Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre
Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre. Psalmi 147:3
Sa gëzim që Perëndia është shërues! Nuk ka rëndësi çfarë është "e sëmurë" në jetën tënde sot, Zoti sjell shërim të plotë. A ke nevojë për shërim trupi? Për shërim mendjeje? Zemre? Ekonomie? Lidhjeje? Perëndia është shëruesi yt.
Vër re çfarë thotë Psalmisti në këtë varg: Ai lidh plagët e tyre.
Është normale që nëse ke thyer krahun, ai nuk shërohet brenda natës. Mjeku përgatit një kallëp që ta mbajë dhe ta mbrojë atë. Ai të lidh plagën. Perëndia bën të njëjtën gjë në fushën shpirtërore. Ai vendos Veten rreth plagës sate dhe ruan zonën e plagosur derisa të bëhet e fortë për të funksionuar përsëri si duhet.
Bibla thotë edhe që Ai është restaurues. Kjo do të thotë që kur Ai bën një punë shërimi në jetën tonë, Ai na bën më mirë seç ishim më parë.
Nëse sot po kalon nëpër procesin e shërimit, kujto: mund të kërkojë më shumë kohë sesa e kishe planifikuar, por Perëndia po lidh plagën tënde.
Ai po të mbron dhe po të shëron. Ai do të të bëjë më mirë dhe më të fortë seç ke qenë më parë. Ai do të të dhurojë shërimin e plotë, që ti të jetosh jetën me bollëk që Ai ka përgatitur për ty. Amin.