Me Perëndinë, gjithçka është e mundur!


A po përballesh sot me diçka që duket e pamundur?
Për njeriun mund të jetë e pamundur, por për Perëndinë TE GJITHA gjërat janë të mundura. Nëse kupton që je në një situatë të pamundur, afrohu te Perëndia, bëhu "me Perëndinë"!

Ndonjëherë është kaq e lehtë të përqendrohemi te problemet dhe të përpiqemi t’i zgjidhim me forcat tona . Por mos harro, beteja i përket Zotit. Ai ka përgatitur fitoren tënde. Ai ka plan rrugëdaleje për ty. Ai po i bën të mundura gjërat që duken të pamundura. Ki besim tek Ai sot. Shkrimi i Shenjtë thotë që Ai punon për të mirën tënde, jo për të keqen, që të të japë jetë me bollëk dhe shpresë.

Sot filloje ditën dukë thënë: "Unë jam me Perëndinë dhe me Perëndinë GJITHÇKA është e mundur!"
A ke shumë fatura për të paguar? Me Perëndinë, gjithçka është e mundur!
A kanë nevojë për shërim lidhjet e tua? Me Perëndinë, gjithçka është e mundur!


A ke sëmundje trupore? Me Perëndinë, gjithçka është e mundur!
Ndërsa mendon mbi Fjalën e Perëndisë, fuqia e Tij vepron në jetën tënde. Ai do të të forcojë dhe do të të drejtojë në triumfin që Ai ka përgatitur për ty. Amin