Studimi 21
1. Largimi nga veprat e mira dhe nga lutja na udhëzon në mendjemadhësi, detyrimisht ikën roja ynë (engjëlli ynë mbrojtës) dhe na sundon djalli.
2. Në qoftë se do të marrësh Hir, kërko nga Perëndia: a) përulësi; b) engjëll ruajtës;) të marrësh Hirin që të mos bëhesh mendjemadh. Dobësitë tona fiziologjike bëhen pajë të virtytit, që na jep Perëndia.
3. Mendjemadhësia duhet të shkatërrohet, që të vijë përulësia dhe të vijnë Hiret e Perëndisë që u jepen vetëm të përulurve.
4. Para shkatërrimit ekziston mendjemadhësia dhe para Hirit qëndron përulësia.
5. Mendjemadhësi nuk është mendimi kalimtar për mendjemadhësi, por ajo e cila zë vend te njeriu përgjithnjë dhe nuk largohet.
6. Ai që arriti te dashuria e Perëndisë, nuk dëshiron të qëndrojë në këtë jetë, duke dëshiruar vdekjen.
7. Durimi shumëvjeçar udhëzon në përulësi. Përulësia udhëzon në shëndetin e shpirtit. Shëndeti i shpirtit tek njohja e Perëndisë. Njohja e Perëndisë te dashuria e Perëndisë. Dhe përfundimisht dashuria e Perëndisë në gëzimin e Perëndisë që është më i ëmbël edhe se mjalti.
8. Jetë e përjetshme është një ndjenjë brenda njeriut, që udhëzon në dashurinë e Perëndisë, se asnjë ëmbëlsi e zemrës nuk mund të krahasohet me ëmbëlsinë e njohjes së Perëndisë.
9. Mori urtësinë e Shpirtit të Shenjtë, domethënë përulësinë, ai që nuk do t’i pëlqejë botës, dhe urren lavdinë e saj.
Studimi 22
1. Kujt iu dha dhe shijoi Hirin hyjnor, nuk i lë pasionet të hyjnë në zemrën e tij, sepse atje ka sunduar tjetër dëshirë, më e lartë se këto, prania e Perëndisë.
2. Ai që ngatërrohet me gjëra botërore dhe rëndohet nga bisedimet e shumta, nuk mund të ruajë shëndetin e tij shpirtëror.
3. Zot, Jisu Krisht, më bëj që të kem lidhje të vdekura në këtë jetë. Vdekësimi i botës është të mos dëshirojë ndonjëri me paramendim asnjë nga virtytet e tij.
4. Kur njeriu do t’i përmbahet shkallës së pendimit, fillon të shijojë nëpërmjet Hirit hyjnor ëmbëlsinë e njohjes së Shpirtit të Shenjtë.
5. Ngrohja me ëmbëlsinë e dashurisë së Perëndisë, djeg pasionet e shpirtit dhe të trupit. Dhe sa më shumë përpiqet njeriu me leximin dhe lutjen, aq më tepër nuk njeh se ndodhet brenda botës, duke pranuar Hire hyjnore dhe zbulesa.
6. Adami, Eva dhe gjarpri mëkatarë. Por secili trashëgoi mallkimin që i takonte. Prandaj secilit nga ne, sipas dëshirës së tij dhe predispozicionit për mëkat, i jepet edhe ashpërsia e ferrit.
7. Njeriu që lufton, edhe nëse bie në mëkat, ngrihet dhe vazhdon luftën e tij. Përkundrazi shërbëtori i mëkatit gjen mënyra për ta shijuar dhe nuk pushon së mëkatuari.
8. Ndërprerja e lutjeve, e studimit të Shkrimeve të Shenjta dhe mungesa e Kungata e Shenjtë, sjellin përbrenda nesh demonët, të cilët vendosin pushtetin e tyre mbi ne.
Studimi 23
1. Kur bëhemi shërbëtorë të pasioneve, shpirti ynë është i vdekur.
2. Goja e mbyllur interpreton misteret e Perëndisë. Llafazani largohet nga Perëndia.
3. Ai që pengon gojën e tij nga fjalët e shumta dhe gjykimi, ruan zemrën e tij të shëndoshë dhe shikon Zotin duke larguar demonët e ligësisë.
4. Gëzohet zemra e atij që kujdeset për shpirtin e tij.
5. Ashtu si peshku duke dalë nga deti, vdes, ashtu edhe mendja kur del nga kujtimi i Perëndisë.
6. Lutja i bën të vdekura pasionet.
7. Në qoftë se je i pastër nga pasionet e zemërimit dhe të dëshirës së keqe, qielli do të vijë brenda teje dhe do shohësh dhespotin Krisht dhe engjëjt e Tij.
8. Gjakxehti, ai që mallkon, ai që do lavdinë, i pangopuri, ai që lidhet me jobesimtarë, ai që insiston në mendimin e tij, ai që zemërohet dhe është plot me pasione, - të gjithë këta ecin në errësirë.
9. Laiku indiferent për shpirtin, është më i mirë se murgu i tillë.
10. Ai që ofendohet dhe ul veten e tij, i jep urtësi Perëndia.
11. Sa më shumë shkëputemi nga ngushëllimi i kësaj bote, aq më tepër shijojmë Hirin Hyjnor nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.
12. Ai që ka miq të pasur do varfërohet nga Perëndia.
13. Ai që kujton vdekjen dhe mban distancë nga gjërat e kësaj bote, lindi nga Perëndia dhe ushqehet nga Shpirti i Shenjtë, duke shijuar gëzimin dhe urtësinë.
Studimi 24
1. Ai që ka shpirt të pastër flet gjithmonë fjalë shpirtërore.
2. Marrëdhëniet, bisedimet edhe fjalët e shumta me njerëzit që nuk janë shpirtërorë, ftohin zjarrin e Shpirtit të Shenjtë brenda zemrës sonë.
3. Ai që këmbëngul në lutje, shijon frytet e dashurisë së Perëndisë. Dashuro Perëndinë, që të mos të të robërojë dashuria e botës.
4. Ai që bën shpesh supozime, është punëtor i demonit të imoralitetit dhe infekton shpirtin e të përulurit.
5. Shkaqet e mëkatit janë: vera, gratë, pasuria dhe rinia.
6. Ai që varfërohet për Perëndinë, gjen thesare të pafundme.
7. Tavolina e atij që insiston në lutje është më e ëmbël se çdo aromë dhe më e këndshme se çdo aromë.
8. I lumtur është ai që ka ushqim Bukën, që zbriti nga qielli dhe i dha jetë botës, d.m.th. Kungatën e Shenjtë.
9. I lumëruar është ai që ndjeu në zemrën e tij freskinë e jetës, të Perëndisë, domethënë të Shpirtit të Shenjtë. Sepse i ujitur prej Tij do ketë plot me gëzim e hare zemrën e tij.
10. Ai që nuk dashuron të përulurin dhe të mirën është fjalëshumë dhe mendjemadh.
11. Engjëjt e shenjtë kujdesen për ne, ashtu si kujdesen vëllezërit më të mëdhenj për më të vegjlit.
Studimi 25
1. Durimi dhe izolimi më bashkojnë me Perëndinë nëpërmjet lutjes.
2. Urreji të pandershmet që të gjesh të ndershmet. Bëhu i vdekur që të jetosh.
3. Lëri të voglat që të gjesh të mëdhatë. Bëhu i vdekur në jetë dhe do jetosh pas vdekjes. Prefero të vdesësh sesa të jetosh pa vlerë. Kërko prej Perëndisë të dobishmet për shpirtin tënd dhe të ndershmet- ashtu si Solomoni dhe Eliseu- që të lëvdohesh edhe këtu në tokë edhe atje në qiell.
4. Ai që kërkon me lutje gjëra tokësore, ofendon Perëndinë. Ai që urren trupin e tij duke kërkuar qielloret, gëzon engjëjt.
5. Atë gjë që e fitoni me shumë mund, atë edhe e ruani; etjen për Krishtin, që të dehë me dashurinë e Tij dhe në vazhdim me gëzimin e Tij.
6. Kurrë mos kërko këshillë nga një njeri, që s’është i ngjashëm me ty në sjellje, sikur ai të jetë shumë i ditur.
7. Kur kërkon diçka nga Perëndia edhe s’ta jep, bëhet: a) Se je i padenjë të marrësh atë që kërkon; b) sepse nuk kërkon me zemrën tënde; c) sepse nuk ke arritur në atë masë që të jepet Hiri që kërkon.
8. Ai që është i lidhur me gjërat tokësore, nuk mund të kërkojë qielloret, që nuk do t’i jepen kurrë.
9. Bëhu i urtë me butësinë tënde, që të mos të të vjedhin demonët me mendjemadhësinë. Dashuro përulësinë në të gjitha veprat e tua.
10. Mos iu shmang dëshpërimeve dhe mërzitjeve, sepse me ato gjen Perëndinë. Pa ngasje nuk mund të hyjmë në Mbretërinë Qiellore.
Studimi 26
1. Lutu të mos hysh në ngasje shpirtërore, që janë: a) Të pabesisë; b) të blasfemisë; c) të mendjemadhësisë; ç) të luftës së padukshme të djallit; d) të zemërimit dhe të mallkimit.
2. Ngasje të trupit që duhet t’i pranojmë me gjithë shpirt janë: a) Sëmundjet trupore dhe b) keqpësimet për dashurinë e Perëndisë. Sepse pa ngasjet trupore as te providenca hyjnore besojmë, as prioritet kemi te Perëndia, as urtësinë e Perëndisë njohim, as dëshirën hyjnore fitojmë. Me ngasjet provohet dashuria jonë për Perëndinë.
3. Ai që nuk pranon ngasjet trupore as virtytet e tij nuk mund t’i rregullojë.
4. Do bjerë nga besimi i vërtetë i Krishtit ai që lë urtësinë, ose hedh poshtë skimën murgjërore, ose mohon besimin e Krishtit ose lë ndonjë virtyt tjetër.
5. Fjalët e Perëndisë janë më të ëmbla se mjalti dhe janë si freski në shpirtin e urtë dhe të përulur.
6. Perëndia nuk i jep asnjërit Hir të madh, pa i dhënë më parë ngasje të madhe.
7. Kur ke paqe të patundur, nuk shkon mirë. Sa më shumë përparon dhe ecën shpirtërisht, aq më shumë të vijnë rrotull ngasjet. Sipas madhësisë së Hirit hyjnor që t’u dha vijnë dhe ngasjet.
Studimi 27
1. Pyetje: Përpara vjen ngasja dhe pastaj Hiri? Apo përpara Hiri dhe pason ngasja?
Përgjigje: Apostujt e Shenjtë përpara pranuan Shpirtin e Shenjtë dhe pastaj hynë në ngasje. I pëlqeu Perëndisë e mira të shoqërohet me dëshpërim. Ka prioritet hyjnor, por vonohet të shfaqet veprimi i tij.
2. Kur fillon dikush të quajë veten e tij të urtë dhe të ditur, atëherë bie tek ngasjet e mëposhtme sipas shkallës së mendjemadhësisë së tij: a) ndalim i diturisë; b) ndjenjë e papërmbajtur mendimesh kurvërie; c) zemërim të menjëhershëm dhe zënie; ç) blasfemi kundër Perëndisë; d) shumë llafe dhe) mungesë e ngushëllimit të zemrës si edhe e shpresës dhe besimit.
3. Kur Perëndia do që ta dëshpërojë njeriun më shumë, atëherë e lë të shijojë: a) ankth d.m.th. mbytjen e shpirtit; b) frymën e mosgjykimit dhe ato që përparojnë prej kësaj. Të gjitha këto nga mendjemadhësia. Kurimi i gjithë këtyre është përulësia.
4. Përulësia zhduk ligësinë e ngasjeve, sepse prej saj vjen durimi në fatkeqësitë e tua. Nga durimi vjen ngushëllimi dhe prej këtij dashuria për Perëndinë, si rezultat shtohet gëzimi i Shpirtit të Shenjtë, që udhëzon në përsosmërinë e shpirtit.
5. Nuk duhet të mësojë të tjerët ai që tronditet, sepse i mungon shëndeti shpirtëror.
6. Trupi i lidhur me mëkatin qetësohet në veprat trupore. Kurse fryma e Perëndisë nuk banon në këtë trup.
7. Ai që punon në këtë jetë për mëkatet e tij, ka ferrin e tij në jetën tjetër.
Studimi 28
1. Ç’e dua jetën që është larg Perëndisë?
2. E madhe është forca e lutjes kur bëhet me prioritet Perëndinë.
3. Kur vuaj për Perëndinë, atëherë kjo është primare për mua, dhe më ndihmon kudo dhe kurdoherë në çfarëdo që t’i kërkoj.
4. Lejon Perëndia ngasjet: a) tek luftëtarët për shtimin e pasurisë së tyre shpirtërore; b) tek ata që s’çajnë kokën, për t’u mbrojtur nga rëniet e tyre; c) tek të fjeturit që të zgjohen; ç) tek ata që janë larg Perëndisë, për t’u afruar te Perëndia; d) te miqtë e Tij që t’i japin prioritet Perëndisë. Kështu Perëndia me ilaçe të hidhura i jep shëndetin shpirtit të të krishterëve.
5. Ashtu si transformohet koha në atmosferë (ftohtë-ngrohtë ), ashtu ndodh edhe në shpirtin tonë, luftën djallëzore e pret ndihma e Hirit hyjnor. Të mos humbasim shpresat me ndryshimet e gjendjes sonë shpirtërore.
6. Gjatë kohës së gëzimit duhet të presim dëshpërime. Prandaj kur të hijeson Hiri hyjnor mos dëshiro (kërko) gjëra më të larta.
7. Përulësia edhe pa vepra fal shumë mëkate. Por veprat pa përulësinë, jo vetëm janë të padobishme, por stimulojnë shumë të këqija. Ashtu si kripa e bën ushqimin të shijshëm, po kështu edhe përulësia çdo virtyt. Vetëm përulësia është e mjaftueshme të qëndrojë përpara Perëndisë dhe të na shpëtojë.
Studimi 29
1. Pendimi është lutja e vazhdueshme tek Perëndia për lënien e mëkateve të mëparshme, derisa të arrijmë tek jeta e ardhshme, ku nuk ekziston më frika e ndryshimit.
2. Mundje dhe përpjekje është kjo botë. Le të mos humbasim shpresat dhe le të mos lë më pas dore lutjen, të kërkojmë ndihmën hyjnore.
3. Ngasjet përbëjnë dhuratë të madhe të Perëndisë, mjafton të mos jemi shpirtngushtë dhe të vjelim dobi nga takimi me to.
4. Tek ata që nuk shqetësohen për shpirtëroret, djalli vë në veprim ngasje të tmerrshme, që të lodhen dhe të heqin dorë nga përpjekja. Në qoftë se nuk do vdesësh me ndeshmëri për dashurinë e Perëndisë, je në rrezik të vdesësh shpirtërisht.
5. Perëndia mbulon fillestarët dhe nuk i lë të bien në duart e demonëve, sepse ata nuk dinë ende të luftojnë.
6. Ata që janë burrërorë, të fortë dhe të vendosur nuk i lufton në fillim djalli, por kur të ftohet zelli i tyre.
7. Lufton ngasja si furtunë frikacakët dhe ata që i pëlqen vetja, sepse nuk mbështeten te ndihma hyjnore.
8. Perëndia nuk jep ngasje urie, sëmundjesh trupore dhe pamjesh të tmerrshme, përveç ngasjeve për dobinë tënde.
9. Mendjemadhësia largon prej nesh engjëllin tonë, kurse lutja dhe përulësia e mban pranë nesh gjithmonë.
10. Egoizmi, rehatimi dhe dembelizmi janë shkaqet e rënies sonë. Lutja, përulësia, mundimet dhe engjëlli ynë ruajtës, ndihmojnë në shpëtimin tonë.
Studimi 30
1. Pas çdo pushimi pason mundimi, dhe në çdo mundim për Perëndinë pason prehja hyjnore. Pas çdo kënaqësie trupore vjen neveria dhe hidhërimi.
2. Largoje veten tënde nga bota dhe do të ndiesh qetësi dhe largoje dhe nga shkaqet e pasioneve që të shpëtosh nga pasionet.
3. Ai që nuk fiton në gjërat e vogla është e pamundur të fitojë në gjëra të mëdha.
4. Në qoftë se nuk do ofrojmë Zotin me lutjen, Misteret e Shenjta, dhe frikën e Zotit, detyrimisht do ta afrojmë me “edukimin e Zotit”.
5. I krishteri i mirë duhet që ditë e natë të studjojë ligjin e Perëndisë.
6. Murgu është ai, i cili, larg botës, i lutet Perëndisë që të shkojë në Parajsë. Pasuria e tij janë ngushëllimi hyjnor dhe gëzimi që lind nga besimi.
7. I urtë është ai, që me anë të lutjes largon mendimet e këqija.
8. I përulur është ai, që ofendon veten e tij për diçka që s’e ka. Dhe jo ai që duron akuzat e të tjerëve me gëzim.
9. Në Mbretërinë qiellore, secili prej nesh, sipas masës së Hirit që mori në këtë jetë, kënaqet brenda tij, pa parë masën e gëzimit, që marrin të tjerët. Prandaj s’ka zili, as i vjen keq, kur të tjerëve u tepron Hiri hyjnor.
10. Nuk duhet të mësojë të tjerët ai që tronditet, sepse ka mungesë shëndeti shpirtëror.
11. Përulësia e njerëzve, Kungata e Shenjtë e shpeshtë, lutja e vazhdueshme dhe leximi i Shkrimeve të Shenjta janë të nevojshme derisa fuqia e Shpirtit të Shenjtë të sundojë shpirtin tonë.
No comments:
Post a Comment