Të lutem Ty për botën


Të lutem Ty për botën

Zot, të lutem për botën tonë. Të lutem për universin tonë.
Perëndi, sonte zemra ime zmadhohet. Kufiri i saj zhvendoset, rrethi i saj zgjerohet. Nëpëmjet imagjinatës që Ti më dhe shikoj një pafundësi njerëzish.
Njerëz të çdo vendi, të çdo shteti. Gjithkush dhe të gjithë janë bashkëkohësit e mi. Jetojnë në të njëjtën kohë që jetoj dhe unë. Të bardhë, të zinj, të verdhë, të kuq, biliona shpirtra. Ata janë vëllezërit dhe motrat e mia. Fëmijët e Tu!

Sa mirë, Perëndia im, kur mendoj që bota jonë është plot me njerëz, që unë nuk jam i vetmi banor i Tokës.
Të lutem, Jisu, për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në të gjithë botën. Me Ty në qendër ndihem i bashkuar me ta. Ndiej dridhjet e gëzimit të familjes shpirtërore ndërkombëtare e cila të ka Ty në qendër.
Le të vijë drita jote, o Zot, në të gjitha zemrat, që nga akullnajat, deri poshtë në Afrikën e nxehtë dhe mbi Lindjen e Largët.


Le të njohin Ty të gjithë njerëzit që jetojnë sot mbi tokë. Të gjithë ata që banojnë në qytetet e mëdha, të gjithë ata të cilët jetojnë në fshatrat më të vogla, të fshehura mes pyjesh të dendura ose në ishujt e largët.
Le të lindë Dielli Yt edhe në ato vende ku nuk ekziston ligji, në vendet e mërgimit dhe në thellësitë e minierave.
Ulu poshtë në botën tonë. Mos e hiq fytyrën Tënde prej planetit tonë.
Është Yti.
Mos lejo që britma e padrejtësisë dhe paudhësisë sonë të të pengojë të dëgjosh ngashërimin për rënien tonë. Ti e kupton dëshirën e zjarrtë për ndryshim të njerëzve, fëmijëve të Tu.
Ardhtë Mbretëria jote në Tokën tonë. Ti, Krijuesi i Pafillim, që na dhe mundësinë të fluturojmë që prej Tokës tek yjet e largëta, mos e harro banesën e parë të njeriut.
Zbukuroje jetën tonë në Tokë.
Shenjtërona.
Perëndi, të lutem për botën tonë, për vëllezërit dhe motrat e mia në të gjithë botën.
Dhimitri, Kryepiskopi i Amerikës

No comments:

Post a Comment