Lulëzo aty ku je!
" ... Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jisu Krishtit " Fil. 1:6
Ndonjëherë kur Perëndia është ende duke punuar në jetën tonë, mund të fillojmë të mos ndihemi aq rehat. Mund të takojmë njerëz me të cilët nuk shkojmë mirë ose mund të na vijnë situata që duken përtej fuqive tona. Kur gjërat janë kështu, në vend që të ankohesh, të hidhërohesh ose të përpiqesh të ndryshosh çdo gjë rreth teje, pse nuk shikon thellë brenda vetes dhe thuaj: "Zot, të falënderoj që punon me mua”. Në fakt, unë kam mësuar që Zoti është më i interesuar në ndryshimin tim sesa në dryshimin e rrethanave të mia. Nëse unë vendos të hidhërohem, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu si dua unë, ose nëse dekurajohem ngaqë gjërat nuk po ndodhin sipas planeve të mia, kjo do të më bëjë të qëndroj pikërisht aty ku jam.

Nëse dëshiron të shohësh ndryshim, nëse dëshiron të shohësh që Perëndia hap dyer të reja, çelësi është të lulëzosh aty ku je mbjellë. Mos prit derisa të rregullohen të gjitha gjërat, para se ti të vendosësh të mbash qëndrim pozitiv. Ti duhet të bësh maksimumin tënd pikërisht aty ku je. Kur lulëzon aty ku je mbjellë, ti lejon Perëndinë të veprojë në ty, dhe Ai do të jetë besnik për të përfunduar atë që Ai filloi në ty!
Lutje për sot
Zoti im, të falënderoj që vepron në jetën time. Kam vendosur të bëj vullnetin Tënd, të fut veten time në planin Tënd duke lulëzuar aty kam jam mbjellë. Me anë të Shpirtit Tënd të Shenjtë, më ndihmo të jem shembull i dashurisë dhe i jetës Sate kudo që shkoj. Amin.