Kur Krishti hyn në zemër, jeta jote ndryshon!


Kur Krishti hyn në zemër, jeta jote ndryshon!

Kur ti ke Krishtin, je i kënaqur, nuk dëshirom më asgjë tjetër, ke paqe. Ti bëhesh tjetër person. Mund të jetosh kudo, kudo ku është Krishti. Jeton me yjet, në pafundësi, në qiej me engjëjt, me shenjtorët, në tokë me njerëzit, me bimët, me kafshët, me çdokënd dhe çdo gjë. Ku ka dashuri për Krishtin, vetmia zhduket. Ti bëhesh paqedashës, i gëzuar, i përmbushur. Pa mërzitje, pa sëmundje, pa presion, pa ankth, pa dëshpërim, pa ferr.
Krishti është në çdo mendim tëndin, në çdo veprim tëndin. Ke hir dhe mund të durosh çdo gjë për Krishtin. Mund të durosh edhe padrejtësisht. Mund të durosh padrejtësitë për Krishtin.
A e zgjodhe Krishtin për t’iu shmangur vuajtjes? Çfarë thotë shën Pavli? - Unë gëzohem në vuajtje.
Ky është besimi ynë: që shpirti ynë të zgjohet dhe të dojë Krishtin, dhe të bëhet i shenjtë, e të dorëzohet te dashuria hyjnore. Kështu edhe Ai do ta dojë shpirtin tonë.


Atë Porfiri: "Wounded By Love"