Lutje drejtuar Engjëllit Mbrojtës
Unë u tregoj të gjithëve për përkujdesjen tënde të vazhdueshme për mua, O Engjëlli im Mbrojtës; sepse në mes të rreziqeve dhe fatkeqësive të cilat shkatërrojnë paqen e shpirtit tim në këtë botë të turbulluar ti shfaqesh si ngushëllimtari im i shpejtë, duke më bërë të ditur që të gjitha këto dërgohen prej Krijuesit të Gjithditur si mjekim për sëmundjet e shpirtit tim, dhe për të më mësuar t’i këndoj Shëruesit Hyjnor dhe Mirëbërësit tim: Aliluia!
Drita e ngushëllimit tënd të mirë ndriçon shpirtin tim, i cili është errrësuar nga hidhërimi dhe dëshpërimi që më kanë shkaktuar mëkatet e shumta; dhe zemra ime mbushet me gëzim dhe ngazëllim kur, i frymëzuar prej udhëzimeve të tua të vazhdueshme, o Engjëll i Shenjtë, marr guxim t’i thërras Perëndisë sonë të mëshirshëm si publikani, që Ai të jetë përdëllyes dhe të më falë mëkatet. Prandaj, o udhëzuesi im, mos ndalo të më paralajmërosh dhe të më fuqizosh mua që të të thërres:
Gëzohu, ti që më ndihmon të mbaj barrën e lehtë duke pasur durim me dashuri.
Gëzohu, ti që më fuqizon me besim te Zoti në mes të rreziqeve dhe fatkeqësive.
Gëzohu, ti që më mëson të përballoj me kurajë hidhërimet dhe dhimbjen.
Gëzohu, ti që largon gjithë keqardhjen dhe dëshpërimin prej zemrës sime.
Gëzohu, ti që më nxit të luftoj të ligun i cili dëshiron të me futë në kurthin e rrjetës së dëshpërimit.
Gëzohu, ti që më inkurajon t’i besoj fjalëve të apostullit që tha: Ata që jetojnë me perëndishmëri do të vuajnë përndjekje.
Gëzohu, ti që më frymëzon t’i kem profetët dhe apostujt si shembuj durimi dhe rezistence ndaj ligësive.
Gëzohu, ti që më ngushëllon duke më treguar koret e martirëve dhe konfensorëve të cilët luftuan për Krishtin deri në derdhjen e gjakut të tyre.
Gëzohu, ti që vendos vazhdimisht para syve të mendjes sime vuajtjet e Vetë Zotit dhe Shpëtimtarit tonë.
Gëzohu, ti që gëzon zemrën time me shpresën e shpërblimit që do të marrim.
Gëzohu, ti që gjallëron shpirtin tim me pritjen më të gëzueshme të të mirave të përjetshme.
Gëzohu, ngushëlltari im i mirë dhe besnik.
Gëzohu, o Engjëll i Zotit, Mbrojtësi im i palodhur.