimin tim.
Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim
dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time,
Ti, o Zot, e di atë plotësisht.
Ti më rrethon nga pas dhe përpara
dhe vë dorën tënde mbi mua.
Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua,

aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate,
ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje;
në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

Në rast se marr krahët e agimit
dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
edhe aty dora jote do të më udhëheqë,
dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
Po të them: “Me siguri terri do të më fshehë”,
madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:
terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë,
madje dhe nata shkëlqen si dita;
terri dhe drita janë të barabartë për ty.
Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia,
ti më ke endur në barkun e nënës sime.
Unë do të të kremtoj,
sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar;
veprat e tua janë të mrekullueshme,
dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty,
kur unë u formova në fshehtësi
duke u endur në thellësitë e tokës.
Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim,
dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua,
megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!
Sa i madh është gjithë numri i tyre!
Po të doja t’i numëroja,
do të ishin më të shumtë se rëra;
kur zgjohem jam ende me ty.
Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time.
më provo dhe njihi mendimet e mia;
Dhe shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe
dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
Nga Psalmi 139

Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju, thotë Zoti, mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. Jeremia 29:11

Siç na zgjodhi ne me anë të tij para se të krijohet bota, që të jemi shenjtorë dhe të paqortueshëm përpara atij me anë të dashurisë,  duke na paracaktuar për birësim të tij me anë të Jisu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të tij. Ef.1:4-5

Sepse jemi krijesë e tij, të krijuar në Jisu Krishtin për vepra të mira, të cilat i parapërgatiti Perëndia, që të ecim në to. Ef. 2:10

Prandaj nuk jeni më të huaj e të jashtëm, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë. Ef. 2:19


Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Shpirtin e Birit të tij në zemrat tuaja, që thërret: Ava, o Atë. Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir; dhe nëse je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit. Gal. 4:6-7

Sepse të gjithë jemi të Perëndisë me anë të besimit që është në Jisu Krishtin. Sepse sa u pagëzuat në Krishtin, Krishtin veshët. Gal.3:26-26

Edhe si u çliruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë. Rom.6:18

Sepse sa udhëhiqen prej Shpirtit të Perëndisë, këta janë bij të Perëndisë.
Sepse s’keni marrë shpirt robërie, që të keni frikë përsëri, po keni marrë shpirt birërie, me anë të të cilit thërresim: Ava, o Atë. Rom.8:14-15

Nuk ju them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk di se ç’bën i zoti; po ju thashë juve miq, sepse ju tregova gjithë sa dëgjova prej Atit tim. Jn.15:15

Vishni pra, si shenjtorë të zgjedhur e të dashur të Perëndisë, përdëllim, mirësi, përulësi, butësi, zemërgjerësi. Kol.3:12

Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nuk jemi të natës, as të errësirës.
1 Thes.5:5


Sepse jetesa jonë është në qiejt, që ku edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jisu Krisht. Filipianëve 3:20

Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, nëse mbajmë shtrënguar deri në fund fillimin e besimit. Heb.3:14
Ju jeni kripa e dheut. Po në u prishtë kripa, me çfarë do të kripet? Për asgjë nuk vlen më, përveçse të hidhet jashtë, dhe të shkelet nga njerëzit. Ju jeni drita e botës. Mt. 5:13-14

Nuk e dini se jeni tempull Perëndie, dhe Shpirti i Shenjtë rri tek ju? 1 Kor.3:16

Prandaj nëse është ndonjë në Krishtin, ky është ndërtesë e re; të vjetrat shkuan, ja të gjitha tek u bënë të reja.
2 Kor. 5:17

Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme. Jn.3:16


No comments:

Post a Comment