Mëngjesorja dhe Pasdarka
gjatë Kreshmës së Madhe






SHËRBESA E MËNGJESORES
Prifti:   Ι bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Kori:    Amin.
Prifti: Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.
O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë.
Lexuesi: Amin.
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm mëshirona. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona, o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti:   Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Lexuesi: Amin.

O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Dhuroju shpresëtarëve fitore mbi barbarët dhe ruaje shtetin tënd me anën e Kryqit tënd.

 

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

Ti që mbi Kryqin u mbërtheve me dashje, shtetit të ri që ka emrin tënd dhuroi dhembshuritë e tua, o Krisht Perëndi. Ngazëlloi me fuqinë tënde krerët tanë besnikë, duke u falur fitore kundër armiqve, paçin përkrahjen tënde, armë paqeje, trope të pamposhtur.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
O Hyjlindëse e mirë, e tërëhimnuar, mbrojtje e frikshme dhe e paturpëruar, mos i përbuz lutjet tona; mbështete shtetin e orthodhoksëve, shpëtoi ata që i urdhërove të mbretërojnë dhe dhuroju nga qiejt fitoren; se ti linde Perëndinë, o e vetmja e bekuar.

Prifti:     Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo dhe mëshiro.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Prifti:     Lutemi dhe për të krishterët shpresëtarë dhe orthodhoksë.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)

Prifti:     Lutemi edhe për Kryepiskopin tonë (aksh) [ose episkopin tonë (aksh)] dhe gjithë vëllazërinë tonë më Krishtin.
Kori:      Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Prifti:     Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin. Beko, o Atë, me emrin e Zotit.
Prifti:     Lavdi Trinisë së Shenjtë, dhe të njëqenëshme, jetëbërëse dhe të pandarë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.
Lavdi Perëndisë që është në më të larta dhe mbi dhenë paqen dhe mbi njerëzit mirëdashje. (3 herë)
O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde. (2 herë)

GJASHTË PSALMET

Psalmi 3

O Zot, sa u shumuan ata që më shtrëngojnë: Shumë ngrenë krye kundër meje.
Shumë i thonë shpirtit tim: s'ka shpëtim për atë te Perëndia i tij.
Por Ti, o Zot, je përkrahësi im, lavdia ime, dhe ai që më ngre kryet lart.
 Me zërin tim i thirra Zotit dhe më dëgjoi prej malit të Tij të shenjtë.
Unë rashë e fjeta, u ngrita se Zoti do të më ndihmojë.
Nuk do të frikësohem prej popullit të panumërt që më mësyjnë së bashku nga të gjitha anët.
Ngrihu, o Zot, shpëtomë, o Perëndia im; se ti godite të gjithë ata që kot janë armiqtë e mi, dërrmon dhëmbët e mëkatarëve.
Nga Zoti është shpëtimi. Bekimi yt qoftë mbi popullin tënd.

Dhe përsëri:
Unë rashë e fjeta, u ngrita se Zoti do të më ndihmojë.

Psalmi 37

O Zot mos më qorto në zemërimin tënd, as mos më mundo në mërinë tënde.
Se shigjetat e tua m’u ngulën dhe dora jote rëndon mbi mua. Nuk ka shërim në trupin tim nga shkaku i zemërimit tënd; nuk ka paqe ndër eshtrat e mia nga shkaku i mëkateve të mia.
Se paudhësitë e mia kapërcyen kryet tim, si barrë e rëndë rënduan mbi mua.
U qelbën dhe u kalbën plagët e mia për shkak të marrëzisë sime.
U bëra i ngratë dhe u krrusa krejt, gjithë ditën ecja i vrerët.
Se të brendshmet e mia u mbushën me nxehtësi dhe nuk ka shërim në trupin tim.
U dobësova dhe u këputa fare, ulërij nga shtrëngimi i zemrës sime.
O Zot, e gjithë dëshira ime është përpara teje dhe psherëtima ime nuk fshihet nga ty.
Zemra ime u trondit, fuqia ime më la dhe dritën e syve të mi, as atë s’e kam.
       Miqtë dhe të afërmit e mi u afruan dhe qëndruan kundrejt meje, ndërsa farefisi im qëndroi larg.
Dhe ata që kërkojnë shpirtin tim, ngrehin kurthe, edhe ata që më duan të keqen, flasin kotësi dhe tërë ditën mendojnë dinakëri.
Por unë nuk dëgjoja si një i shurdhër dhe nuk e çelja gojën si një memec.
Dhe u bëra porsi një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk ka përgjigje në gojën e tij.
Se shpresova te ty, o Zot, ti do të më dëgjosh, o Zot, Perëndia im.
Se thashë: Mos u gëzofshin kurrë për mua armiqtë e mi; dhe kur më rrëshqasin këmbët ata mburren përpara meje.
Jam gati për të rënë, dhe dhimbja ime është përherë përpara meje.
Se unë rrëfej paudhësinë time dhe më vjen rëndë për mëkatin tim. Por armiqtë e mi rrojnë edhe janë më të fortë se unë, dhe u shumuan ata që më urrejnë padrejtësisht.
Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqe shpifin kundër meje, sepse unë ndjek të mirën.
Mos më neverit, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Nxito të më ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.

Dhe përsëri:
Mos më neverit, o Zot, Perëndia im, mos u largo prej meje.
Nxito të më ndihmosh, o Zot i shpëtimit tim.

Psalmi 62
O Perëndi, Perëndia im; tek ti shpejtoj që në mëngjes.
Shpirti im ka etje për ty dhe veçan trupi im, si në dhe të shkretë, të pakaluar dhe pa ujë.
Kështu t’u paraqita në shenjtëroren, që të shoh fuqinë tënde dhe lavdinë tënde.
Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta, dhe buzët e mia do të të lavdërojnë.
Kështu do të të bekoj në jetën time, dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
Porsi prej të majmi dhe prej dhjami le të nginjet shpirti im dhe me buzë ngazëllimi do të të lavdërojë goja ime.
Sa herë të kujtoja në shtratin tim, të kisha ndër mend gjer në mëngjes.
Se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të Tu do të ngazëllohem.
Shpirti im u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.
Po ata që kërkuan më kot shpirtin tim, do të hyjnë në anët më të poshtme të dheut.
Do të kositen nga fuqia e shpatës dhe do të bëhen pre dhelpërash. Dhe mbreti do të ngazëllohet më Perëndinë, do të lavdërohet cilido që betohet në emrin e tij, se u zu goja e atyre që flasin padrejtësira.

Dhe përsëri:
Të kisha ndër mend gjer në mëngjes se u bëre ndihmësi im dhe në hijen e krahëve të tu do të ngazëllohem.
Shpirti im u ngjit pas teje dhe mua më ndihmoi e djathta jote.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Aliluia, Aliluia, Aliluia lavdi më Ty, o Perëndi. (3 herë)
Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Psalmi 87
O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.
Le të arrijë falja ime përpara Teje, vëri veshin lutjes sime.
Se shpirti im u mbush me të liga dhe jeta ime iu afrua ferrit.
U numërova me ata që zbresin në gropë, u bëra si njeri pa ndihmë, ndër të vdekurit i lirë. Posi të vrarët e shtrirë në varr, të cilët Ti nuk i kujtove më, po u flakën prej dorës sate.
Më vure në gropën më të thellë, në errësirën dhe në hijen e vdekjes.
Mbi mua rëndoi zemërimi yt dhe tërë valët e tua i solle mbi mua.
Largove prej meje të njohurit e mi, të cilët më morën për njeri të ndyrë.
U mbylla dhe s’mund të dal; sytë e mi u dobësuan nga vuajtjet; te Ti, o Zot, thirra tërë ditën, te Ti ndeva duart e mia.
Mos do të bësh çudira në të vdekurit, apo të vdekurit do të ngrihen dhe do të të lavdërojnë?
Mos ka për të treguar kush, mëshirën tënde në varr, dhe të vërtetën tënde në humbje?
Mos do të njihen çuditë e tua në errësirë, dhe drejtësia jote në dhé të harruar?
Por unë te Ti thirra, o Zot, dhe lutja ime te Ti do të arrijë që në mëngjes.
Përse e hedh tutje shpirtin tim, o Zot, dhe e kthen fytyrën tënde prej meje?
Fatkeq jam unë dhe i munduar që në të ritë tim, dhe kur u lartësova, u ula dhe u hutova.
Mbi mua kaluan zemërimet e Tua dhe kërcënimet e Tua më tronditën krejt.
Tërë ditën më rrethuan si uji dhe më mbyllën nga të gjitha anët.
Largove prej meje çdo mik dhe të afërm, dhe të njohurit e mi për shkak të fatkeqësisë.

Dhe përsëri
O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje.
Le të arrijë falja ime përpara Teje, vëri veshin lutjes sime.

Psalmi 102
Beko Zotin, o shpirti im, edhe ti, o zemra ime, emrin e tij të shenjtë.
Beko Zotin, o shpirti im, dhe mos harro tërë mirësitë e tij.
Atë që fal gjithë paudhësitë e tua, atë që shëron gjithë sëmundjet e tua.
Atë që shpëton jetën tënde prej prishjes, atë që të kurorëzon me mëshirë dhe dhembshuri.
Atë që ta mbush dëshirën me të mira; atë që përtërit të ritë e tu si të shqiponjës.
Zoti tregon mëshirë dhe u jep të drejtë atyre që u bëhet padrejtësi.
Ia bëri të njohura udhët e Tij Moisiut, dëshirat e Tij bijve të lzraelit.
Zoti është i dhembshur dhe përdëllyes, zemërgjërë dhe mëshirëplotë; nuk zemërohet përgjithmonë, as mban mëri për jetë.
Nuk veproi sipas paudhësive tona, as na shpërbleu sipas mëkateve tona.
Sa e madhe është lartësia e qiellit nga dheu, aq e madhe është mëshira që tregon Zoti për ata që ia kanë frikën.
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largoi prej nesh paudhësitë tona.
Sikurse atit i dhimbsen të bijtë, ashtu edhe Zotit i dhimbsen ata që ia kanë frikën.
Se ai e di se jemi krijuar dhe sjell ndërmend se jemi baltë. Ditët e njeriut janë si bari, lulëzon porsi lulja e fushës.
Se fryn era mbi të dhe s’është më, edhe nuk dihet më se ku e ka patur vendin.
Po mëshira e Zotit, jetë pas jete, është mbi ata që ia kanë frikën, dhe drejtësia e tij mbi bijtë e bijve, që ruajnë dhiatën e tij dhe që mbajnë ndër mend porositë e tij për t'i zbatuar.
Zoti e vendosi fronin e tij në qiell, dhe mbretëria e tij zotëron mbi të gjithë.
Bekoni Zotin gjithë ju engjëjt e tij, të fortë nga fuqia, që zbatoni porositë e tij, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij.
Bekoni Zotin gjithë ju fuqitë e tij, ju shërbyesit e tij, që zbatoni dëshirën e tij.
Bekoni Zotin gjithë ju veprat e tij, në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.

Dhe përsëri:
Në çdo vend të sundimit të tij, beko Zotin, o shpirti im.

Psalmi 142
O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate.
Dhe mos hyj në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje.
Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe.
Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit.
Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua.
I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si toka e thatë.
Dëgjomë shpejt, o Zot, m'u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr.
Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më ty shpresova.
Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se më ty e kam varur shpirtin.
Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek ti kërkova strehë.
Mësomë të bëj dëshirën tënde se ti je Perëndia im. Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.
Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.

Dhe përsëri:
Dëgjomë, o Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
Dëgjomë, o Zot, sipas drejtësisë sate dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd.
Fryma jote e mirë do të më udhëheqë në vend të drejtë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Aliluia, Aliluia, Aliluia, lavdi më Ty, o Perëndi. (3 herë)
O Zot shpresa jonë, lavdi me Ty.

Pasi mbarohen gjashtë psalmet Dhjaku del nga dera e veriut, qëndron përpara Derës së Bukur dhe thotë paqësoret. Në mungesë të Dhjakut i thotë prifti përpara Tryezës së Shenjtë.
Dhjaku:   Me paqe le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për paqen që lartazi, dhe për shpëtimin e shpirtrave tanë, le t’i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për paqen e tërë botës, qëndrimin e mirë të Kishave të shenjta të Perëndisë, dhe për bashkimin e të gjithëve, le ti lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për këtë shtëpi të shenjtë dhe për ata që hyjnë brenda në të me besë, shpresëtari dhe frikë Perëndie, le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për Kryepiskopin (ose episkopin) tonë (aksh), të nderuarën presviterinë dhe dhiakonatën më Krishtin, për tërë klerin dhe popullin, le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për Republikën e Shqipërisë, qeverinë, ushtrinë dhe gjithë popullin, le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për këtë qytet, Manastir të Shenjtë, çdo qytet dhe vend dhe për ata që banojnë në to me besë, le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Për erëra të mira, begati të pemëve të dheut, dhe për kohë me paqe, le t’i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot
Dhjaku:   Për ata që lundrojnë, që udhëtojnë, për të sëmurët, vuajtësit, robërit, dhe për shpëtimin e tyre, le t’i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Që të shpëtojmë prej çdo hidhërimi, zemërimi, rreziku dhe nevoje, le t'i lutemi Zotit.
Kori:         Mëshiro, o Zot.

Dhjaku:   Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.
Kori:         Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:   Të Tërëshenjtën, të pacenuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë Shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.
Kori:         Ty, o Zot.
Prifti:        Se Ty të përket tërë lavdia, nderimi dhe adhurimi, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Kori:         Amin.
Vargu I: me natë mëngon shpirti im për Ty, o Perëndi, se urdhërimet e tua janë dritë mbi dhe.
“Aliluia, Aliluia, Aliluia”
Vargu II: Mësoni drejtësinë ju banorët e dheut.
“Aliluia, Aliluia, Aliluia”
Vargu III: Smira do ta pushtojë popullin e pamësuar, dhe tani zjarri do t’i përpijë kundërshtarët.
“Aliluia, Aliluia, Aliluia”
Vargu IV: Shtojua të këqiat, o Zot, shtojua të këqiat, kryelartëve të dheut.
“Aliluia, Aliluia, Aliluia”

HIMNET TRINISORE (TRIADHIKE)
Këto psalen menjëherë pas “Aliluia, Aliluia, Aliluia” dhe ndryshojnë sipas tingullit të javës dhe tropari i parë ndryshon në fund çdo ditë sipas ciklit javor . Pra në vend të përleshores psalim: 
Tingulli I
Duke u ngjitur në kuptimin shpirtëror e të palëndshëm të edukimit tonë trupor nga Fuqitë e patrupta dhe duke pranuar ndriçimin e këngës së trishenjtë dhe të Hyjnisë së Trinishme, le të thërresim si Keruvimet: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi...,

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Bashkë me të gjitha fuqitë qiellore, le t’i thërresim Atij që është në më të lartat duke kënduar lavdërimin trishenjtor: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Si u ngritëm prej gjumit, Ty po të biem në gjunjë, o i Mirë, dhe himnin engjëllor po të thërresim, o i Fortë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona

Tingulli II
O qenie e pakrijuar, krijues i të gjithave, çel buzët tona që të shpallin lavdërimin tonë duke thirrur: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi….

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Duke imituar fuqitë e larta ne të dheut, himnin triumfal po të sjellim, o i Mirë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
O Zot, duke na ngritur nga shtrati dhe nga gjumi, ndriçona mendjen, çelna zemrën dhe buzët për të të himnuar Ty, o Trini e Shenjtë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

Tingulli III
Atin pa fillim, Birin bashkëpafillim, Shpirtin e Shenjtë të përgjithmonshëm, një Hyjni, le ta lavdërojmë si Keruvimet: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, ......

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.


Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
O Trini e njëqenëshme dhe e pandarë, Ty, si Perëndi po të thërresim himnin e Engjëjve: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Papritur gjykatësi do të vijë dhe veprat e secilit do të dalin lakuriq, por le t’i thërresim me frikë në mes të natës: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

Tingulli IV
Atin tonë pa fillim, dhe Ty, o Krisht Perëndi, dhe Shpirtin Tënd të Tërëshenjtë, duke guxuar për të himnuar, themi si Keruvimet: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi,…

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Sikurse tani rrjeshtat e Engjëjve në qiell, me grupet e njerëzve me frikë të dheut, po të sjellin himnin triumfal, o i Mirë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona

Tani e për herë e në jetë të jetëve. Amin
Ne të ndershmit, duke guxuar të sjellim himnin e shërbyesve të tu shpirtërorë, të themi: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

Tingulli T. I.

Është koha për të himnuar dhe ora për t’u falur, po të thërresim pa pushim Ty të vetmit Perëndi: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, ...

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Duke guxuar që të përfytyrojmë ushtritë e tua shpirtërore, o Trini e pafillimtë, me gojë të padenja po të thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.




Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
O Krisht Perëndi, që të nxuri mitra virgjërore pa u ndarë nga gjiri i Atit, pranona bashkë me engjëjt e tu ne që të thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

Tingulli T. II.
Me gojët e të patrupëve, me lavdërime të pareshtura, gjashtëkrahëshet po të këndojnë Ty, o Perëndia ynë, himnin trishenjtor, dhe ne të dheut me buzë të padenja, po të drejtojmë lavdërim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndia ynë...

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Duke qëndruar me frikë Keruvimet, të habitshëm e me tmerr Serafimet, po të sjellin me zë të pareshtur himnin trishenjtor, bashkë me këta dhe ne mëkatarët thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Hyjninë e njësisë së trinishme, e lavdërojmë si bashkim të papërzier, dhe thërresim himnin e Engjëjve: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

Tingulli i rëndë.
Ti që himnohesh me fuqi të lartë nga Kerubimet dhe lavdërohesh me lavdi hyjnore prej Engjëjve, Pranona dhe ne mëkatarët e padenjë, që guxojmë të të thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi; ......

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
 - të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Ty, Hyjnisë së paafrueshme, që je Një dhe e Trinishme, duke të drejtuar lavdërimin trishenjtor të Serafimeve, me frikë të thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
O shpirt, që hedh poshtë përtacinë si gjumin, tregoi Gjykatësit, përpjekjet për t’u ngritur dhe thirr me frikë: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.


Tingulli T.IV

Duke mos guxuar të të shikojnë Keruvimet, thërresin duke fluturuar me brohori këngën hyjnore të zërit trishenjtor. Bashkë me ata thërresim edhe ne mëkatarët: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, ....

- të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup shpëtona.
- të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit shpëtona.
- të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd shpëtona.
- të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve shpëtona.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Duke pasur zemrat në qiell, le të imitojmë rrjeshtin engjëllor, dhe me frikë le t’i biem përpara të drejtit, duke i thirrur lavdërimin triumfal: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtona.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Të dërrmuar nga fajet tona të shumta, dhe duke mos guxuar të vështrojmë lartësinë tënde. Duke përulur shpirtin bashkë me trupin, himnin së bashku me engjëjt po të thërresim: Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndi, me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtona.

TË SHTUNËN gjatë Kreshmëve të mëdha, në shërbesën e mëngjesit, pas gjashtë psalmeve, këndojmë pas “  Aliluia...”  përlëshoren për prehjen e të vdekurve:

Tingulli II.
Apostuj, Martirë dhe Profetë, Hierarkë, Oshënarë dhe ju, o të drejtë që mbaruat mirë ndeshjen dhe mbajtët besën, ju që kini guxim pranë Shpëtimtarit, ju lutemi të ndërmjetoni tek Ai, si i mirë që është, të shpëtojë shpirtrat tanë.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Kujto, o Zot, si i Mirë shërbëtorët e Tu dhe sa mëkate kanë bërë në jetë fali, sepse asnjë s’është i pamëkatshëm, veçse Ti, që u fal jetë dhe atyre që ndërruan jetë.

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Ty, o Nënë e Shenjtë e Dritës së patreguar, duke të nderuar me himne engjëllore, po të madhërojmë.

Dhjaku:         Përsëri dhe përsëri me paqe le t'i lutemi Zotit.
Kori:               Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:         Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.
Kori:               Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:         Të Tërëshenjtën, të pacënuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t'ia parashtrojmë.
Kori:               Ty, o Zot.
Prifti:              Se yti është pushteti dhe jotja është lavdia e Atit, e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e për herë e në jetë të jetëve.

Kori:               Amin.

PSALMI 50
Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time.
Lajmë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.
Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.
Te Ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.
Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m’i tregove.
Spërkatmë me hisop, dhe do të pastrohem, lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara.
Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia, dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.
Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd, dhe forcomë me frymë sunduese.
Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të pabesët do të kthehen tek Ti.
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.
O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.
Se po të kishe dashur therore do të të kisha prurë, por Ty s’të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.
Bëji të mirë, o Zot, Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e Jeruzalemit.
Atëherë do të të pëlqejë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë.
Atëherë do të sjellin viçër mbi altarin tënd dhe mëshiromë, o Perëndi.



Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Hapmi dyert e pendimit, o Jetëdhënës, se shpirt im vjem që me natë te tempulli yt i shenjtë, duke sjellë tempullin e trupit, krejt të përlyer. Po ti si i dhembshur pastroje me përdëllimin tënd të mëshirshëm .

Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Drejtomë në rrugën e shpëtimin, o Hyjlindëse; sepse e ndota shpirtin me mëkate të turpshme, duke shkuar tërë jetën time me ngathtësi; me ndërmjetimet e tua të shumta spastromë prej çdo ndryrësie.

Përdëllyes, përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time.

Unë i mjeri, duke kujtuar mëkatet e shumta dhe të frikshme që kam bërë, dridhem nga dita e frikshme e gjyqit; po duke marrë guxim nga mëshira e dhembshurisë sate, si Davidi po të thërres: Përdëllemë, o Perëndi sipas përdëllimit tënd të madh.

Dhjaku ose Prifti:
O Perëndi, shpëtoje popullin tënd dhe bekoje trashëgimin tënd. Vështroje botën tënde me mëshirë e dhembshuri. Lartësoje fuqinë e të krishterëve orthodhoksë dhe dërgo mbi ne mëshirat e tua të pasura, me ndërmjetimet e Zonjës sonë të pacënuar Hyjlindëses dhe gjithmonë Virgjërës Mari; me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës; me mbrojtjet e fuqive qiellore të çmuara dhe të patrup: me përgjërimet e të nderuarit, të lavdëruarit profet, pararendësit dhe pagëzorit Joan; të Apostujve të shenjtë të lavdëruar dhe të dëgjuar; të Etërve tanë të shenjtë, mësuesve të mëdhenj ekumenikë dhe ierarkëve, Vasilit të Madh, Grigor Teologut dhe Joan Gojartit; patrikëve të Aleksandrisë, Athanasit, Qirillit dhe Joan Përdëllimtarit; të çudibërësve, Nikollës Kryepiskopit të Mirës së Liqisë dhe Spiridhonit episkopit të Trimithundës; të martirëve të shenjtë, të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer; të etërve tanë oshënarë dhe hyjprurës, të martirëve të shenjtë, të lavdëruar e të mëdhenj Gjergj Trofeprurësit, Dhimitër Mirovlitit, Theodhor Tironit dhe Theodhor Stratillatit të shenjtit (të kishës), të Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakim dhe Ana; të shenjtit (të ditës), që lusim dhe të gjithë Shenjtorëve të Tu. Ty të lutemi, o i vetëm i shumë mëshirshëm Zot, dëgjona ne mëkatarët që po të lutemi dhe mëshirona.

Kori:               Mëshiro, o Zot. (12 herë)

Prifti:              Me mëshirën dhe dhembshuritë dhe njeridashjen e Birit tënd të Vetëmlindur, me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve
Kori:               Amin.



SHKURTORET:

 Të hënën - E Kryeëngjëjve.
Kryeëngjëj të Perëndisë, meshtarë të Lavdisë Hyjnore, drejtues të njerëzve dhe kryetarë të Forcave pa trup, ndërmjetoni për ne për mëshirën e madhe, si kryegjeneralë të Engjëjve.

  Të martën - E Pararendësit
Profet i Perëndisë dhe Pararendës i hirit, kokën tënde si trëndafil të shenjtë duke gjetur ne në dhé, marrim gjithnjë shërime, dhe përsëri si më parë, lëçit në botë pendimin.

  Të mërkurën - E së Tërëshenjtës
Mbrojtje e paturpëruar e të krishterëve, ndërmjetim i pandërprerë ndaj krijuesit, dëgjo zërat e lutjeve të mëkatarëve, dhe arri si e mirë për të na ndihmuar ne që të thërrasim me besë, nxito të ndërmjetosh dhe shpejto të lutesh, o Hyjlindëse, që mbron ngaherë ata që të nderojnë.

  Të enjten - E Apostujve
Mbrojtësit, Hyjfolësit dhe Predikuesit, majën e nxënësve të Tu, i more për të provuar të mirat dhe për tu dhënë prehjen, sepse dhimbjen e tyre dhe vdekjen i more mbi të gjitha therore, o njohës i vetëm i zemrave.

Për Shën Nikollën
O Shën Koll i Mirave, kryepiskop u tregove, porositë e Zotit Krisht, sipas Ungjillit i përmbushe, shpirtin tënd për besnikët e dorëzove; popullin nga çdo rrezik e shpëtove; prandaj u shenjtërove, me hir të Zotit Krisht, o Kryeprift i Madh.

Të  premten - E Kryqit të çmuar
Ti që mbi Kryqin u mbërtheve me dashje, shtetit të ri që ka emrin tënd dhuroi dhembshuritë e tua, o Krisht Perëndi. Ngazëlloi me fuqinë tënde krerët tanë besnikë, duke u falur fitore kundër armiqve, paçin përkrahjen tënde, armë paqeje, trope të pamposhtur.

Të  shtunën
Si frytet e natyrës tek bujku i krijesës, bota të ofron Ty, o Zot, Martirët hyjmbajtës. Me ndërmjetimet e tyre, mbroje me paqe të thellë Kishën tënde, me anën e Hyjlindëses, o i Shumëmëshirshëm.







Sinaksari

ZBRITËSORET  e Kreshmës së madhe

Kënga I. Irmi
U hodh nëpër detin si në sterë, shpëtoi nga tirani, dhe armiku egjiptian, populli i mjerë dhe thërriste: Lavdi më Ty Shpëtimtar Perëndi dhe Zot.

Kënga III. Irmi
Kryemjeshtër i qiellit, o Kryezot, që ndërtove Kishën e Shenjtë, ti më siguro, se ti na do dhe na ndih, ti i dëgjon mëkatarët, ti besnikët përherë i mbron, ti njeridashësi.

Kënga IV. Irmi
Kam dëgjuar o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mister të madh, kuptova veprimin tënd, dhe lavdërova Hyjninë tënde.

Kënga V. Irmi
Dritë na dhuro, dhe tregona udhën ti o Zot, me porositë dhe me krahun tënd, dhe paqen tënde dhurona o mik i njerëzve.

Kënga VI. Irmi
Të falurit Perëndisë do t’ia shtroj, dhe atij do t’ia tregoj hidhërimet, se plot me vrer, shpirti im është mbushur, dhe jeta ime ka zbritur përposh në ferr, dhe lutem si Jonai në det: Prej greminës më nxirr Perëndi dhe Zot.

Kënga VII. Irmi
Të tre djemtë e Judesë, që rastisën të ndodhen në Babilonë një mot, nga besa e Trinisë, e shkelën flakën djegëse të furrës me lavdërim: Perëndi i etërve tanë, o Zot je i bekuar.

Himnojmë, bekojmë dhe i falemi Zotit.

Kënga VIII. Irmi
Zotin dhe mbretin tonë qiellor që bekojmë, ushtrit’ëngjëllore himnoni, dhe e lartësoni me zë për gjithë jetët.

Dhjaku ose Prifti:.
Hyjlindësen dhe Mëmën e Dritës duke nderuar me himne le ta madhërojmë.

Kori:   Vargu 1: Shpirti im madhëron Zotin dhe fryma ime u ngazëllua për Perëndinë, Shpëtimtarin tim.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargu 2: Se hodhi sytë mbi përulësinë e shërbëtores së tij se ja që tani e tutje gjithë brezat do të më lumurojnë.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargu 3: Se tek unë bëri vepra madhështore i Fuqishmi dhe i shenjtë është emri i tij; dhe përdëllimi i tij do të jetë brez pas brezi për ata që ia kanë frikën.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargu 4: Rrëfeu fuqi me krahun e tij; i shpërndau ata që krenohen me mendimin e zemrës së tyre.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargu 5: Përmbysi të fuqishmit prej froneve, dhe i lartësoi të përulurit, të uriturit i mbushi me të mira, dhe të pasurit i dëboi të zbrazët.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Vargu 6: Përkrahu të birin e tij Izrael, duke sjellë ndërmend mëshirën që u premtoi etërve tanë, Abrahamit dhe farës së tij për jetë.

Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Kënga VIII. Irmi
O Nën’e Perëndisë Zonjë Virgjëreshë, që na shpëtove me anën e Zotit Jisu, të madhështojmë me gjith’ushtrit e Engjëjve.

Të meriton me të vërtetë të të lumturojmë Ty Hyjlindësen, gjithmonë të lumturën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Dhjaku:         Përsëri dhe përsëri me paqe le t’i lutemi Zotit.
Kori:               Mëshiro, o Zot.

Dhjaku:         Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.
Kori:               Mëshiro, o Zot.
Dhjaku:         Të Tërëshenjtën, të pacenuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindëse dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njeri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t’ia parashtrojmë.
Kori:               Ty, o Zot.
Prifti:              Se Ty të lavdërojnë tërë fuqitë e qiejve dhe Ty ta drejtojnë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Kori:               Amin.

DRITËPRURËSET
Dritëprurëset ndryshojnë sipas tingullit të javës dhe tropari i parë ndryshon në fund çdo ditë sipas ciklit javor. TË SHTUNËN nuk psalim Dritëprurësen e parë, por të dytën dhe të tretën.

Tingulli I.
O Zot, që linde dritën, pastroma shpirtin prej çdo mëkati...

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera e II)
O Zot, që linde dritën, pastroma shpirtin prej çdo mëkati me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera e III)
O Zot, që linde dritën, pastroma shpirtin prej çdo mëkati me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

Tingulli II.

O Zot, dërgo dritën tënde të përjetshme dhe ndriçoi sytë, të fshehtat e zemrës sime ... (a)

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.


 (Hera e II)
O Zot, dërgo dritën tënde të përjetshme dhe ndriçoi sytë, të fshehtat e zemrës sime me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera e III)
O Zot, dërgo dritën tënde të përjetshme dhe ndriçoi sytë, të fshehtat e zemrës sime me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

Tingulli III.

O Krisht Perëndi, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time... (a)

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera II)
O Krisht Perëndi, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera III)
O Krisht Perëndi, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

Tingulli IV
Ti që linde dritën e botës tënde, shpirtin tim, që është në errësirë, pastroje nga çdo mëkat... (a)

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera II)
Ti që linde dritën e botës tënde, shpirtin tim, që është në errësirë, pastroje nga çdo mëkat me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera III)
Ti që linde dritën e botës tënde, shpirtin tim, që është në errësirë, pastroje nga çdo mëkat me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

Tingulli T.I.
O Zot dritëdhënës, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time... (a)

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera e II)
O Zot dritëdhënës, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera e III)
O Zot dritëdhënës, dërgo dritën tënde dhe ndriço zemrën time me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

Tingulli T.II.

O Zot, ........ (a) u dërgo shpirtrave tanë dritën tënde të përjetshme.

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera e II)
O Zot me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtomë dhe u dërgo shpirtrave tanë dritën tënde të përjetëshme.

(Hera e III)
O Zot me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtomë dhe u dërgo shpirtrave tanë dritën tënde të përjetshme.

Tingulli i rëndë
O Zot, ... (a)....dhe u dërgo dritën shpirtrave tanë për mëshirën tënde të madhe.

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.



(Hera e II)
O Zot me ndërmjetimet e Shenjtorëve shpëtomë dhe u dërgo dritën shpirtrave tanë për mëshirën tënde të madhe.

 (Hera e III)
O Zot me ndërmjetimet e Hyjlindëses shpëtomë dhe u dërgo dritën shpirtrave tanë për mëshirën tënde të madhe.

Tingulli T.IV


O Krisht që je drita vetë, ndriçomë bashkë me Ty…

- Të hënën: me mbrojtjen e Engjëjve pa trup dhe shpëtomë.
- Të martën: me ndërmjetimet e Pararendësit dhe shpëtomë.
- Të mërkurën dhe të premten: me fuqinë e Kryqit tënd dhe shpëtomë.
- Të enjten: me ndërmjetimet e Apostujve dhe shpëtomë.

(Hera e II)
O Krisht që je drita vetë, ndriçomë bashkë me Ty me ndërmjetimet e Shenjtorëve dhe shpëtomë.

(Hera e III)
O Krisht që je drita vetë, ndriçomë bashkë me Ty me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe shpëtomë.

DHOKSOLOGJIA E VOGËL
Ty të ka hije lavdi, o Zot Perëndia ynë, dhe Ty ta dërgojmë lavdinë, Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Lavdi Perëndisë që është në më të lartat dhe mbi dhenë paqe dhe mbi njerëzit mirëdashje.
Të himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, Ty të falënderojmë për lavdinë tënde të madhe.
Zot Mbret, Perëndi qiellor, Atë i tërëfuqishëm; Zot Bir i vetëmlindur Jisu Krisht, edhe Shpirti i Shenjtë.
Zot Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës, mëshirona, Ti që ngre mëkatet e botës.
Prano lutjen tonë, Ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona.
Se Ti je shenjt i vetëm, Ti je Zot i vetëm Jisu Krishti, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin.
Për ditë do të të bekoj, dhe do të lavdëroj emrin tënd për jetë e në jetë të jetës.
O Zot, u bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: O Zot mëshiromë, shëro shpirtin tim se fajtova tek Ti.
O Zot, tek Ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im.
Se pranë teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë.
Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.
Bëna të denjë, o Zot, që të ruhemi këtë ditë pa ndonjë mëkat.
I bekuar je, o Zot, Perëndi i Etërve tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar në jetët. Amin.
Le të jetë, o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek Ti.
I bekuar je, o Zot, mësomë porsitë e tua.
I bekuar je, o Kryezot, bëmë të mençëm në porositë e tua.
I bekuar je, o i Shenjtë, ndriçomë me porositë e tua.
O Zot, mëshira jote është për jetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të tua.
Ty të ka hije lëvdata, Ty të ka hije himni, Ty të ka hije lavdia, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Dhjaku:       Le ta plotësojmë lutjen tonë të mëngjesit ndaj Zotit.

Kori:             Mëshiro, o Zot.

Dhjaku:       Përkrahna, shpëtona, mëshirona dhe ruajna, o Perëndi, me hirin tënd.

Kori:            Mëshiro, o Zot.

Dhjaku:      Tërë ditën të përsosur, të shenjtë, të paqshme dhe të pamëkatshme, le t’ia lypim Zotit.

Kori:             Falna, o Zot.

Dhjaku:     Engjëll paqeje, udhëheqës besnik, ruajtës të shpirtrave dhe të trupave tanë, le t’i lypim Zotit.

Kori:           Falna, o Zot.

Dhjaku:      Ndjesë dhe falje të mëkateve dhe të fajeve tona, le t’i lypim Zotit.

Kori:             Falna, o Zot.

Dhjaku:     Të mirat dhe të dobishmet për shpirtrat tanë dhe paqe për botën, le t’i lypim Zotit.

Kori:           Falna, o Zot.

Dhjaku:    Që të kalojmë në paqe dhe në pendim jetën që na mbetet, le t’i lypim Zotit.

Kori:           Falna, o Zot.

Dhjaku:    Mbarim të krishterë të jetës sonë, pa dhembje, faqebardhë, me paqe, dhe mbrojtje të mirë përpara gjykatores së trembshme të Krishtit, le të lypim.

Kori:           Falna, o Zot.

Dhjaku:    Të Tërëshenjtën, të pacenuarën, të përmbibekuarën, të lavdëruarën Zonjën tonë Hyjlindësen dhe gjithmonë Virgjërën Mari, bashkë me gjithë shenjtorët, duke e kujtuar, veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndisë, le t’ia parashtrojmë.

Kori:          Ty, o Zot.

Prifti:         Se ti je Perëndi mëshire, dhembshurie dhe njeridashjeje dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Kori:          Amin.

Prifti:        Paqe në të gjithë.

Kori:         Dhe në shpirtin tënd.

Dhjaku:   Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.

Kori:         Ty, o Zot.
Prifti lutet pa zë duke thënë këtë uratë:

Prifti:
O Zot i shenjtë, që banon në të lartat e mbikqyr ato që janë poshtë, dhe që me syrin tënd gjithëshikues vështron tërë krijesën, para teje e ulëm qafën e shpirtit dhe të trupit, dhe të lutemi, o shenjt i të shenjtëve; zgjate dorën tënde të padukshme prej banesës sate të shenjtë dhe bekona të gjithë; dhe në qoftë se bëmë ndonjë mëkat me dashje ose padashje, ndjena si Perëndi i mirë dhe njeridashës, duke na dhuruar të mirat e tua të dheshme dhe qiellore.
Se ti e ke në dorë të na mëshirosh dhe të na shpëtosh, o Krisht Perëndia ynë dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Kori:         Amin.

Prifti:        Është mirë të të përhimnojmë, o Zot dhe ta këndojmë emrin Tënd, o i Lartë, të të japim zë në mëngjes për mëshirën dhe të vërtetën tënde për natë.


Lexuesi:   Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm mëshirona. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona, o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona, për emrin tënd.

Mëshiro, o Zot (3 herë).

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti:        Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Kori:         Amin

Duke qëndruar në tempullin e lavdisë sate, mendojmë se qëndrojmë në qiej, o Hyjlindëse. O derë qiellore, hapna dhe neve derën e mëshirës sate

Nga e hëna deri të premte lexojmë profecitë e orës së nëntë, ndërsa të shtunën lexohet Apostulli dhe Ungjilli.

Lexuesi:   Mëshiro, o Zot (40 herë)
Kori:         Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Më të nderuarën se Kerubimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.

Beko, o Atë, në emrin e Zotit.

Prifti:        Krishti Perëndia ynë që është i bekuar gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
                 
                  Amin. O Mbret qiellor, siguroji qeveritarët tanë, përmbaje besën, zbuti kombet, paqësoje botën, ruaje mirë këtë shtëpi të Shenjtë, Etërit dhe vëllezërit tanë që shkuan para nesh, vëri në tenda të drejtësh dhe pritna me pendim e me rrëfim si i mirë dhe njeridashës.

(Bëjmë tri metani të mëdha me tri vragjet e para)
Zot dhe Mjeshtër i jetës sime, mos më jep frymë përtese,
kureshtjeje, lavdidashjeje dhe kotësie.
Po falmë frymë urtësie, përulësie, durimi dhe dashurie.
Vlerësomë, o Zot dhe Mbret, të shikoj fajet e mia dhe të mos gjykoj tim vëlla.
Pastaj bëjmë 12 përkulje duke thënë (O Zot falmë mua mëkatarin dhe mëshiromë)

Dhe bëjmë përsëri një metani të madhe me:
Vlerësomë, o Zot dhe Mbret, të shikoj fajet e mia dhe të mos gjykoj tim vëlla.
Se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.

Lexuesi:   Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot. (3 herë)
Beko o Atë.
Prifti:        Krishti Perëndia ynë i vërtetë; me ndërmjetimet e Nënës së Tij të pacenuar, të panjollëshme dhe të shenjtë, me fuqinë e Kryqit të çmuar dhe jetëbërës, me mbrojtjet e Fuqive qiellore të çmuara dhe pa trup; me përgjërimet e të nderuarit, të lavdëruarit Profetit, Pararendësit dhe Pagëzorit Joan, të Apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të mirëdëgjuar, të Martirëve të shenjtë të lavdëruar dhe mundës të shkëlqyer, të Etërve tanë të shenjtë dhe oshënarë, (të shenjtit kishës), Hyjprindërve të shenjtë dhe të drejtë Joakimit dhe Anës, (të shenjtit të ditës) që kremtojmë dhe të gjithë shenjtorëve, na mëshiroftë dhe na shpëtoftë si Perëndi i mirë, njeridashës dhe mëshirëplotë.

Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Kori:         Amin.











PASDARKA E MADHE

Prifti: I bekuar është Perëndia ynë gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lavdi më Ty, o Perëndia ynë, lavdi më Ty.
O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe dhurues jete; eja dhe qëndro ndër ne, dhe pastrona nga çdo njollë, dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë.

Lexuesi: Amin.
Trishenjti tё gjithё bashkё
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.  (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd.
Mëshiro o Zot. (tre herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

Lexuesi: Amin. Mëshiro, o Zot (12 herë).
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Perëndisë, Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.

Dhe menjëherë, nëse është java e parë e Kreshmëve të mëdha, fillojme me:

Psalmi 69
O Perëndi, eja dhe shpëtomë; eja dhe ndihmomë, o Zot. U turpërofshin dhe u shofshin ata që ma kërkojnë shpirtin; U thefshin dhe u shkatërrofshin të gjithë ata që më përqeshin.
U gëzofshin dhe u ngazëllofshin të gjithë ata që të kërkojnë, dhe të lavdërofshin përjetë ata që duan shpëtimin tënd. Po unë jam i varfër dhe nevojtar, eja dhe shpëtomë, o Perëndi, se ti je ndihmësi dhe çliruesi im, o Zot, eja shpejt dhe mos u vono.

Nëse jo, fillojmë kështu: Psalmi 4
O Perëndi i drejtësisë time, më dëgjove kur thirra; kur isha në ngushticë, ti më zgjerove; ki mëshirë për mua dhe lutjen ma dëgjo. O bij njerëzish, deri kur zemër-rënduar do të jeni?
Pse e doni kotësinë dhe gënjeshtrën kërkoni? Dhe dijeni se Zoti oshënarin e vet të mrekullueshëm e bëri; Zoti do të më dëgjojë kur t’i thërrasë atij. Zemërohuni dhe mos mëkatoni; ato që thoni në zemrat tuaja, arsyetoni në shtretërit tuaj, dhe qetësohuni.
Therore drejtësie bëni, dhe në Zotin shpresoni. Shumë thonë: Kush do të na i tregojë të mirat? O Zot drita e fytyrës sate mbi ne u shënua.
I dhe ngazëllim zemrës sonë, kur atyre gruri dhe vera dhe vaji iu shtuan.
Në paqe do të shtrihem dhe do të fle, se ti, o Zot, kur vetëm jam, në shpresë më forcon.

Psalmi 6
O Zot, mos  më qorto në zemërimin tënd, as mos më mundo në mërinë tënde.
Ki mëshirë për mua, o Zot, se krejt i pafuqishëm jam; shëromë, o Zot, se eshtrat e mia u drodhën. Edhe shpirti im po dridhet fort; dhe ti, o Zot, deri kur?
Kthehu, o Zot, çliroje shpirtin tim, shpëtomë, për hir të përdëllimit tënd.
Se ndër të vdekurit s’ka kush të kujtojë; dhe në Hadh kush do të të lavdërojë?
U lodha në rënkimet e mia; çdo natë me lotë do ta laj shtratin tim dhe me lotët e mi do ta lag shtresën time. Syri im u drodh nga zemërimi, u plaka për shkak të gjithë armiqve të mi.
Largohuni nga unë gjithë ju që bëni paudhësi; se Zoti e dëgjoi zërin e klithmës sime.
Zoti e dëgjoi lutjen time, Zoti e priti faljen time. U turpërofshin dhe u dridhshin fort gjithë armiqtë e mi, shpinën kthefshin dhe fort shpejt u turpërofshin.

Psalmi 12
Deri kur, o Zot, gjithnjë do të më harrosh? Deri kur do ta largosh nga unë fytyrën tënde?
Deri kur do të kem lakmi në shpirtin tim, dhe dhimbje në zemrën time natë e ditë?
Deri kur do të lartësohet armiku im mbi mua?
Hidh sytë, dëgjomë, o Zot, Perëndia im. Ndriçoi sytë e mi, që të mos fle për vdekje.
Se mos thotë armiku im: Dola më i fortë se ai.
Dhe ata që më shtrëngojnë do të ngazëllohen në u tundsha.
Por unë shpresova në mëshirën tënde.
Zemra ime do të ngazëllohet për shpëtimin tënd;
do t’i këndoj Zotit, që më bëri mirë, dhe do të psal emrin e Zotit të Shumëlartë.
(dhe përsëri)
Hidh sytë, dëgjomë, o Zot, Perëndia im. Ndriçoi sytë e mi, që të mos fle për vdekje.
Se mos thotë armiku im: Dola më i fortë se ai.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi (tre herë).
Mëshiro, o Zot (tre herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Psalmi 24
Tek ti, o Zot, e ngrita shpirtin tim. Perëndia im, tek ti u mbështeta; mos u turpërofsha për jetë,
që armiqtë e mi me mua të mos tallen. Gjithë sa shpresojnë tek ti nuk do të turpërohen; u turpërofshin ata që më kot bëjnë paligjësira. M’i bëj të njohura rrugët e tua, o Zot, dhe shtigjet e tua m’i mëso. Më udhëhiq në të vërtetën tënde e më mëso; se ti je Perëndia shpëtimtari im; në ty shpresoj gjithë ditën. Kujto, o Zot, dhembshuritë e tua dhe mëshirat e tua, se janë të përjetshme. Mos kujto mëkatet e rinisë e të padijes sime, sipas përdëllimit tënd më kujto, ti, o Zot, për mirësinë tënde. Zoti është i mirë dhe i drejtë; prandaj do të bëjë ligje për ata që mëkatojnë, që në rrugë t’i kthejë. Do t’i udhëheqë të butët në drejtësi, rrugën e tij do t’ua mësojë të butëve. Gjithë rrugët e Zotit janë përdëllim dhe e vërtetë, për ata që ruajnë dhiatën e tij dhe dëshmitë e tij.Për emrin tënd, o Zot, ndjei paudhësinë time, se është e madhe. Kush është njeriu që ka frikë Zotin? Atij do t’ia mësojë rrugën që duhet të zgjedhë. Shpirti i tij do të prehet në të mira, dhe fara e tij do të trashëgojë tokën. Zoti është mbështetje për ata që e kanë frikë, dhe atyre do t’ua tregojë dhiatën e vet. Sytë e mi janë gjithmonë tek Zoti, se ai do t’i nxjerrë këmbët e mia nga kurthi. Hidhi sytë mbi mua dhe përdëllemë, se jam vetëm dhe i varfër. Shtrëngimet e zemrës sime u shtuan, nxirrmë nga nevojat e mia. Vështro përulësinë time dhe mundimin tim, dhe falmi të gjitha mëkatet e mia. Shiko armiqtë e mi, se u shumuan, e më urrejnë padrejtësisht me mëri të madhe. Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto; mos u turpërofsha, se tek ti shpresova. Prapa më vinin njerëz pa të keq dhe të drejtë se në ty shpresoj.
O Perëndi, çliroje Izraelin nga gjithë shtrëngimet e tij.

Psalmi 30
O Zot, tek ti shpresova, në jetë të jetës mos u turpërofsha; shpëtomë me drejtësinë tënde dhe të ardhtë keq për mua. Përkule veshin tënd tek unë; nxito të më shpëtosh; Perëndi mbrojtës bëhu për mua dhe shtëpi strehimi për shpëtimin tim. Se ti je mbrojtja ime dhe streha ime dhe me emrin tënd do të më udhëheqësh e do të më mbrosh. Do të më nxjerrësh nga ky kurth që fshehtas ma ngritën, se ti je mbrojtësi im, o Zot. Shpirtin tim e jap në duart e tua; ti më shpërbleve, o Zot, Perëndi i së vërtetës. I urrej ata që u besojnë gënjeshtrave të kota; dhe unë tek Zoti shpresova. Do të ngazëllehem dhe do të dëfrej për përdëllimin tënd; se përulësinë time e shikove, shpirtin tim shpëtove nga shtrëngimet. Nuk më dhe në dorë të armiqve; në vend të gjerë këmbët m’i mbështete. Përdëllemë, o Zot, se jam në shtrëngim; syri im, shpirti im, barku im, u tretën nga zemërimi. Se jeta ime u fik nga dhimbja, dhe vitet e mia nga rënkimet; nga varfëria fuqia m’u dobësua, dhe eshtrat e mia u shkundën.
Para gjithë armiqve të mi për turp u bëra, dhe më shumë para fqinjëve të mi; dhe frikë për të njohurit e mi; ata që jashtë më panë, nga unë u larguan. Nga zemra u harrova si i vdekur, si enë e thyer u bëra. Se dëgjova shpifje nga shumë vetë që banojnë përreth meje. Ata u mblodhën bashkë kundër meje dhe kurdisën shpirtin të ma marrin. Dhe unë shpresova tek ti, o Zot, thashë: Ti je Perëndia im. Fatet e mia janë në duart e tua, çliromë nga dora e armiqve të mi dhe nga ata që më përndjekin. Bëje fytyrën tënde të ndrisë mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë me përdëllimin tënd. O Zot, mos më turpëro, se ty të thirra; të pabesët u turpërofshin, dhe në hadh shkofshin. U mbyllshin buzët gënjeshtare, që paligësi flasin kundër të drejtit me mendjemadhësi që prish gjithçka. Sa e madhe dhe e shumtë është mirësia jote, o Zot, që ruan për ata që ta kanë frikën, e për të cilat provë dhe, para bijve të njerëzve, që në ty shpresojnë.
Do t’i fshehësh ata në hijen e fytyrës tënde, prej kurtheve të njerëzve, do t’i mbrosh ata në tendë, nga sulmet e gjuhëve. I bekuar qoftë Zoti, se e bëri të mrekullueshëm përdëllimin e tij si në një qytet të mbrojtur. Dhe unë, në habinë time, thashë: Prej syve të tu u dëbova, por ti e dëgjove zërin e lutjes sime, kur Ty të thirra. Duajeni Zotin, të gjithё ju shenjtët e tij. Zoti e mbron të vërtetën dhe me të tepërt i shpaguan ata që janë kryelartë. Bëhuni burra dhe zemra juaj u forcoftë, të gjithë ju që shpresoni tek Zoti.

Psalmi 90
Ai që banon nën mbrojtjen e të Shumëlartit, do të prehet në strehën e Perëndisë së qiellit.
Do t’i them Zotit: Ti je mbrojtësi im dhe streha ime, Perëndia im, dhe tek ti do të shpresoj.
Se ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarëve dhe nga rrethanat e turbullta.
Do të të mbulojë me pendët e tij dhe nën krahët e tij mbrojtje do të gjesh;
e vërteta e tij do të të rrethojë si armë mbrojtjeje. S’do t’i trembesh frikës së natës, as shigjetës që fluturon ditën, asgjëje që vjen rrotull nëpër errësirë, as ndonjë rasti të papritur dhe të lig në mesditë. Një mijë do të bien në brinjët e tua, dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde; por ty s’do të të godasin. Veç do të soditësh me sytë e tu dhe do të shohësh shpagimin e mëkatarëve.
Se ti, o Zot, je shpresa ime; të Shumëlartin vure për mbështetjen tënde. Asnjë e keqe s’do të të ndodhë, as kamzhik nuk do të prekë tendën tënde. Se do t’i urdhërojë engjëjt e tij për ty, të të ruajnë në të gjitha udhët e tua. Në duar do të të mbajnë, që këmba jote të mos prekë asnjë gur.
Do të ecësh mbi nepërkën e mbi luanin, do të shkelësh mbi luanin dhe dragoin. Sepse pati shpresë tek unë, dhe unë do ta çliroj, do ta mbroj atë, sepse njohu emrin tim. Do të më thërrasë dhe do ta dëgjoj; në shtrëngim do të jem me të, do ta çliroj dhe do ta lavdëroj. Me jetë të gjatë do ta mbush atë, dhe do t’i tregoj atij shpëtimin tim.

Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi (tre herë).
Mëshiro, o Zot (tre herë).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Pastaj këndohen Vargjet pasuese në T.T.II,
duke shtuar në fund si refren: “Zoti është bashkë me ne”.
Zoti është bashkë me ne.
Dijeni o kombe që jeni të mundur.
Dëgjojeni anembanë dheut.
O të fortë do të mundeni.
Sado të forcoheni, prapë jeni të mundur.
Zoti do t’i shkatërrojë këshillat tuaja.
Fjala që do të lidhni, nuk do të qëndrojë.
Nuk trembemi as tronditemi nga ju.
Do të bekojmë Zotin, Perëndinë tonë dhe do t’ia kemi frikën.
Do t’i kemi besim, se ai na shenjtëron.
Do t’i kemi besim, se ai na shpëton.
Ja unë dhe djemat që më dha Perëndia.
Populli që bariste në errësirë, pa një dritë të madhe.
Ju rrini nën hijen e vdekjes, po drita shkëlqen përmbi ne.
Se një djalë na lindi dhe një Bir na u dha.
Dhe ai do të marrë qeverimin përsipër.
Edhe paqja e tij nuk do të ketë kufi.
Edhe do të quhet emri i tij “Engjëll i Këshillës së Madhe”.
“Këshilltar i çuditshëm”.
“Perëndia i fuqishëm”, “Kryetar”, “Princ i Paqes”.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Zoti është bashkë me ne.
Dijeni o kombe që jeni të mundur.

Pastaj lexojmё troparet pasuese:
Si shkova ditën, të përhiroj o Zot;
të lutem falmë mbrëmjen dhe natën të pamëkatshme, o Shpëtimtar, dhe shpëtomë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Si shkova ditën, të lavdëroj o Zot;
të lutem falmë mbrëmjen dhe natën pa skandal, o Shpëtimtar, dhe shpëtomë.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Si shkova ditën, të përhimoj o i Shenjtë;
të lutem falmë mbrëmjen dhe natën pa lakmin, o Shpëtimtar, dhe shpëtomë.

Pastaj psalim në T.IV
Me trumbeta kipre çdo kerubim, të këndon plot me bujë dhe lavdërim.
Dhe me gjashtë krahë çdo serafim, të himnon pa pushuar me ngazëllim.
Engjëjt në qiellin shekullor, t’adhurojnë me psalm edhe Trishenjtor.
Ishe që prej jetësh o Atë e je, Bir të vetëm pa nisje Iisunë ke.
Shpirt’i Shenjtë ka gjithatë lavdi, të pandarë të tre bëjnë një Trini.
Zonja Virgjerëshë o Shën Mari, lindi Krishtin njeri edhe Perëndi.
Etër dhe Shenjtorë plot me lavdi, që fituat parajsë dhe lumturi.
Bëni ndërmjetime për çdo besnik, të shpëtojmë nga djalli dhe Ferr’i lig.
Ja ku po ju lutemi pa pushim, Trishenjtorin këndojmë me lavdërim.
Shenjt, Shenjt, Shenjt, o Zot Trishenjtor, mëshirona dhe shpëtona. Amin.

Simboli i Besimit tё gjithё bashkё
Besoj në një Perëndi, Atë të tërëfuqishëm,
krijues të qiellit dhe të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave.
Dhe në një Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.
Që prej ne njerëzit edhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve,
edhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.
Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi e u varros.
Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.
Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.
Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit,
mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit,
që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
Në një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike.
Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.
Pres ngjalljen e të vdekurve.
Dhe jetën e ardhshme të amshuar. Amin.



Pastaj psalim në T.IV
Zonjë Hyjlindëse e Tërëshenjtë, ndërmjeto për ne dhe çdo mëkatar. (tre herë)
Engjëj dhe Kryeëngjëj të Shenjtë, ndërmjetoni për ne dhe çdo mëkatar. (dy herë)
Shën Joan Profet, Pararendës, Pagëzor i Zotit tonë Jisu Krisht, ndërmjeto për ne dhe çdo mëkatar. (dy herë)
Apostuj dhe Profetë, Dëshmorë dhe Shenjtorë, ndërmjetoni për ne dhe çdo mëkatar. (dy herë)
Etër Oshënarë, Barinj edhe Mësonjës, ndërmjetoni për ne dhe çdo mëkatar. (dy herë)
O fuqi e pamundur e kryqit të çmuar, mos na neverit ne dhe çdo mëkatar. (dy herë)
O Perëndi ki mëshirë për ne dhe çdo mëkatar. (tre herë) Dhe mëshirona.

Trishenjti tё gjithё bashkё
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd. Mëshiro o Zot. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.
Më pas lexojmë:
Ndritmi sytë, o Krisht Perëndi, që të mos fle gjumin e vdekjes, që të mos thotë armiku, që është më i fortë se unë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Forcoma shpirtin o Perëndi, se shkoj nëpër shumë gracka; ruajmë prej atyre si i mirë dhe shpëtomë si njeridashës.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Meqënëse s’guxojmë nga mëkatet e shumtë, ndërmjeto për ne pranë Birit tënd, o Virgjëreshë Hyjlindëse, se lutja e Nënës ka fuqi të madhe pranë Zotit. Mos i përbuz mëkatarët, o e mirë, se Zoti është mëshirëplot edhe do të na shpëtojë, se dënjoi të pësojë për ne.
Mëshiro, o Zot. (40 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Beko o Atë, me emrin e Zotit.
Prifti: Me uratat e etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psalti: Amin.
Urata e Shën Vasilit
Prifti: O Zot, o Zot që na shpëtove nga të gjithë shigjetat, që na vërtiten ditën, shpëtona dhe nga pusitë, që na përgjojnë natën. Priti ngritjet e duarve tona si fli të mbrëmjes. Vlerësona të shkojmë edhe hovin e natës faqebardhë, pa ndonjë ngasje të keqe dhe shpëtona nga të gjitha turbullimet edhe flashkëritë, që rrjedhin prej djallit.
Falu shpirteve tona pendim edhe mendjeve tona kujdes për nxonitjen e tmerruar dhe të drejtë të gjyqit të fundit. Mbërthenaji trupet me frikën tënde dhe qetësoji gjymtyrët tona të përmbidheshme, që të gëzohemi edhe në gjumë me pamjen e gjykimeve të tua. Largoji prej nesh të gjitha imagjinatat e pahijshme dhe dëshirat e dëmshme. Dhe ngrina në kohën e faljes të forcuar në besë dhe të përparuar në porositë e tua; me mirëdashjen e Birit të vetëm me të cilin je i bekuar, bashkë me Shpirtin e Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Lexuesi:
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Perëndisë, Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.


Psalmi 50
Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time. Lajmë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim. Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë. Tek ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd. Se ja tek u zura në paudhësi dhe në mëkate më lindi nëna ime. Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe  të fshehtat e urtësisë sate m’i tregove. Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lajmë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora. Bëmë të dëgjoj gëzim dhe ngazëllim dhe do të më gëzohen eshtrat e dobësuara. Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia, dhe shuaji të gjitha paudhësitë e mia. Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi,
dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime. Mos më hidh larg fytyrës sate dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë. Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese. Do t’u mësoj të paligjëve udhët e tua dhe të pabesët do të kthehen tek ti.
Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde. O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde. Se po të kishte dashur therore do të kisha prurë, por ty s’të pëlqejnë therore me djegie të plotë. Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur, Perëndia nuk do ta përbuzë. Bëji të mirë o Zot, Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e Jeruzalemit. Atëherë do të pëlqejë therore drejtësie, dhurata therore me djegie të plotë. Atëherë do të sjellin viçër mbi altarin tënd dhe mëshiromë, o Perëndi.

Psalmi 101
O Zot, dëgjoje lutjen time dhe thirrja ime ardhtë tek ti. Nga unë mos e largo fytyrën tënde; në ditën e shtrëngimit tim, veshin tënd tek unë përkule, atë ditë do të thërres, shpejto të më dëgjosh. Se ditët e mia u zhdukën si tym; dhe eshtrat e mia u bënë si bukë e tharë. U plagos zemra ime dhe u tha si bari; se harrova edhe të ha bukën time. Nga zëri i rënkimit tim, kocka ime në mish m’u ngjit. U bëra si pelikani i shkretëtirës, u bëra si lakuriq nate. Zgjuar ndenja dhe u bëra si harabeli i vetmuar mbi çati. Armiqtë e mi tërë ditën më poshtëronin; dhe ata që më lavdëronin, betoheshin kundër meje. Se hirin hëngra si bukë dhe me lot përzjeva pijen time. Nga fytyra e mërisë sate dhe zemërimit tënd, poshtë më hodhe pasi lart më ngrite.
Ditët e mia janë si hije që përzgjatet dhe unë si bari u thava. Dhe ti, o Zot, mbetesh përjetë dhe kujtimi yt brez pas brezi. Ti do të ngrihesh dhe do të përdëllesh Sionin, se është koha ta përdëllesh atë; se i erdhi koha. Se shërbëtorët e tu për gurët e tij kanë dashuri dhe për pluhurin e tij kanë dhembshuri. Atëherë kombet do ta kenë frikë emrin e Zotit dhe lavdinë tënde gjithë mbretërit e tokës. Se Zoti do ta ndërtojë Sionin dhe në lavdinë e tij do të shfaqet. Mbi faljen e të poshtëruarve hodhi sytë dhe lutjen e tyre s’e përbuzi. Kjo le të shkruhet për brezin tjetër dhe populli që do të krijohet, do të lavdërojë Zotin. Se nga lartësia e shenjtërimit të tij u përkul, nga qielli Zoti hodhi sytë e tij mbi tokë. Që gjëmën e të lidhurve të dëgjojë dhe bijtë e të dënuarve me vdekje t’i çlirojë. Që emrin e Zotit ta shpallin në Sion dhe himnimin e tij në Jeruzalem.
Që popujt dhe mbretërit së bashku të mblidhen, që Zotit t’i shërbejnë. E veçoi në rrugë të fuqisë së tij; ditët e mia të pakta m’i njohe. Mos më merr në mes të ditëve të mia; vitet e tua janë brez pas brezi. Që në krye të herës themelove tokën, Zot, dhe vepër e duarve të tua janë qiejt. Ata do të humbin, por t’i do të mbetesh; gjithë sa janë si rrobë do të vjetërohen; do t’i ndërrosh ata si petk dhe do të ndërrohen. Dhe ti je po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë fund.
Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë strehë dhe fara e tyre përpara teje do të qëndrojë në jetë të jetëve.

Lutja e Manaseut
Prifti: O Zot i gjithëfuqishëm, Perëndi i etërve tanë, Abraham, Isak, Jakov edhe farës së tyre; që ke bërë qiellin dhe dhenë me tërë botën e tyre; që ke lidhur detin me urdhërin tënd; që e mbylle avushën dhe e shilove me emrin tënd; që tremben dhe dridhen të gjithë nga fuqia jote; se madhështia e lavdisë sate nuk ka kufi; se zemërimi yt kundër mëkatarëve nuk është i rëndë dhe mëshira jote është e pamundur dhe e pagjurmësuar; se ti je Zot i lartë, i dhembshur, zemërgjerë, mëshirëplotë dhe i butë për ligësitë e njerëzve; se ti u premtove ndjesë mëkatarëve pas mirësisë sate; se ti u fale pendimin mëkatarëve për shpëtimin e tyre; edhe këtë pendim nuk e fale për të drejtët, për Abrahamin, Isakun, Jakovin, të cilët nuk mëkatuan përpara teje, por për mëkatarin, që kanë bërë më tëpër mëkate se rëra e detit. Janë rritur paudhësitë e mia, o Zot, janë rritur paudhësitë e mia dhe nuk jam i vyer t’i ngre sytë dhe ta shoh lartësinë e qiellit; jam kërrusur prej paudhësive si prej një vargoi të rëndë prej hekuri, nuk kam prehje se ta ndeza zemërimin; se e bëra të keqen përpara teje; se të shkela dashurinë; se nuk i ruajta porositë e tua. Po tani të përgjunjem me zemër dhe i lutem mirësisë sate: Mëkatova, o Zot, falmë dhe mos më humb për tërë jetën sipas ligësive të mia dhe mos më dëno në fundin e dheut më të përposhtëm. Se Ti je Perëndia im, Perëndia i atyre që pendohen dhe ti do të më shpëtosh pas mëshirës sate, ndonëse jam i pavyer dhe ty do të të lavdëroj gjithë ditët e jetës sime. Se ty të këndojnë gjithë forcat e qiellit dhe jotja është lavdia në jetë të jetëve. Amin.

Trishenjti tё gjithё bashkё
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.  (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd. Mëshiro o Zot. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.

Pastaj lexojmё troparet:
Mëshirona, o Zot, mëshirona, se duke na munguar çdo mbrojtje,
ne mëkatarët të drejtojmë ty, si Zot që je, këtë lutje, mëshirona.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Mëshirona, o Zot, se tek Ti e kemi shpresën, mos u zemëro tepër me ne, as mos kujto paudhësitë tona, po hidh sytë dhe tani si i zemërdhembshur dhe shpëtona nga armiqtë tanë, se Ti je Perëndia ynë dhe ne popullit yt,
të gjithë jemi vepra të duarve të tua dhe thërresim emrin tënd.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Hapna derën e dhembshurisë, o Hyjlindëse e bekuar; ne që kemi shpresë tek ti, mos gabohemi, shpëtofshin me anën tënde nga rastet e këqia, se ti je shpëtim i të krishterëve.
Mëshiro o Zot. (40 herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cenuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Beko o Atë, me emrin e Zotit.
Prifti: Me uratat e etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psalti: Amin.
Prifti: O Zot, o Perëndi, o Atë i gjithëfuqishëm; o Zot, o Bir i Vetëmlindur Jisu Krisht edhe Shpirti i Shenjtë, që jeni një Hyjni dhe një Fuqi, kini mëshirë për mua mëkatarin dhe shpëtomëni mua, shërbëtorin e pavyer, nga dënimet e gjyqit të fundit.
Se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.

Lexuesi:
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Perëndisë, Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.
Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë vetë Krishtit, Perëndisë dhe Mbretit tonë.

Psalmi 69
O Perëndi, eja dhe shpëtomë; eja dhe ndihmomë, o Zot. U turpërofshin dhe u shofshin ata që ma kërkojnë shpirtin; u thefshin dhe u shkatërrofshin të gjithë ata që më përqeshin. U gëzofshin dhe u ngazëllofshin të gjithë ata që më kërkojnë dhe të lavdërofshin për jetë ata që duan shpëtimin tënd. Po unë jam i varfër dhe nevojtar, eja dhe shpëtomë, o Perëndi, se ti je ndihmësi dhe çliruesi im, o Zot, eja shpejt dhe mos u vono.

Psalmi 142
O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate. Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje. Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe. Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m’u trishtua dhe zemra m’u trondit. Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua. I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si toka e thatë. Dëgjomë shpejt, o Zot, m’u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr. Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më ty shpresova. Tregomë, o Zot, udhën ku duhet të eci, se me ty e kam varur shpirtin. Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek ti kërkova strehë. Mësomë të bëj dëshirën tënde, se ti je Perëndia im. Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë. Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.

Dhoksologjia e vogël tё gjithё bashkё
Ty të ka hije lavdi, o Zot Perëndia ynë, dhe Ty ta dërgojmë lavdinë, Atit, Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Lavdi Perëndisë që është në më të lartat dhe mbi dhenë paqe, dhe mbi njerëzit mirëdashje.
Të himnojmë, të bekojmë, të falemi, të lavdërojmë, Ty të falenderojmë për lavdinë tënde të madhe.
Zot mbret, Perëndi qiellor, Atë i tërëfuqishëm; Zot Bir i vetëmlindur Jisu Krisht, edhe Shpirt i Shenjtë.
Zot Perëndi, qengj i Perëndisë, Bir i Atit që ngre mëkatin e botës, mëshirona, Ti që ngre mëkatet e botës.
Prano lutjen tonë, Ti që rri në të djathtë të Atit, edhe mëshirona.
Se Ti je Shenjt i vetëm, Ti je Zot i vetëm, Iisu Krisht, për lavdi të Perëndisë Atit. Amin.
Për natë do të bekoj, dhe do të lavdëroj emrin tënd për jetë, e në jetë të jetës.
O Zot, u  bëre streha jonë brez pas brezi, unë thashë: O Zot, mëshiromë, shëro shpirtin tim se fajtova tek Ti.
O Zot, tek Ti gjeta strehë, mësomë të bëj dëshirën tënde se Ti je Perëndia im.
Se pranë teje është burimi i jetës; me dritën tënde do të shohim dritë.
Zgjate përdëllimin tënd mbi ata që të njohin.
Bëna të denjë, o Zot, që të ruhemi këtë natë pa ndonjë mëkat.
I bekuar je o Zot, Perëndi i Etërve tanë, dhe emri yt është i himnuar dhe i lavdëruar në jetët. Amin
Le të jetë, o Zot, përdëllimi yt mbi ne, sikurse kemi shpresuar tek Ti.
I bekuar je, o Zot, mësomë porositë e tua.
I bekuar je, o Zot, bëmë të mençëm në porositë e tua.
I bekuar je, o i Shenjtë, ndriçomë me porositë e tua.
O Zot, mëshira jote është përjetë, mos i hiq sytë nga veprat e duarve të Tua.
Ty të ka hije lëvdata, Ty të ka hije himni, Ty të ka hije lavdia,
Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Trishenjti tё gjithё bashkё
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.  (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd. Mëshiro o Zot. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin.

KIRIE TON DHINAMEON T.T.II.
Zot i madh i fuqive, eja tok me ne, ndihmës tjetër s’kemi,
në shtrëngim të zemrave të thyera. Zot i madh i fuqive, mëshirë ki për ne.

Lavdërojeni Perëndinë në shenjtoren e Tij,
lavdërojeni atë në vendin e shkëlqimit të fuqisë së Tij.
Lavdërojeni për fuqitë e Tij, lavdërojeni sipas madhërisë së Tij të shumtë.
Lavdërojeni me zë trumbete; lavdërojeni me harpë dhe me kitarë.
Lavdërojeni me timpan dhe valle; lavdërojeni me korda dhe instrumente.
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, lavdërojeni me cimbale brohoritje,
çdo frymë le të lavdërojë Zotin.
Lavdërojeni Perëndinë në shenjtoren e Tij,
lavdërojeni atë në vendin e shkëlqimit të fuqisë së Tij.

Lexuesi: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Sikur të mos kishim ndërmjetarë, Shenjtorët pranë teje o Zot, si do të guxonin të të himnonim ty, o Shpëtimtar që të bekojnë engjëjt pa pushuar: Kursejani shpirtrat, o zemërnjohës.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Kam shumë faje o Hyjlindëse, dhe përikëj pranë teje, dhe të lutem shpëtomë.
Vizitoma shpirtin e sëmurë dhe ndërmjeto pranë Birit tënd,
të më falë ndjesën e mëkateve, o e vetëm e bekuar.

Dhe pastaj psalim:
Hyjlindëse e tërëshenjtë, mos më neverit për tërë jetën;
mos më lër në mbrojtje njerëzore, po ti vetë përkramë dhe mëshiromë.

Çdo shpresë më ty e var, o Zonjë Hyjlindëse,
Nën’e Zotit Krisht, ti më ruaj përherë e ti më mbro. Mëshiro, o Zot. (40 herë)

O Krisht, Perëndi që adhurohesh e lavdërohesh në çdo orë në qiell e mbi dhe, zemërgjerë, zemërdhembshur, mëshirëplotë, që do të drejtët dhe mëshiron mëkatarët, që i thërret të gjithë në shpëtim me zotimin e të mirave të pritme, ti o Zot, prit lutjet tona në këtë orë dhe drejto jetesën tonë sipas porosive të tua. Shenjtërona shpirtrat, pastrona trupat, ndreqna mendimet, pastrona mendjet dhe shpëtona prej çdo hidhërimi, të keqeje dhe helmi. Mbrona me engjëjt e tu të shenjtë që duke u ruajtur dhe duke u udhëhequr prej ushtrisë së tyre të arrijmë të baresim te bashkimi i fesë dhe te njohja e lavdisë sate të paafruar, se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.
Mëshiro, o Zot. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet, që pa u cënuar linde Fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Beko o Atë, me emrin e Zotit.
Prifti: Me uratat e etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.
Psalti: Amin.
Pastaj bëjmë tri metani duke thënë lutjen e mëposhtme:
Zot dhe mjeshtër i jetës sime, mos më jep frymë përtese, kureshtie, lavdidashjeje dhe kotësie.
Po falmë frymë urtësie, përunjësie, durimi dhe dashurie.
Vlerësomë, o Zot dhe Mbret, t’i shikoj fajet e mia dhe të mos e gjykoj tim vëlla.
Se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.

Pastaj bëjmë dymbëdhjetë metani të vogla dhe në fund një të madhe me vargun e tretë.
Vlerësomë, o Zot dhe Mbret, t’i shikoj fajet e mia dhe të mos e gjykoj tim vëlla.

Trishenjti tё gjithё bashkё
Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona.  (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Trini e Tërëshenjtë, mëshirona; o Zot, falna mëkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhësitë tona; o i Shenjtë, vështro dhe shëro sëmundjet tona për emrin tënd. Mëshiro o Zot. (tre herë)
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë; tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin
Ati ynë që je në qiejt, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe. Bukën tonë të përditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë; dhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe e Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve.
Lexuesi: Amin. Mëshiro o Zot. (tre herë)

Urata e Shën Marisë
Prej Pavlit, murgut të Manastirit të Evergjetit.
E papikëluar, e papërlyer, e pacënuar, e panjollshme, Virgjëreshë e pastër, Zonjë nuse e Perëndisë, që bashkove Fjalën Perëndi me njerëzit me lindjen tënde të çuditshme dhe mbështete natyrën e hedhur të gjendjes sonë më qiellorët, e vetmja shpresë e të dëshpëruarve dhe ndihma e të luftuarve, përkrahja e gatshme e atyre që rendin tek ti dhe përikja e gjithë të krishterëve, mos të ardhtë ndot nga unë mëkatari, i mallkuari që prisha tërë veten time në mendime, fjalë dhe vepra të turpshme dhe që u bëra rob duke dashur prej ngathtësisë së dëfrimeve të jetës, po si nënë e Perëndisë, njeridashëse, le të të vijë keq për mua mëkatarin dhe birin e shthurur dhe prit lutjen që të blatohet prej buzësh të ndyra; dhe lutju Birit tënd dhe Zotit tonë, duke përdorur guximin tënd nënor që të më hapë dhe mua zemrën njeridashëse të mirësisë së tij; dhe duke mos vënë re fajet e panumërta, të më kthejë në pendim dhe të më tregojë punëtor të mbaruar të porosive të tij. Dhe ji pranë meje gjithnjë, si mëshirplotë, hirplotë dhe mirëdashëse; në këtë jetë mbrojtëse dhe ndihmëse e nxehtë, duke thyer sulmet e kundërshtarëve dhe duke më udhëhequr tek shpëtimi; dhe në kohë të ikjes sime, duke u kujdesur për shpirtin tim të mjerë dhe duke dëbuar larg faqet e errëta të demonëve të ligj, dhe në ditën e frikshme të gjyqit, shpëtomë nga ferri i përjetshëm dhe tregomë trashëgimtar të lavdisë së fshehtë të Birit tënd dhe Perëndisë tonë, të cilin e paça, o Zonja ime Hyjlindëse e tërëshenjtë, me ndërmjetimin dhe përkrahjen tënde, me hirin dhe njeridashjen e Birit tënd të vetëmlindur, Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, i cili meriton çdo lavdi, nder dhe adhurim bashkë me Atin e tij pa fillim dhe Shpirtin e tij të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Urata e Krishtit
Prej Antiokut, murgut të Pandektit
Dhe jepna, o Zot neve që shkojmë për gjumë, prehje trupi dhe shpirti dhe ruajna nga gjumi i errët i mëkatit dhe prej çdo dëshire të errët e të natshme. Pusho hovet e pasioneve, shuaj shigjetat e zjarrta të të ligut që lëvizin kundër nesh dinakërisht, thyej kryengritjet e trupit tonë dhe vër në gjumë çdo mendim tokësor e lëndor. Dhe dhurona, o Perëndi, mendje të vigjëluar, mendim të urtë, zemër esëll, gjumë të lehtë dhe pa ndonjë fantazi satanike. Dhe zgjona në kohë të faljes të mbështetur në porositë e tua dhe duke patur në veten tonë kujtimin e gjykimeve të tua të pakthyera. Falna lavdërimin tënd tërë natën, që të himnojmë, të bekojmë e të lavdërojmë emrin tënd të nderuar e madhështor, të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Urata e Shën Marisë
Virgjëreshë Hyjlindëse e bekuar dhe e përmbilavdëruar, shpjerja lutjen tonë Birit tënd edhe Perëndisë tonë, edhe lypi të na shpëtojë shpirtrat me anën tënde.

Urata e Krishtit
O Atë, shpresa ime; o Bir, përikja ime; o Shpirti i Shenjtë, fortesa ime;
o Trini e Shenjtë, lavdi më Ty.

Urata e Shën Marisë
Çdo shpresë më ty e var, o Zonjë Hyjlindëse, Nënë e Zotit Krisht,
ti më ruaj përherë, ti më mbro.

Prifti: Paqe të gjithëve.
Kori: Dhe në shpirtin tënd.
Prifti: Kryet tanë le t’ia ulim Zotit.
Kori: Ty, o Zot.
Prifti: O Kryezot mëshirplot, o Zoti ynë Jisu Krisht, o Perëndia ynë, me ndërmjetimet e Shën Marisë, Kryezonjës sonë, Virgjëreshës dhe Hyjlindëses, të Apostujve të Shenjtë, të lavdëruar dhe emërshkëlqyer; të Dëshmorëve të Shenjtë dhe bukurmundës; të Etërve tanë Oshanarë dhe Hyjprindërve të drejtë; pritnaje lutjen me mirësi; dhurona ndjesën e mëkateve; mbulona nën hijen e fletëve të tua; largonaji armiqtë dhe kundërshtarët; paqësonaje jetën. O Zot, kij mëshirë për ne dhe për botën tënde, dhe shpëtoji shpirtrat tanë si i mirë dhe njeridashës.

Pastaj Prifti këndon litaninë pasuese dhe kori pas çdo lutjeje përgjigjet:
Mëshiro o Zot.
Le të lutemi pë paqen e botës. (Mëshiro o Zot)
Për të krishterët besimtarë dhe orthodhoksë.
Për Kryepiskopin tonë (aksh) dhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.
Për etërit dhe vëllezërit tanë të jetëndërruar.
Për ata që na shërbejnë dhe për ata që na kanë shërbyer.
Për ata që na urrejnë dhe për ata që na duan.
Për ata që na porositën neve të pavyerit të lutemi për ta.
Për çlirimin e robërve.
Për mirëlundronjësit e deteve.
Për të dergjurit  në sëmundje.
Për plotësinë e pemëve të dheut.
Për të gjithë të krishterët orthodhoksë, që prehen me shpresë këtu e kudo.
Kori: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.
Le të themi dhe veten tonë.
Kori: Mëshiro, o Zot. (tre herë)

Të hënën dhe të mërkurën psalim.
OLI APOTHEMENI T.T.II.
Mos më neverit tani, pa mbrojtje o Virgjëreshë, Zonjë dhe Hyjlindëse, eja prite lutjen e shërbëtorit tënd; helmi më përmbyti krejt, nuk i duroj dot më shigjetimet e demonëve, strehë gjëkundi s’gjej, as ku të përikëj i varfëri, luftë rreth e rrotull kam, tjetër ngushëllim gjetkë nuk shoh. Zonj’e tërë botës, ti shpres’e mbrojtje je për çdo besnik, mos m’i përbuz pra të luturat, nëm mëshirë dhe shpëtim.

Të martave dhe të enjteve psalim.
SFAJIN SU TIN ADHIKON T.I
Të therur si shqerr’ o Zot Krisht, Virgjëresha kur të pa, po të thërriste me vaj e lot.
O i përmallshëm Bir, si pa faj të varën, të mbërthyen përmbi kryq, që dhen’e vare mbi ujërat.
Mos vdis dhe mos më lër, mua Nënën vetëm dhe në zi, të shkretuar, o Zot i mëshirave.

Prifti: Me uratat e Etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Perëndi, mëshirona dhe shpëtona.

Psalti: Amin.

1 comment:

  1. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete