Perëndi, unë kërkoj shumë. Shiko, unë kërkoj gjithçka. Dëshiroj që shpirti im të arrijë në shkallët më të larta. Por marramendja që më shkakton rënia më shtang në mënyrë të paimagjinueshme. Çfarë ndarje e padurueshme! Një ndarje që çliron energji kolosale brenda meje. Çfarë torture!
Për orë e ditë do të dëshiroja të isha një shqiponjë. O Zot, zemra ime do të ngjitej drejt teje pa u munduar. Zemra ime të thërret.
Nëse do të mundja do të fluturoja menjëherë nga një majë në tjetrën, lart e më lart. Kështu që mund të të takoja ty, i çliruar nga çdo gjë tokësore dhe e mëkatshme. Fytyra ime e tërhequr nga bukuria e Fytyrës sate, nuk dëshiron të shohë asgjë tjetër. Bota nën këmbët e mia do të zhdukej, do të vdiste, do të ishte si një grumbull me plehëra.
Rënia më tërheq kaq shumë! Satanai e drejton imagjinatën time në vende plot aroma dehëse të luleve të së keqes. Tundimi me lëkund.
Më duket sikur po eci në buzë të çatisë së një shtëpie dhe nga momenti në moment do të bie, do të përplasem në kalldrëmin e nxehtë.
O Atë i mëshirshëm ( 2Kor.1:13), ki mëshirë për mua. Bëj që kjo ndarje të marr fund. Për kaq shumë vite vazhdon lufta në kraharorin tim. Të paktën bëj të ketë një armëpushim. Shfuqizoji legjeonet e së keqes brenda meje. Jepi fitoren atyre që kanë etje për ty.
Drejto çdo hap timin që të afrohem më pranë teje. Bëj që të të kërkoj gjithmonë e më shumë. Më jep gëzimin e të ngjiturit në lartësitë shpirtërore. Kështu që fushat me moçale dhe baltë të më tërheqin më pak.
Njëhsues i pakrahasueshëm, silli unitet qenies sime të copëtuar.
Speaking to God
Kryepiskopi i Amerikës, Dhimitri
Përktheu Maria MaRiela Bullari
No comments:
Post a Comment