Studimi 11
1. Mos kërko të mbash erën në pëllëmbën tënde, d.m.th. besim pa vepra.
2. Mos u gënje: Mundi për Perëndinë dhe djersa e zbatimit të porosive, paraprihet prej shpresës drejt Perëndisë.
3. Në qoftë se beson, mirë bën, por besimi do vepra dhe shpresa tek Perëndia duket nga pësimet në virtytet.
4. Me ty jam në dëshpërime dhe mërzitje, për të ndihmuar të drejtin dhe ta lëvdojë atë, duke i falur jetë të gjatë dhe duke i treguar shpëtimin e shpirtit.
5. Shpirti që dashuron Perëndinë, qetësohet vetëm në gjërat e Perëndisë. Që të lidhesh me Perëndinë, duhet të lirohesh nga çdo lloj lidhje e jashtme e materies së botës.
6. Mos lavdëro kurrë atë, që do të dëgjojë shumë, të flasë pa pushim dhe të rrotullojë sytë e tij kudo, madje edhe kur pëson në turp.
7. Pësimin për Perëndinë e ndjek gëzimi. Duro talljet me kënaqësi, që të kesh vend tek Perëndia. Kush largohet me vetëdije nga lavdia e përkohshme e kësaj bote, ndjeu përbrenda lavdinë e përjetshme.
8. Të falësh fajet e atyre që të kanë faj, është virtyt i lartë. Gjithashtu të durosh padrejtësinë dhe të mëshirosh ata që të padrejtësuan.
9. Ndero agripninë me punë shpirtërore dhe do gjesh ngushëllim në shpirtin tënd. Insisto me qetësi në leximin e Shkrimeve Hyjnore dhe do habitësh Perëndinë. Ruhu nga fajet e vogla, që të mos biesh në të mëdha. Kush është ai që duke kërkuar lavdinë njerëzore, ka mendime modeste? Ai që kërkon lavdinë njerëzore nuk është i përulur.
Studimi 12
1. Njeriu i lig nuk ka mendje të përulur dhe zemër të pastër; dhe ushqehet me ushqimin e egërsirave dhe jo të engjëjve. I përuluri është i përmbajtur dhe i ndjeshëm, kurse lavdidashësi është shërbëtor i kurvërisë.
2. Dashuro varfërinë. Kujdesu për shpirtin tënd i larguar nga njerëzit. Të duash veshjet modeste, sepse është krenar ai që stoliset me veshje të ndriçueshme.
3. Mirë është të flasësh për Perëndinë, por më mirë është të pastrosh veten tënde për Perëndinë.
4. Shumë, megjithëse ishin shpirtërisht të sëmurë, erdhën në detin e njerëzve për të kuruar shpirtrat e të tjerëve dhe humbën edhe shpirtrat e tyre, sepse u bënë të sëmurë dhe të vdekur shpirtërisht.
5. Kudo që të shkosh konsideroje veten tënde të huaj edhe do t’i largohesh dëmit të pranisë. Në çdo rast hiqu se nuk di asgjë.
6. Fol si nxënës edhe jo si mësues. Në çdo gjë kujto se ke nevojë për të mësuar dhe do bëhesh i ditur në gjithë jetën tënde.
7. Mos lexo kurrë libra heretikësh. Të lexosh gjithnjë librat e mësuesve të Kishës sonë.
8. Beko gjithnjë edhe mos mallko, sepse bekimi lind (sjell) bekim, edhe mallkimi mallkim.
9. Mos ia dorëzo tjetrit atë që s’ke mësuar në praktikë.
Studimi 13
1. Kur Hiri hyjnor do të hapë sytë e shpirtit tënd, atëherë rrjedhin si çezmë lotët, që janë pika më e dukshme e vizitës hyjnore.
2. Lexo në vend të qetë Ungjijtë e Shenjtë, që të njohësh mrekullitë e Perëndisë dhe të ndiejë shpirti yt gëzime të ëmbla qiellore.
3. Në shtëpinë tënde të pranosh vetëm të ngjashmit me ty në mënyrat, mendjen, urtësinë dhe virtytin.
4. Lutjes sate shtoji edhe lëmoshën dhe do ndriçohesh me dritë hyjnore.
5. Lexo Shkrimet Hyjnore dhe jetë shenjtorësh dhe do ndiesh ëmbëlsinë e Perëndisë edhe kur do qëndrosh në lutje.
6. Ashtu sikurse imoralja nuk lejohet të flasë për moral, kështu edhe njerëzit me mëkate trupore nuk duhet të flasin për gjëra shpirtërore, përderisa nuk shijuan në shpirtin e tyre ëmbëlsinë e veprave shpirtërore.
7. Zoti hante bashkë me doganierë dhe mëkatarë për t’i tërhequr në frikën e Perëndisë. Kur bën diçka të mirë, mos prit shpërblim, do shpërblehesh nga Perëndia.
8. Mungesa e ushqimeve udhëzon njeriun në përmbajtje dhe shumica e ushqimeve e bën njeriun të papërmbajtur. Ai që fiton në luftën e ndjenjave, ngjan me atë që mbyll dyert e qytetit dhe lufton vetëm armiqtë e brendshëm.
9. Puna e dorës u caktua nga etërit për të sëmurët në mendje, sepse të përsosurve u shkakton mërzitje.
Studimi 14
1. Që dikush të pushojë në qetësi brenda qelisë së tij, kjo është hir hyjnor.
2. Edhe pa arritur dikush në përsosmëri, ka shpresë shpëtimi dhe merr hir hyjnor, në qoftë se u largohet veprave të liga të mëkatit dhe kap veprat e mira të virtytit. Por ai që iu afrua të përsosurës, ka në shpirtin e tij misterin e lumërisë së përjetshme.
3. Në qoftë se njeriu i jashtëm nuk do të vdesë nga të gjitha gjërat e botës, nga mëkati, nga kujtimet e këqija dhe mendimet dinake, nuk do të lëvizë tek njeriu ëmbëlsia e Shpirtit të Shenjtë.
4. I lumur ai që qetësohet dhe merret vetëm me lutjen dhe nuk merret me asgjë tjetër.
5. Ai që u largua me një mënyrë nga kjo botë, gjeti brenda në shpirtin e tij, misterin e lumërisë së përjetshme dhe mori hirin hyjnor.
6. Pikat e ndjeshme të dashurisë së Perëndisë janë: a. fytyra bëhet e kuqe si dritë dhe e gëzuar; b. trupi ngrohet; c. e kujton vdekjen e frikshme si gëzim; ç. kujton vazhdimisht qielloret dhe flet për to; d. mendja është meteor, sikur bashkëflet me një tjetër dhe është në ekstazë.
7. Në rast se nuk do arrijmë tek virtyti i përulësisë hyjnore, as prehje do të kemi, as çlirim nga sulmet e armiqve tanë.
8. Tek ata që janë të sëmurë për nga vullneti edhe nuk mund të arrijnë jetën e përjetshme, Perëndia udhëzon shpirtrat e tyre me dëshpërime të vazhdueshme në virtyt.
9. Njih çdo gjë, të asaj gjëje, dëshira për të cilën është brenda teje; ajo gjëja rron brenda teje.
Studimi 15
1. Njeridashja e Perëndisë është analoge me fortësinë e dëshpërimeve, që lejon virtyti i saj. Kur nuk ngelesh i shëndoshë pas dëshpërimeve, jeton brenda teje më shumë bota sesa dëshira e Krishtit. Jeton brenda teje dashuria e trupit dhe jo dashuria e Krishtit.
2. Kur trupi mbytet nga ngasjet dhe dëshpërimet, atëherë dashuria e Krishtit mund mërzitjen.
3. Udhët që sjellin njeriun në dritë dhe në jetën me Krishtin janë: a) Qetësia; b) Të hajë i përmbajtur; c) Të shtrohet vazhdimisht në kujdesin dhe studimin e Perëndisë, d.m.th. Kungatë e Shenjtë, lutje dhe studim i Shkrimeve Hyjnore. Nga të gjitha këto vjen: a) Liria e të krishterit të vërtetë; b) Gëzimi i shpirtit dhe c) pushimi pas Krishtit në Mbretërinë e Qiejve.
4. Kush është i pangopur, d.m.th. ai që ha shumë gjithnjë nuk ndihet mirë dhe ka: a) marrje mendsh; b) trup të rëndë dhe atoni; c) dembelizëm dhe errësim të mendimeve dhe ç) nuk është i predispozuar për asnjë punë shpirtërore.
5. Nuk lexojmë Shkrimet e Shenjta, sepse nuk shijuam ëmbëlsinë e fjalëve të Perëndisë, për shkak të temperaturës së lartë shpirtërore.
6. Ai që banon në shkretëtirë nuk ka ngasje të shpeshta, sepse as gra shikon, as fjalime jo të mira dëgjon, as ndonjë gjë tjetër që të dëmtojë edukatën e tij si mik Perëndie.
Studimi 16
1. Djalli na bind që të hedhim poshtë: a) lutjen e vazhdueshme të zemrës; b) kanonin që na ka vënë ati shpirtëror, na hedh nga e keqja te më e keqja.
2. Trimëria e zemrës fitohet nga besimi i shumtë tek Perëndia dhe besimi nga zemra e përulur.
3. Njeriu frikacak është i infektuar nga shqetësimi për trupin e vet. Kush mund këto të dyja, me të vërtetë beson tek Perëndia.
4. Udha drejt Perëndisë fitohet nga ndërgjegjja e mirë dhe veprat e virtytit.
5. Që të rrish pa folur gjithnjë bëhet, ose për lavdinë e njerëzve, ose nga zelli i virtytit ose ngaqë ke një punë hyjnore në zemrën tënde.
6. Perëndia dhe engjëjt gëzojnë në dëshpërimet dhe mërzitjet tona, kurse djalli në pushimet tona. Urrejmë Perëndinë kur urrejmë dëshpërimet dhe mërzitjet tona, sepse këto janë shkaqet e virtytit.
7. Dëshpërimet dhe mërzitjet i bëjnë të vdekura pasionet. Pushimi i ushqen ato.
8. Ushqehet me mjaltë i krishteri, që merret ditë e natë me studimin e Shkrimeve të Shenjta dhe me lutje.
9. Ai që insiston tek lutjet me pagjumësi bën punë engjëjsh dhe i jepen nga Perëndia hire të mëdha.
10. Do ishe gjithmonë në krahët e ëmbla të Krishtit tonë, në qoftë se bëre që puna e ditës të jetë baras me punën e natës. Mos shpërnda ditën çka me shumë mund (lodhje) mbledh me lutjet e natës.
Studimi 17
1. Kur duke u qetësuar dhe me agripni studioj Shkrimet e Shenjta, atëherë sytë e mi bëhen dy çezma lotësh.
2. Pendimi i mirë gjendet në fitimin e përulësisë, si rezultat nuk kemi as mendime të liga.
3. Nuk ekziston mëkat i pafalshëm, përveç për të papenduarit dhe asnjë dhuratë e Perëndisë nuk mbetet pa shtojca, përveç atij që nuk falënderon Perëndinë.
4. Që të durosh dëshpërimet e tua të vogla, mendo për dëshpërimet e mëdha, që vuajnë të tjerët.
5. Paqësohu me veten tënde dhe do të të jetë paqësor qielli dhe toka. Studio që të futesh brenda në thellësinë e zemrës sate dhe do të shikosh thellësinë qiellore.
6. Ushqimi shpirtëror nuk është njëlloj me ushqimin dhe ëmbëlsinë e gjërave të kësaj bote. Sepse ndjenja e Mbretërisë së Qiejve përbrenda nesh, vjen nga veprimi i Shpirtit të Shenjtë dhe jo nga materia e gjërave të ndjeshme.
7. I virtytshëm është ai që me gëzim pranon të këqijat që ndjekin virtytin.
8. Të kushtosh shumë kohë për studimin e Shkrimeve të Shenjta, që të mos kesh mendime të liga. Fshihe atë që bëri faj, kështu atij i jep guxim, kurse ty të mban mëshira e Perëndisë.
9. Errësohet mendja kur nuk bën punë shpirtërore dhe lutje, sepse nuk ka ndihmën hyjnore dhe demonizohet (djallëzohet).
10. Hiret e Perëndisë vijnë vetë, në qoftë se vendi i zemrës është i pastër.
Studimi 18
1. Botë janë pasionet: a) dëshirë pasurie; b) pasione trupore dhe seks; c) dëshirë nderi dhe zili; ç) dhënia pas pozitave; d) të stolisësh veten dhe të kërkosh lavdi boshe; dh) lavdi njerëzore dhe ligësi. Kur të çlirohesh nga këto, atëherë u largove prej botës së pasioneve dhe je me të vërtetë i lirë, duke thithur aromën e Shpirtit të Shenjtë, dhe bëhesh shpirtëror.
2. Dhimbja e lutjes është për fillestarët, teoria për të përsosurit. Teoria nuk është pamje e formave, por është ekstaza që vjen pas lutjes si trup pa shpirt.
3. Të gjitha mënyrat e lutjes drejtohen drejt lutjes së pastër. Pas kësaj nuk ka lutje tjetër. Një në njëmijë arritën tek lutja e pastër.
4. Të gjitha porositë e Perëndisë udhëzojnë te krijimi i zemrës së pastër.
5. Shenjtorët në jetën e ardhshme nuk luten, po pasi do gëlltiten nga Shpirti i Shenjtë, bashkëkënaqen dhe bashkëjetojnë në atë lavdi.
6. Ç’është grabitje e mendjes? Lutje e mendjes që u robërua dhe nuk ndjeu veten.
7. Kur prifti është përgatitur dhe qëndron në lutje, duke iu drejtuar Perëndisë dhe duke mbledhur mendjen e tij dhe duke qenë i dhënë tek lutja e tij, atëherë zbret Shpirti i Shenjtë tek buka dhe vera, që ndodhen në vendin e flijimit dhe i shenjtëron ato.
8. Të gjitha pamjet që u shfaqën tek shenjtorët, të gjitha kanë ndodhur.
9. I lumëruar është ai që arriti tek kuptimi i lutjes, d.m.th. në ekstazë, të cilën e marrim me Hirin e Zotit tonë Jisu Krisht.
Studimi 19
1. Studimi i vazhdueshëm i Shkrimeve të Shenjta është drita e shpirtit dhe mbron nga pasionet.
2. Engjëjt e Shenjtë marrin pamje shenjtorësh dhe u tregojnë, për t’i gëzuar, gjatë kohës së gjumit, atyre njerëzve, që gjithë ditën e kalojnë me mendime rreth shpirtit.
3. Ai që gjatë ditës studjon dhe mendon keq, ka vizitorë gjatë kohës së gjumit djajtë e këqij, që dëshpërojnë dhe mundojnë shpirtin.
4. Mërzitja dhe ankthi lind nga meteorizmi i mendimeve, bashkëbisedimet e rëndomta, mosngopja e barkut, mungesa nga Kungata e Shenjtë dhe nga lutjet.
5. Punë për murgun nuk është të bëjë qelinë e tij hotel edhe të ketë uri, sepse lutja është më e madhe nga lëmosha, që është vepër botërore.
6. Kur shpërndahet mendja jote në kohën e lutjes, lexo Ungjijtë e Shenjtë dhe mos u lut. Leximi i tyre është burimi i pastër i lutjes.
7. Kur të ëmbëlsohesh shumë me lutjen, bëji me të shërbesat e tua. Edhe nëse nuk ke lot, bëje lutjen.
8. Krenarinë (mendjemadhësinë) e ndjek imoraliteti dhe fodullëkun gënjeshtra e mendimeve.
9. Më shumë nga të gjitha dëshiro heshtjen (të mbyllësh gojën). Nga heshtja lind dhimbja në zemër dhe lotët. Heshtja është mbi çdo lloj pune tjetër të qytetërimit murgjëror.
10. Mjafton dëshira e Perëndisë (= Kungata e Shenjtë) tek besimtari, që të bëhet tek ai ngushëllim në dëshpërimet dhe mërzitjet, që e rrethojnë në këtë jetë të keqe.
11. Ai që dashuron lutjen, dashuron edhe vetminë, sepse atje gjen Krishtin për të biseduar. Por ai që është mik i botës, do që të jetë brenda në shumë njerëz.
Studimi 20
1. Ai që ndjeu mëkatin e tij, është më lart se ai që ngjall me lutje të vdekurit. Kush psherëtin një orë për shpirtin e tij, është më lart se ai që sjell dobi në gjithë botën me mësimet e tij. Ai që ndjek Krishtin duke mbajtur zi, qëndron më lart se ai që lavdërohet në kishë nga populli.
2. Le të kujtojmë vdekjen dhe le të poshtërojmë lakminë e kësaj bote dhe dhimbjet, me qëllim që të fitojmë në jetën e përjetshme të Parajsës.
3. Në fillim duhet të lehtësohemi nga tronditja e shqetësimeve jetësore. Dhe pastaj të dëshirojmë bisedimin me Perëndinë, me anë të lutjes që na drejton te dashuria për Perëndinë dhe lumërim.
4. Nuk banon shpirti i Perëndisë tek ata, që jetojnë me pushim, por tek ata banon shpirti i djallit. Shërbëtorët e saktë të Perëndisë jetojnë me dëshpërime dhe mërzitje, kurse bota me qejfe dhe pushime. Ata qajnë, kurse bota qesh. Ata psherëtijnë, kurse bota gëzon. Ata agjërojnë, kurse bota dehet.
5. Shpërblimi nuk i jepet njeriut për virtytet e tij, por për përulësinë e tij. Pa përulësinë të gjitha janë të pamjaftueshme.
6. Virtyti, d.m.th. ruajtja e porosive të Perëndisë (Krishtit), ndiqet nga mërzitja që i dedikohet dëshpërimeve dhe ngasjeve nga smira e djajve. Me durimin arrijmë tek përulësia dhe në vazhdim përfitojmë (shijojmë) Hirin e Perëndisë .
7. Krishti nuk kërkon vetëm zbatimin e porosive, por korrigjimin e shpirtit.
No comments:
Post a Comment