Kërkoje Atë dhe do ta gjesh, dhe kupto punën krejtësisht të re që Ai po bën në ty!

Kërkoje Atë dhe do ta gjesh,
dhe kupto punën krejtësisht të re që Ai po bën në ty!


A mund të shikosh “veprën krejtësisht të re” që Perëndia po bën në jetën tënde? Ndonjëherë është e lehtë ta shikosh dorën e Perëndisë të veprojë, por herë të tjera stuhitë e jetës mund të turbullojnë pamjen tënde. Megjithatë nuk ka rëndësi çfarë po kalon tani në jetën tënde, mendo mbi të vërtetën që Perëndia vepron edhe kur ti nuk e shikon Atë. Ashtu si një farë e futur thellë në tokë, e cila qëndron në mes të errësirës dhe vetmisë dhe ndoshta ka vetëm baltë rreth saj, megjithatë ky është vendi ku ajo do të lulëzojë, aty do të nisë jeta.
Beso që Perëndia po bën një gjë të re!
Besoji Atij, sepse Ai është besnik!
Plani i Tij për ty sot është bekim.
Plani i tij është të të japë të ardhme dhe shpresë.
Plani i tij është të bëjë një gjë të re në jetën tënde.

Largohu mendimeve të shkuara dhe hape zemrën tënde për atë që Perëndia po bën sot.
Kërkoji Atij të të tregojë çfarë po bën.
Kërkoji Atij të ta shfaqë këtë të re në zemrën tënde.
Kërkoje Atë dhe do ta gjesh dhe kupto punën krejtësisht të re që Ai po bën në ty. Amin.