Si munda të bëj diçka të tillë? O Zot, si munda të gaboj kaq shumë?
Si munda të kaloj kaq shumë vite pa lutje?
Një jetë e mbushur me stuhi dhe momente etheje, pa frymën e pranisë sate!
Një jetë e mbushur me kurthe, duke vrapuar buzë humnerave pafund, nën tundim, pa kërkuar ndihmën tënde!
Çfarë marrëzie!
Të harrova ty, o Zot. Harrova burimin tim, Jetën time. Jetova si dikush që e ka humbur shpresën në këtë botë. (Ef.2:12) Ditë pas dite ndihesha i poshtëruar brenda meje. Kuptova që po kthehesha në makineri, pothuajse sa nuk po bëhesha kafshë. E tmerrshme!
Por ti pate mëshirë për mua, o Shpëtimtar i palodhur i shpirtrave. Ti papritmas ndeze drita të shndritshme në errësirë. E kuptova.
Kuptova se pa ty gjithçka është e pavlerë dhe e neveritshme.
Papritur përpara meje u shpalos kuptimi
dhe vlera e lutjes. Duart e tua hyjnore shpërndan pluhurin dhe baltën që mbulonte zemrën time. Ti zbulove shkëndijën. Ti i fryve për ta ndezur. Fryma jote e shndërroi shkëndijën në flakë. Dhe zjarri digjet përsëri brenda meje. Të falënderoj. Por rruga është e gjatë. Unë ende nuk mund të lutem dot, Zoti im. Gjuha ime është e lidhur. Buzët e mia janë të kyçura. Po përpiqem, por kam nevojë për ndihmën tënde.
Zgjati duart e tua drejt meje edhe një herë. Preki buzët e mia. Çeli ato dhe lutja do të burojë si lumë prej gojës sime, që deri më sot nuk dinte të zgjidhte fjalët më të mira për ty.
Zoti im, më bëj njeri të etur për lutje. Nëpërmjet lutjes më bashko me mirësinë e përjetshme.Papritur përpara meje u shpalos kuptimi
dhe vlera e lutjes. Duart e tua hyjnore shpërndan pluhurin dhe baltën që mbulonte zemrën time. Ti zbulove shkëndijën. Ti i fryve për ta ndezur. Fryma jote e shndërroi shkëndijën në flakë. Dhe zjarri digjet përsëri brenda meje. Të falënderoj. Por rruga është e gjatë. Unë ende nuk mund të lutem dot, Zoti im. Gjuha ime është e lidhur. Buzët e mia janë të kyçura. Po përpiqem, por kam nevojë për ndihmën tënde.
Speaking to God
Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri
Përktheu: Mariela Bullari
No comments:
Post a Comment