Lutje për fillimin e ditës së re
Zot, të falënderoj për natën që sapo kaloi. Përtej dritares së hapur shoh ditën e re. Dëshiroj që sapo të zgjohem fjalët dhe mendimet e mira të para të jenë për Ty, Ati dhe Krijuesi im.
Të lavdëroj së bashku me zogjtë që këndojnë mbi drurin e pishës në oborr.
Këndoj himne së bashku me plepat buzë lumit matanë rrugës, që tundin trungun e tyre të lartë ndërkohë që gjethet e tyre dridhen nga lëkundja.
Të lartësoj së bashku me flladin e mëngjesit që freskon fytyrën time, duke larguar gjumin e mbetur në gjymtyrët e mia.
Fjalët e mia të lavërimit i lë të ndërthuren së bashku me këngën e ujit që oshëtin më gëzim prej lumit.
Perëndi, dua që lutja ime të lartësohet të Froni Yt si aroma e mirë e luleve dhe të jetë e pastër si pika e vesës që varet me lehtësi në cep të gjetheve.
Krijimi flet për Ty në shumë mënyra.
Sa mirë është për mua të meditoj në bukurinë e këtij mëngjesi dhe ta lartësoj shpirtin tim te Ti.
Ti qofsh i lavdëruar, O Perëndi!
Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri