Gëzohem, pra, që në gjithçka mund të besoj në ju.

Gëzohem, pra, që në gjithçka mund të besoj në ju.

Shumë njerëz sot mërziten dhe dekurajohen thjesht sepse  përqendrohen vetëm në rrethanat e tyre aktuale . Jetojmë vazhdimisht duke u ndalur në problemet e tyre; çfarë nuk kanë, çfarë problem kanë. Ata nuk e kuptojnë, por duke vepruar kështu kanë lejuar të ligun të vjedhë shpresën e tyre. Kjo formë negative e të menduarit është ajo që i pengon njerëzit të ecin përpara në jetë.

Sot, kupto që besimi është siguria dhe garancia  për gjërat që shpresojmë në përputhje me premtimet e Perëndisë . Ashtu si një shigjetë, besimi yt tregon objektivin e shpresës . Nëse nuk ke shpresë, shigjeta jote e besimit do të bjerë në tokë. Nuk do të arrijë  asgjë. Por kur ke shpresë, kur beson dhe pret, është sikur objektivi zmadhohet e zmabdhohet  - më e lehtë për të goditur!


Sot, vendos të jetosh me qëndrim shprese, pritjeje.  Lartësoje shpresën! Fillo duke zotëruar çdo mendim negativ që mund të vijë kohë pas kohe. Pasi të përqendrohesh në mirësinë dhe besnikërinë e Perëndisë, do të ndiesh që shpresa brenda teje do të rritet. Besimi yt do të ketë objektiv, dhe ti do të ecësh me besim në bekimet dhe paqen që Zoti ka për ty!

Lutje për sot
Zot i dashur, sot ta dorëzoj ty çdo mendim timin. Kam vendosur të çlirohem nga shqetësimet dhe brengat e mia, që të përqendrohem në mirësinë Tënde në jetën time.
Të falënderoj për dhuratën e besimit, me anë të të cilit kuptoj që të pamundurat bëhen të mundura, kur unë vazhdoj ta vendos shpresën dhe sigurinë në Ty, Zoti im Jisu Krisht. Amin.