“…Pranoje Zotin në të gjitha rrugët e tua, dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua”. Fjalët e Urta 3:6
A ke nevojë për drejtim në jetën tënde? Pyete veten: "A e pranoj Perëndinë në të gjitha rrugët e mia?" Me fjalë të tjera: A është Ai i pari në jetën tënde? Gjatë gjithë ditës le ta pranojmë Perëndinë, le t’i lutemi për ndihmë, le të kërkojmë diturinë e Tij, le t’i bindemi porosive të Tij dhe le ta falënderojmë për mirësinë e Tij.
Në mëngjes, kur të zgjohemi le të themi: "Zoti im, të falënderoj për këtë ditë të bukur. Këtë ditë, planet dhe të ardhmen time i parashtroj në duart e Tua”. Nëse e fillon ditën kështu, ti po e pranon Zotin. Ai premton ta kurorëzojë ditën tënde me sukses.
Kur nget makinën thuaj: "O Atë, të falënderoj që më ruan dhe më siguron”.
Në zyrë thuaj: "Zot, më ndihmo sot të jem i përqendruar dhe produktiv”.
Në shtëpi: "Atë i dashur, bekoji fëmijët e mi".
Para se të flesh: "Zot, të falënderoj për prehjen e gjumit të natës".
Nëse e pranon Atë në të gjitha rrugët e tua, Ai premton të drejtojë shtigjet e tua.
Ai premton të të udhëheqë dhe të të udhëzojë në rrugë paqeje, gëzimi dhe jete të përjetshme!