Përgatitu, sepse çdo gjë do të realizohet!


Përgatitu, sepse çdo gjë do të realizohet!
Nëse ti e vendos Zotin të parin në çdo gjë që bën, Ai premton që do t’i kurorëzojë me sukses përpjekjet e tua. Ngaqë ti e kërkon me zell Atë, do të shpërblehesh. Ti do të kesh hir, favor, prehje, ndryshim, shërim dhe ripërtëritje. Ndoshta të duket sikur ka kaluar shumë kohë; ndoshta ndihesh sikur ke tërë jetën që pret, por ki durim. Premtimi do të përmbushet nëpërmjet besimit dhe durimit.




Të presësh nuk do të thotë të mos bësh asgjë; do të thotë të përgatitesh. Tani është koha të përgatitesh. Perëndia nuk do që ti të jetosh një jetë mesatare, të zakonshme, thjesht sa të kalosh disa vite këtu në tokë. Ngaqë ti varesh tek Ai, Ai do të të lartësojë, do të të rritë. Ti do të sjellësh më shumë fryte. Ai do të bëjë më shumë produktiv. Ti do të arrish shumë gjëra në një kohë të shkurtër. Ai do ta lehtësojë barrën e jetës sate dhe do të të çojë atje ku ti nuk mund të shkoje dot vetë. Çdo gjë do të jetë shumë më mirë se mund ta kishe imagjinuar ndonjëherë. Përgatitu, sepse çdo gjë do të realizohet - çdo premtim që ke pritur me besim, çdo ëndërr që Ai vendosi në zemrën tënde për të cilën e luftuar do të realizohet. Amin