Ç’LAJM GAZMOR-
Ç’lajm gazmor dhe i çuditshëm
Po na vjen nga
Betlehemi,
Se na lindi djalë (2x)
Djalë prej Shpirtit të Shenjtë
Virgjëresha Mari.
Se në Betlehem Maria
Udhëtimin si mbaroi
Në spilenë e thjeshtë, (2x)
Në atë qytet
Na lindi Mesia.
Zoti Krisht që është pa nisje
Dhe prej Atit i dërguar
Që të na shpëtojë e të na çlirojë
Nga thonjtë e mëkatit. (2x)
DING –DANG-DING
Ding-dang-ding (2x)
Zonja dhe zot’rinj
Bie kambana, lajmin sjell
Se në Betlehem, hej
Ding-dang-ding (2x)
Zonja dhe zot’rinj
Lindi djalë, djalë për shpirt
Zoti Jisu Krisht.
Zonja dhe zot’rinj,
Një lajm gazmor ju sjell
Se në Betlehem, lindi një fëmijë
Ai është Krishti, i Biri i Perëndisë
I cili do të jetë, përmbi neve Zot,
hej.
Ding-dang-ding (2x)
Zonja dhe zot’rinj
Bie kambana, lajmin sjell
Se në Betlehem, hej
Ding-dang-ding (2x)
Zonja dhe zot’rinj
Lindi djalë, djalë për shpirt
Zoti Jisu Krisht.
ENGJËJT DUKE FLUTURUAR
Engjëjt duke fluturuar
Natën lart përmbi kët’ botë
Sonte shpallin shumë t’gëzuar
Lindjen e Jisuit Zot.
Ejani, adhurojeni
Mbretin e porsalindur,
Ejani, adhurojeni
Mbretin e prosalindur sot.
Dhe
dëgjoni ju barinj të thjeshtë
Kët’ lajm prej engjëjve
Rron ndër ne sot Perëndia
Si një foshnje plot hare.
Ejani, adhurojeni
Mbretin e porsalindur
Ejani, adhurojeni
Mbretin e prosalindur sot.
Sonte engjëjt prej së larti
V’rejn me frik’ edhe me shpresë
Zoti papandehurazi
Shpejt në tempull do të zbresë
Ejani, adhurojeni
Mbretin e porsalindur
Ejani, adhurojeni
Mbretin e prosalindur sot.
ERDHI KRISHTLINDJA
Erdhi Krishtlindja ç’do gjë është gati
Po vjen lindja e
Shpëtimtarit.
Gëzoni, gëzoni, qeshni e lodroni,(2x)
Bëni gati këngët që do të këndoni.
G’zuar Krishtlindjet ju që dëgjoni
T’gjithë me ne, me një zë këndoni.
Gëzoni, gëzoni, qeshni e lodroni (2x)
Bëni gati këngët që do të këndoni.
KAMBANA QË KËNDON
Kambanat që dëgjojmë
Ding-dang (2x)
Diçka po lajmërojnë,
Ding-dang (2x)
Kambana tingullëmbël
Ding-dang (2x)
Këndojnë bashkë me engjëjt
Ding-dang. (2)
Këndojnë për Lindjen tënde
I vogli Jisu.
Këndojnë për ne fëmijët
Dhe për të gjithë ju.
Krishtlindjet festoni,
Si engjëjt këndoni
Lavdi n’më të lartat,
Atij i këndoni
KOLENDRA
Kolendra,
kolendra
Kolendra,
kolendra
Ja
po vijn’ kolendrat o.
Hëna
ndriçon fort
Ne
na sjellin Zotin tonë
Kolendra,
kolendra, kolendra
Zoti
i madh dhe i vërtetë
Hëna
ndriçon fort ,
Dielli
me rreze që shkëlqen
Kolendra,
kolendra.
KRISHTLINJDA
Bie borë në natën e Shenjt’
Dhe dëgjohet kamban’ e akullt
Bie borë në natën e Shenjt’
Gjithë fshati është zgjuar.
Ding, dang, dong…
Që të gjithë po shkojnë në kish’
Për t’iu lutur Krishtit fëmijë
Që të gjithë po shkojnë në Kish’
Ndriçon sot e Tërëshenjta.
Ding, dang, dong…
Linde sot pa një kapuç
Ti, o Krishti im i dashur,
Linde sot pa një kapuç
Ti, o Krishti im i mirë.
Ding, dang, dong
KOLENDRAT
Kolendra, kolendra sot
Gëzuar për shumë mot
Zotërinj dhe zonja.
Ne vijmë t’ju gëzojmë,
Si edhe t’ju lajmërojmë
Zotërinj dhe zonja.
Në qytet të shenjtëruar,
U lind foshnja e bekua
Zotërinj dhe zonja.
Ai është Krishti vetë,
I dërguar në k’të jetë
Zotërinj dhe zonja.
LAVDI TY, NE TË
KËNDOJMË
Ding-dong, ding-dong
Ding-dong, ding-dong
Lavdi Ty, ne të këndojmë
Gjithë yjet po ndriçojnë.
Dridhet qielli edhe toka
Fjala ngrihet gjithmon’ fort lart.
(2x)
Kjo është ditë e shenjtëruar,
Ditë feste e lavdëruar.
Sot të gjithë i urojmë
Për shumë vjet ne të gëzojmë.
Lavdi Ty, ne të këndojmë
Gjithë yjet po ndriçojnë.
Dridhet qielli edhe toka
Fjala ngrihet gjithmon’ fort lart
Ding –dong, ding-dong (4x)
DING-DONG.
MIQ TË MIRË JU MOS FLINI
Ju mos flini miq të mirë
Lulëzo, o trëndafil
Se s’është kohë e gjumit t’d’lir’
Kolendrat po vijnë sot
Lulëzo, o trëndafil
Dhe këndesat po këndojnë.
Bredhi i bukur u stolis
Lulëzo o trëndafil
Dhe Krishtlindja ka arrit
Lulëzo, o trëndafil.
MIREMENGJES
Mirëmëngjes zonja zot’rinj,
Një lajm gazmor pranoni
Në këtë orë, në qetësi
Lutemi na dëgjoni.
N’Betlehem të çifutnis’
Yjet më tepër po ndriçojnë,
Se lindi Zoti Jisu Krisht
Dhe engjëjt po këndojnë.
Për shumë vjet zonja zot’rinj
Kët’ ditë të shenjtë festoni
Me plot shëndet e lumturi
Zoti ju dhëntë ç’të doni.
NA KËNDOJNË ENGJËJT E TIJ
Na këndojnë engjëjt e Tij
Lavdëruar Mbret i ri.
Qoftë paqe sot në botë
Dhe ndër njerëzit pëlqim.
Erdhi Krishti pra, gëzohu
Me korin qiellor bashkohu.
Epni me engjëjt lavd’rim (2x)
Se u lind në Betlehem.
Princ i paqes është Ai
Diell’ i drejtësis’ përdhe
Dritë e jetë po na sjell
Nga shtëpija tonë në qiell
Krishti la lavdinë e tij
Sot u bë porsi njeri,
Ky prej mishi na u lind (2x)
Të rrojmë nga Fryma e Shenjtë.
NATË E QETË
Nat’ e qet’, Nat’ e shenjt’
Që u lind foshnj’ e shenjt’
Rreth fëmijëve At’ qiellor
Ndriçon drit’ e yllit tënd
Fli i qetë o Krisht (2x)
Nat’ e qet’, nat’ e shenjt’
Janë në gjumë njer’zit krejt
Veç Josifi me Marinë
Janë të zgjuar me shenjt’rin’
Fli me paqen qiellor’ (2x)
Nat’ e qet’, nat’ e shenjt’
Ca barinj, me të shpejt’
Lajmet e engjëjve i dëgjuan
Dhe në Betlehem vrapuan
Shpëtimtari u lind (2x)
NË LASHTËSI NË BETLEHEM
Në lashtësi, në Betlehem
Siç në Bibël është shkruar
Djali i Marisë
tek Krishtlindjet na u afrua
Ja këndojnë gjith’ engjëjt sot
U lind një Mbret i ri
Ka shpresë për shkak t’Krishtlindjeve
Që sot për çdo njeri.
Bien boritë engjëjt këndojnë
Dëgjo se çka rrëfejnë
Jisui lindi që njerëzit
Një jetë të re të kenë.
Ndodhi që në një vend të thjeshtë,
Në një stallë të shkretuar,
Lindi atë natë Maria
Fëmijën e saj të bekuar.
Ja këndojnë gjith’ engjëjt sot
U lind një Mbret i ri
Ka shpresë për shkak t’Krishtlindjeve
Që sot për çdo njeri
Bien boritë engjëjt këndojnë
Dëgjo se çka rrëfejnë
Jisui lindi që njerëzit
Një jetë të re të kenë.
NJË HERË NË NJË STALLË
Një herë në një stallë, pushonte në
grazhd
Jisui i vogël, i shtrirë mbi kashtë
Gjith’ yjet e qiellit, gëzoheshin
shumë
Të v’renin Jisuin, si foshnjë në
gjumë.
Madje kur në stallë pëlliste bag’tia
Jisui nuk qante, po rrinte i mirë
Jisu un’ të dua nga qielli m’shiko
Dhe deri n’mëngjes, tek unë qëndro.
NJË NATË KUR CA BARINJ
TË THJESHTË
Një natë kur ca barinj të thjeshtë
Mbi tufat bënin roj’,
Një engjëll u afrua
Me lavdi i rrethoi
Mos kini frikë, tha ai
Se u tmerruan shumë ata
Një lajm të mirë dhe gëzim të madh
Ju sjell për botën mbarë. (2x)
Për ju u lind një Shpëtimtar
I shtruar në Betlehem
Jisui, Zoti Perëndi,
Tek ju si foshnjë vjen.
Lavdi në më të lartin qiell,
Dhe paqja qoftë mbi dhé
Shpëtimi dhe pajtimi sot,
Të gjithë njerëzve.
QYTET I VOGËL BETLEHEM
Qytet
i vogël Betlehem
Sa
shumë i heshtur je
Yje
të qetë ndriçojnë nga qiejt,
Mbi
ty gjersa ti fle.
Në
rrug’t e tua t’errta
Një
dritë e re u lind,
Se
shpresa e gjithë njerëzve
Ka
lindur sot tek ty.
O
yje të mëngjesit,
T’këndojmë
me ju dhe ne
Lavdi
në qiell atij që u sjell
Pajtim
gjithë njerëzve.
U lind nga një Virgj’reshë
K’të natë Zoti vet’
Me çfarë habi këtë çudi
E v’renin engjëjt krejt.
O Djal’ i Shenjt’, o Djal’ Hyjnor,
Zbrit posht’ në vatrën tonë.
Çdo faj dëbo, çdo gjë ndrysho
Që t’rrosh tek ne gjithmon’.
Me g’zim at’ lajm dëgjuam,
Që engjëjt na kan’ sjell’
Na u zbulo, tek ne bano
O Zot Emanuel.
SI GRAZHDI
Si grazhdi është zemra ime e përulur
Në Betlehem, në stallë përdhe
Dashuri ku të psalin qiejt
Eja të lindësh brenda zemrës sime.
Të ndiej dua prapë gëzimin
Në forcën e tronditjes së besës
Dhe poshtë në krahët e engjëjve (2x)
Të them dhe unë; Lavdi më të lartat.
Dashuri ku të përulen barinjtë
Brenda në zemrën time u kthyen prapë
Me adhurim të thellë ju ofroj (2x)
Të sjell për ju livan edhe smirnë.
SOT
LINDI KRISHTI
Për
Lindjen Tënde sot jemi mbledhur,
Ty
të këndojmë dhe të lavdërojmë
Lindja
Jote, Lindje e madhe,
Bota
feston, qielli gëzon.
Linde ti, Zot i Shpëtimit
Të gjithë këndojnë, je drita jonë,
Engjëjt këndojnë, sot lindi Krishti
Me ta bashkojmë gëzimin tonë.
YLLI FLAKËRON
Kush shpejt e
shikon yllin e bukur,
të dritëruar,
Me shumë cepa i praruar
Qysh kur Krishti lindi fëmijë
Si një diell plot shkëqim.
Ylli flakëron, ylli flakëron,
Si një i fshehtë mister
Ylli fort ndriçon
E njerëzit i lajmëron.
Se sot Hirëplota, (2x)
Shumë e pafajshme, Virgjëresh’ Maria
E lindi Mesian
Nga vend’ i dëgjuar (2x)
Betlehem i shquar
Yllin kur shikuan, magët shpejt u çuan
E pas rrezes shkonin (2x)
Krishtin ta takonin
E porsi arritën, menjëherë e mb’rritën
Te Mesia hyn’, te Mesia hynë
Drejt edhe u falën
Dhuratat gatitur Krishtit ia dhuruan
Duke marrë secili (2x)
Gëzim Perëndie
Ky gaz bukurie na prek fije, fije
Për të ne këndojmë dhe e lavdërojmë.
ZOTI YT VJEN, GËZOHU BOTË
Zoti
yt vjen, gëzohu botë
Pranofsh
ti Mbretin tënd
Një
vend t’i japë, çdo zemër sot.
Edhe
çdo zë një këngë, (2x)
Edhe,
edhe çdo zë një këngë
Ja
Shpëtimtari u afrua
Kudo
shpërthen gëzim
Çdo
mal, shkëmb, fush’
Lumë
e përrua
Jehon
këtë ngaz’llim (2x)
Jehon,
jehon këtë ngaz’llim.
Me
dhem’shuri e rreptësi
Ai
kombet i drejton
Drejtësinë
e dashurisë së Tij
Tani
gjithkush shikon, (2x)
Tani,
tani gjithkush shikon