Çfarë duhet të bëj me të ardhurat e mia?


O Zot, çfarë të bëj me të ardhurat e mia? Kam arritur në atë pikë ku nuk di ku të shkoj më? Jam i humbur dhe më duket sikur një litar më shtrëngon rreth e qark. Më duket sikur jam i mbyllur në një dhomë pa dyer dhe dritare. Si të arratisem?
O Krisht, bëra gjithçka munda. I Kufizova shpenzimet e mia. E privova veten nga udhëtimi me autobus. Këmbët më janë dërrmuar. Kam pakësuar buxhetin tim të varfër për ushqimin. Si t’i gjej të ardhuat për të vazhduar studimet? Si të veproj? O Perëndi, prindërit e mi janë rrënuar nga ana ekonomike për shkakun tim. Janë sforcuar shumë, nuk iu ka mbetur më asgjë Eshtë keq që unë t’i ndërpres studimet, por si të vazhdoj kur nuk kam kam asnjë lek në xhep? Paraja më është kthyer në një ëndërr të keqe, në një makth.
Zot, gjej një zgjidhje për këtë problem të vështirë që po më shkakton agoni. Më ndriço, më trego drejtimin, rrugën e duhur. O Perëndi, më ndihmo të gjej një punë. Hap disa dyer për mua. Më zgjat dorën tënde miqësore. Po gulçoj, më ndihmo të marr frymë.
Ti më do më shumë sesa unë dua veten time. O Zot i gjithëditur dhe i gjithëfuqishëm, nëse ti do, mund të më hapësh një rrugë. Ti mund të përmirësosh karrierën dhe të ardhurat e mia të shkatërruara.
O Zot, ti je mbeshtetja ime. Me anë të një aprovimi prej teje, me anë të një veprimi të padukshëm nga ana jote, gjithçka do të ndryshojë. Mos u vono shumë. Çështja ime mjaft urgjente. Kam nevojë për ndërhyrjen tënde të menjëhershme. Më shpëto nga shkatërrimi ekonomik. Më mbro nga kthetrat e dëshpërimit. Ti mban të gjithë botën, universin e pafund. Por, a do të lejosh që problemi im ekonomik të mbetet pa zgjidhje, O Perëndi?
Speaking to God Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri
Përktheu Maria MaRiela Bullari

No comments:

Post a Comment